GAZETA UNIVERSITARE UNIVERSITETI I TETOVËS SEMESTRI DIMËROR 2016- 2017

UNIVERSITETI YNË ARDHMËRIA JONË

GAZETA UNIVERSITARE UNIVERSITETI I TETOVËS SEMESTRI DIMËROR 2016 - 2017

Universiteti i Tetovës Rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë Tel: +389 44 356 500 Fax: +389 44 334 222 e-mail: [email protected] Botues: Universiteti i Tetovës Rektor: Prof.Dr.Vullnet Ameti Prorektor për arsim: Prof. Dr. Reshat Qahili Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar: Prof. Dr. Arbër Çeliku Prorektor për financa: Prof. Dr. Alifeta Selimi Sekretar i përgjithshëm: Jur. dipl. Adem Beadini Përgatiti: Zyra për informim Përgjegjës: Selam Sulejmani Gazetarë: Hamit Hajrullai, Ismet Jonuzi-Krosi, Adrijana Velija, Miftar Emini Lektorë: Abdulla Mehmeti, Nertila Sinani Përkthyes të gjuhës angleze: Bashkim Halili, Hatixhe Halimi Faqosja dhe dizajni: Salajdin Salihu Fotograf: Dritan Abdiji

Interesimi i lartë i të rinjve shqiptarë për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës 16.8.2016. Në Universitetin e Tetovës filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017. Këtë vit akademik, Universiteti i Tetovës në 13 fakultete ka paraparë që të regjistrojë rreth pesë mijë studentë të rinj. Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, në një takim me gazetarët njoftoi se regjistrimet e studentëve, përveç fakulteteve ekzistuese kanë filluar edhe në dy fakultetet e reja. “Falë kushteve që janë krijuar në Universitetin e Tetovës, sivjet Universiteti ynë është zgjeruar edhe me dy fakultete dhe me disa programe studimore të reja. Ndër fakultetet e reja, të cilat do të funksionojnë në këtë vit akademik janë Fakulteti Pedagogjik, me programin studimor Grupi klasor dhe Grupi parashkollor, si dhe Fakulteti i Shkencave të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, me programet studimore: Prodhimi bimor, Prodhimi shtazor dhe Agrobiznisi. Për momentin interesimi i studentëve për t’u regjistruar në programet e ndryshme studimore të fakulteteve të Universitetit të Tetovës është mjaftë i

kënaqshëm dhe shpresojmë se edhe ditëve në vazhdim interesimi i studentëve do të jetë i njëjtë dhe ky intensitet i regjistrimit do të vazhdojë deri në përfundimin e afatit”, tha Prof. Dr. Reshat Qahili. Afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj, që ka filluar sot në Universitetin e Tetovës, po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa do të përfundojë të premten, përkatësisht më 19 gusht 2016.

UNIVERSITETI I TETOVËS

I HAP DYERT PËR STUDENTËT E RINJ

16.08.2016. Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës, prej 16 – 19 gusht 2016 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017. Sipas konkursit këtë vit akademik Universiteti i Tetovës do të regjistrojë mbi 5000 studentë të rinj. Të drejtë regjistrimi për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore, ose maturën ndërkombëtare, si dhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët e kanë kryer maturën shkollore ose provimin përfundimtar. Nëse në afatin e parë nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas pikës paraprake, të drejtë për regjistrim kanë edhe kandidatët të cilët e kanë kaluar maturën shkollore, ose provim përfundimtar, në shkollimin e mesëm të caktuar në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk e kanë kryer maturën shtetërore, respektivisht, e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08. Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore në të cilat konkurrojnë ata, edhe atë: a) programe studimore ku seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm; b) programe studimore ku

seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të njohurive të kandidatëve. Kjo ka të bëjë me programet studimore me specifika të veçanta; c) programe studimore ku mësimi mbahet në gjuhën angleze, ku seleksionimi do të kryhet nga suksesi i shkollimit të mesëm dhe rezultati nga intervistimi nga komisioni përkatës. Kriter bazë për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim të studimeve deridiplomike është suksesi i arritur në arsimin e mesëm, vlerësimi i suksesit të studentëve shprehet me pikë. Po ashtu, Universiteti i Tetovës ka shpallur konkurs edhe për regjistrimin e studentëve të rinj, në ciklin e parë të studimeve në kuadër të projektit qeveritar 30/35, për vitin akademik 2016/2017. Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë në kuadër të këtij projekti kanë kandidatët e moshës mbi 30 vjeçare për femra dhe 35 vjet për meshkuj. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim dhe janë në marrëdhënie pune, ose kandidatët të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk janë në gjendje që të regjistrohen si studentë të rregullt, si dhe kandidatë të cilët janë të papunë por të paraqitur në Agjencinë për punësim. Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës duhet t’i kenë të rregulluara dokumentet për aplikim dhe regjistrim, si: Fletëparaqitje (merret në hapësirat e Universitetit);

Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë për nënshtetësi; Vërtetim për pagesat e: 1050 denarë në xhirollogarinë e Universitetit, në emër të taksave administrative dhe 600 denarë mjete plotësuese për secilën lëndë në të cilat kandidatët do t’u nënshtrohen provimeve pranuese, të theksuar në Listën shtesë-1, të programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues, në emër të Komisionit për

verifikimin e njohurive dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze). Ndërsa kandidatët që aplikojnë në programet ku mundësohen studime me korrespodencë, krahas dokumentacionit të caktuar më lartë, duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse për arsyetimin e këtij statusi sipas kritereve të përcaktuara në këtë konkurs. Për më shumë informacione dhe detaje rreth konkursit të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk

Në UT u mbajt shkolla verore në kuadër të aktiviteteve të projektit DAAD 18.8.2016. Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës u mbajt shkolla verore, e cila u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit të DAAD “Shkenca dhe Teknologjia e Materialeve”. Ky projekt realizohet në partneritet me shumë universiteteve, në mesin e të cilëve janë: Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Mitrovicës, si dhe Universiteti Politeknik i Tiranës. “Materialet ndërtimore për mirëmbajtjen dhe restaurimin e infrastrukturës shqiptare, gjegjësisht vetitë fizike dhe kimike të tyre”, ishte tema kryesore e kësaj shkolle, që kishte për qëllim që studentëve t’u jepet mundësia të ballafaqohen në mënyrë intensive me një tematikë të rëndësishme në fushën e teknologjisë së materialeve. Përmes ligjëratave që u mbajtën nga profesorë eminentë, studentët patën mundësi për së afërmi të njihen me metodat analitike që shërbejnë për analizën e vetive të metaleve gjatë ngjitjes dhe saldimit. Shefi i Zyrës për Inovacion dhe Shkencë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Bashkim Ziberi vlerësoi se përveç mundësive të shumta që ofroi kjo shkollë, studentët kanë pasur mundësi që të kryejnë eksperimente në Laboratorin për kontrollin dhe testimin e materialeve, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Aplikative të UT-së. “Kjo shkollë verore ka shërbyer edhe për njohjen reciproke dhe afrimin e studentëve të universiteteve përkatëse, si bazë për bashkëpunime më intensive, si dhe përgatitjen e kuadrove të ardhshëm profesional. Një numër i studentëve pjesëmarrës të shkollës verore do të kenë mundësi që punimet

e tyre të magjistraturës ose doktoraturës t’i kryejnë në Universitetin Teknik të Freibergut”, tha Prof. Dr. Bashkim Ziberi. Në përfundim të punimeve kësaj shkolle, për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë certifikata, të cilat studentëve ua ndau Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai, me këtë rast e vlerësoi lartë organizimin e kësaj shkolle, duke shtuar se edhe në të ardhmen Universiteti i Tetovës do t’i mbështesë iniciativat e këtilla. Në këtë shkollë morën pjesë 21 studentë nga universitetet e lartpërmendura, si dhe nga UT-ja, kurse ligjërues ishin profesorë me përvojë nga Prishtina, Tirana, Vlora, Tetova, si dhe profesorët nga Freibergu dhe Mittweida, si profesor Bier nga Universiteti Teknik i Freiberg-ut dhe profesor Huebner nga Shkolla e Lartë Profesionale në Mittweida.

Studentët e Fakultetit Juridik të UT-së e përmbyllën me sukses shkollën verore 26.08.2016. Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe Fakultetin Juridik të Universitetit ,,Goce Dellcev” të Shtipit, organizuan Shkollën verore për të drejtësinë penale. Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ferat Polisi vlerësoi se organizimi i kësaj shkolle dëshmon rëndësinë dhe kujdesin që Universiteti i Tetovës u kushton studentëve. “Fakulteti ynë, përpos agjendës akademike që realizon me studentët, rëndësi të veçantë i kushton edhe punës praktike të studentëve. Përmes organizimit të kësaj shkolle, studentët përveç se janë njohur mes vete, kanë pasur mundësi që të përfitojnë njohuri të reja nga ekspertë të ndryshëm mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën penale”, tha Prof. Dr. Ferat Polisi. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Doc. Dr. Agim Nuhiu u shpreh se pas organizimit të përbashkët të kësaj shkolle, Ministria e Punëve të Brendshme do të formalizojë edhe marrëveshjen e parë

të bashkëpunimit me Universitetin e Tetovës për segmente kyçe profesionale. “Për herë të parë organizojmë shkollën verore për drejtësinë penale dhe të drejtat e njeriut, së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe kolegët nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Goce Dellçev”, i Shtipit. Shumë shpejtë MPB-ja do të formalizojë edhe marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Universitetin e Tetovës për segmente kyçe profesionale, me theks të veçantë për studimet e drejtësisë dhe për studimet e kriminalistikës. Do të mbështesim me përkushtimin më të madh brezat e rinj”, u shpreh Doc. Dr. Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Shkolla verore u mbajt në qytetin e Ohrit, më 21-27 korrik, ku morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, së bashkë me kolegët e tyre nga Universiteti ,,Goce Dellcev” i Shtipit dhe përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Maqedoni dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

UT ORGANIZOI KONGRESIN V NDËRKOMBËTAR TË BIOLOGJISË MOLEKULARE DHE BIOTEKNOLOGJISË 29.08.2016. Universiteti i Tetovës dhe Qendra për Shkencë dhe Hulumtime ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej 26-28 gusht 2016, në Shkup, organizuan Kongresin e Pestë Ndërkombëtar të Biologjisë Molekulare dhe Bioteknologjisë. Kongresin e shpalli të hapur Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai, me këtë rast tha se ky kongres shkencor që bashkëorganizohet nga Universiteti ynë, dhe Qendra e njohur për Shkencë dhe Hulumtime ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, ka për synim të nxitë kërkimin shkencor në lëmin e inovacionit dhe arritjet më të fundit në biologjinë molekulare dhe bioteknologji. “Ne, organizatorët e këtij aktiviteti shkencor jemi kujdesur që në programin e punës të përfshijmë studime të mirëfillta, që nga ana përmbajtjesore, përfshijnë një gamë të gjerë të kërkimit shkencor në fushat e lartpërmendura. Studiuesit, përkatësisht pjesëmarrësit në kongresin e këtij vitit, të gjitha këto problematika do t’i trajtojnë nga këndvështrimi i perspektivës ndërkombëtare e globale dhe në këtë mënyrë mëtojnë t’i përmbushin objektivat e tyre për të kontribuar me hulumtime të reja në disiplinat e biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë, si dhe të analizojnë ndërlidhjen e tyre me shkencat shoqërore. Ndaj, në emër të Universitetit të Tetovës i përgëzoj të gjithë ata që u angazhuan për realizimin e këtij projekti madhor në interes kërkimit shkencor dhe forcimit të bashkëpunimit në mes komunitetit akademik”, tha Prof. Dr. Reshat Qahili. Në emër të Qendrës për Shkencë dhe Hulumtime “Nobel” nga Republika e Turqisë, të pranishmëve me fjalë rasti

ju drejtua Assoc. Prof. Dr. Mehmet Cengiz Baloglu nga Universiteti Kastamonu. Sipas tij kjo konferencë mbulon një fushë të gjerë të kërkimit dhe zhvillimit në lidhje me biologjinë molekulare dhe shkencat bioteknologjike. “Vlerësoj se këto tema do të trajtohen nga një perspektivë ndërkombëtare dhe globale, konferenca mirëpret pjesëmarrjen e shkencëtarëve dhe hulumtuesve nga e gjithë bota. Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në disiplinat e biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë, si dhe të analizojë dhe vlerësojë ndërlidhjen me me shkencat e jetës, industrinë dhe shoqërinë”, u shpreh Assoc. Prof. Dr. Mehmet Cengiz Baloglu. Kongresi i zhvilloi punimet sipas programit të paraparë, në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kërkimeve ndërdisiplinore, reflektimin kritik dhe diskutimeve në lidhje me zhvillimet e reja në fushën e biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë.

NË UT FILLOI AFATI I DYTË I REGJISTRIMIT PËR STUDENTËT E RINJ 30.08.2016. Në Universitetin e Tetovës filloi afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2016/2017. Regjistrimi i studentëve të rinj në këtë afat zhvillohet në 13 fakultetet e Universitetit. Të gjithë kandidatët që nuk kanë mundur të regjistrohen në afatin e kaluar, për arsye të ndryshme, mund të aplikojnë në të gjitha drejtimet e 13 fakulteteve të UT-së, në të cilat ka vende të lira. Përgjegjësi i Zyrës për Arsim i UT-së, Dr. sc. Ibrahim Neziri tha se interesimi i studentëve të rinj për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës, në afatin e parë ka qenë mjaftë i madh, por dhe në këtë afat është në të njëjtin nivel. “Duke filluar nga sot, 30 gusht, e deri më 2 shtator, në universitetin tonë do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik2016/2017. Në afatin e parë ka pasur interesim të madh nga ana e kandidatëve për t’u regjistruar në universitetin tonë, por edhe në këtë afat vërehet interesim i madh nga ana e kandidatëve të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës. Ne besojmë se deri më 2 shtator, gjatë ditëve në vazhdim, interesimi i aplikantëve do të jetë edhe më i madh. Në drejtimet në të cilat ka provime pranuese, kandidatët provimit do t’i nënshtrohen më 3 shtator, respektivisht ditën e shtunë”, tha Dr. sc. Ibrahim

Neziri, përgjegjës i Zyrë për Arsim në Universitetin e Tetovës. Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës, duhet t’i kenë të rregulluara dokumentet për aplikim dhe regjistrim, si: Fletëparaqitje (merret në hapësirat e Universitetit); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë për nënshtetësi. Procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj do të zhvillohet deri më 2 shtator 2016. Nëse në këtë afat do të mbeten vende të lira në drejtime të ndryshme, Universiteti i Tetovës do të shpall edhe afatin e tretë për regjistrim në ato vende.

Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: “Jemi krenarë që nga gjiri i kombit tonë lindi Shenjtorja Terezë” 4.9.2016. Në emër të Universitetit të Tetovës, i shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme Selisë së Shenjtë në Vatikan, për vendimin e saj të shumëpritur, shenjtërimin e Nënë Terezës, nobelistes, shenjtores shqiptare, humanistes më të madhe që ka njohur bota. Ky është nderimi më i madh, që Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, i bën kombit tonë dhe mbarë njerëzimit. Sot, Selia e Shenjtë, e përjetësoi humanizmin e pakufishëm të Nënë Terezës, humanistes shqiptare, gruas së sjellshme dhe të mirë që gjithmonë ishte pranë varfanjakëve, të sëmurëve, pleqve dhe fëmijëve jetimë. Shenjtërimi i Nënë Terezës përjetëson vlerat e personalitetit të saj me përmasa gjigante, shenjtores që jetoi mes njerëzish, që ua mësojë atyre bujarinë, zemërgjerësinë, bamirësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe altruizmin. Ne shqiptarët jemi me fat që i takojmë kombit të Nënë Terezës, që Ajo e përfaqësoi me vlerat dhe virtytet që sot i njeh e gjithë bota. Me respekt, Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës

Në UT u mbajt Kongresi III Ndërkombëtar i Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike 05.09.2016. Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore dhe Qendra për Shkencë dhe Hulumtime ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, organizuan Kongresin III Ndërkombëtar të Shkencave Natyrore dhe Inxhinierike. Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të UT-së, Prof. Dr. Fauzi Skenderi tha se ky kongres do të sjell prurje të reja në lëmin e shkencave të natyrës dhe inxhinierisë. “Ky organizim shkencor besojmë se do t’i përmbushë qëllimet tona, si në prezantimin e hulumtimeve më të reja në lëmin e shkencave të natyrës dhe inxhinierisë, por njëkohësisht, përmes konsultimeve mes studiuesve dhe bashkëpunimit mes tyre, do të intensifikojë edhe më shumë interesin për studime më të thella, hulumtime serioze shkencore, të rëndësishme për studentët dhe punonjësit shkencorë. Ky tubim, po ashtu është edhe një mundësi e shkëlqyer për ta forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë institucional në procesin e edukimit dhe punës kërkimore – shkencore. Përmes organizimeve të kësaj natyre do t’u hapim rrugë edhe formave të tjera të shkëmbimit, të cilat do të mundësonin përfitimin e diturive dhe përvojave të reja në sferat e të arriturave më të larta europiane dhe botërore, në arsim, shkencë dhe veprimtari aplikative”, tha Prof.Dr. Fauzi Skenderi. Drejtori i Qendrës “Nobel” nga Republika e Turqisë, Prof.Dr. Mehmet Karatash vlerësoi se qëllimi i këtij kon-

gresi është që studiuesit nga e gjithë bota mes vete të shkëmbejnë eksperiencat e tyre nga të gjitha aspektet e inxhinierisë. “Ky kongres ka për qëllim që të bëjë bashkë të gjithë shkencëtarët, hulumtuesit, si dhe studiuesit nga të gjitha anët e botës, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre dhe rezultatet e hulumtimeve nga të gjitha aspektet e Inxhinierisë. Për këtë organizim kaq të mrekullueshëm të këtij kongresi dua ta falënderoj Universitetin e Tetovës dhe Rektorin e këtij universiteti, Prof.Dr. Vullnet Ameti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që po na jep për realizimin e këtij kongresi”, tha Prof. Dr. Mehmet Karatash. Në këtë kongres morën pjesë mbi 150 studiues shkencorë me kumtesat e tyre, nga lëmi i shkencave të natyrës dhe shkencave aplikative.

Universiteti i Tetovës dhe MPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi 7.9.2016. Universiteti i Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje është firmosur nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Vullnet Ameti dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Doc.Dr. Agim Nuhiu. Nisur nga nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë, të zbatimit efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj, si përgatitje për bashkëpunim efikas, e që do të kontribuojë për këmbimin e përvojave, kuadrove profesionale nga lëmi i sigurisë, i së drejtës, ekonomisë, informatikës, si dhe duke vërtetuar angazhimin dhe interesin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në lëmin e edukimit dhe trajnimit të kuadrove nga lëmi i sigurisë, të së drejtës dhe ekonomisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Maqedonisë, Universiteti i Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, u pajtuan që të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë, që të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje, me qëllim të këmbimit të përvojave, njohurive, edukimit dhe trajnimit të kuadrove nga lëmi i sigurisë dhe kriminalistikës. Rektori i Universiteti të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti tha se sipas marrëveshjes palët do të bashkëpunojnë në forma të ndryshme. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Universiteti i Tetovës do të bashkëpunojnë përmes

formave të ndryshme, e veçanërisht përmes organizimit të seminareve të përbashkëta, tryezave të rrumbullakëta dhe formave të tjera të bashkëpunimit; edukimit dhe trajnimit të kuadrove nga Ministria e Punë të Brendshme në Fakultetin Juridik – Programi studimor i Kriminalistikës; mundësimin e shfrytëzimit të literaturës profesionale të bibliotekës së Universitetit të Tetovës për nevojat e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe anasjelltas; dhënien e ndihmës profesionale nga ana e Universitetit të Tetovës gjatë përgatitjes së propozimeve të caktuara të akteve ligjore dhe nënligjore, që janë në kompetencë të Ministrisë për Punë të Brendshme; angazhimit të ekspertëve nga Ministria e Punëve të Brendshme (juristë, teknikë të kriminalistikës, inspektorë dhe kuadër tjetër profesional), në procesin mësimor të Universitetit të Tetovës, përmes ligjëratave ose trajnimit praktik të studentëve; vënies në dispozicion të hapësirave të Qendrës për Trajnim në Idrizovë, për pjesën praktike të studentëve nga Programi studimor i Kriminalistikës – Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës”, tha Rektori i UT-së, Prof.Dr. Vullnet Ameti. Akti i bashkëpunimit hyn në fuqi nga dita e djeshme, më 6 tetor 2016, ndërsa kontestet që mund të rezultojnë gjatë zbatimit të këtij Memorandumi për bashkëpunim, do të zgjidhen me marrëveshje të ndërsjellë mes Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Universiteti i Tetovës.

UT iu bashkua aksionit për dhurimin e gjakut të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup 14.9.2016. Një delegacion i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot në mënyrë vullnetare iu bashkëngjitën aksionit bamirës për dhurimin e gjakut, të cilin e organizoi Ambasada e SHBA-ve në Shkup, në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë. Ky aksion ka për qëllim shënimin e Ditës Kombëtare të Shërbimit, e cila filloi në vitin 2002, si vështrim pozitiv drejt të ardhmes, që përmes shërbimeve bamirëse të nderohen viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ofruan ndihmë lidhur me sulmet e 11 Shtatorit në vitin 2001. Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti vlerësoi se organizimet e këtilla me karakter bamirës përcjellin mesazhe për humanizëm dhe solidaritet mes njerëzve. “Si çdo vit më parë, edhe këtë vit iu bashkëngjitëm aksionit bamirës për dhurimin e gjakut, të cilin e organizon Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, në bashkëpunim me disa institucione të tjera nga vendi. Është një iniciativë bamirësie,

dhe ne në mënyrë vullnetare bëmë dhurimin e gjakut. Këto aktivitete qëllimmira, duhet të mbështeten pasi që, sot më shumë se kurrë duhet të solidarizohemi me njëritjetrin. Edhe më parë, ne në Universitetin tonë, përveç aktiviteteve të tjera, bashkë me Kryqin e Kuq kemi organizuar aksione për dhurimin e gjakut. Sigurisht që gjaku që grumbullohet nga këto aksione do të shfrytëzohet dhe do shërbejë për njerëzit të cilët do të kenë nevojë. Përmes këtyre iniciativave, ne sadopak kontribuojmë në shpëtimin e sa më shumë jetëve të njerëzve”, theksoi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, aksionin për dhurimin e gjakut në vendin tonë e organizon për herë të tetë me radhë. Vlen të theksohet se nga viti 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shpalli 11 Shtatorin – Ditë Kombëtare të Shërbimit.

NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

FILLOI VITI I RI AKADEMIK 2016/2017 15.09.2016. Viti i ri akademik në Universitetin e Tetovës filloi sot me një ceremoni solemne të organizuar në rektoratin e Universitetit. Në këtë solemnitet arsimor, ku merrnin pjesë Zëvendëskryeministri i qeverisë së vendit tonë, Doc. Dr. Festim Halili, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, studentë dhe prindër, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, tha se, 15 shtatori për Universitetin e Tetovës, për ne drejtuesit, profesorët dhe të gjithë punonjësit tjerë, paraqet një nga momentet më të rëndësishme në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të institucionit tonë. “Ne sot, të gjithë së bashku i kemi hapur dyert e fakulteteve tona në Tetovë dhe në qendrat tjera të vendit ku e zhvillojmë procesin edukativ-arsimor përmes studimeve të disperzuara. Ndaj, në emër të Universitetit

dhe stafit akademik, nga Amfiteatri i Rektoratit, të gjithë studentëve tanë, Ju uroj mirëseardhje dhe një fillim të mbarë e të suksesshëm në vitin akademik 2016/2017. Po ashtu, unë gjej rastin t’i falënderoj studentët e rinj, të cilët me besimin e tyre të plotë u përcaktuan për Universitetin tonë, për të studiuar në fakultetet dhe programet studimore që ne ofrojmë”, theksoi Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai, në fjalimin e Tij para studentëve të rinj u shpreh se Universiteti i Tetovës paraqet vatrën e diturisë që ofron mundësi studimi edhe për shqiptarët nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës, dhe bashkatdhetarët tanë në botën e jashtme. “UT është ngritur tashmë në një institucion arsimor dhe shkencor me përmasa kombëtare dhe rajonale, duke tërhequr

kah vetja profesoratin më të mirë të vendit dhe rajonit, figurat më të nderuara të arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Universiteti i Tetovës sot numëron 13 fakultete, 75 programe studimore, mbi 115 drejtime studimi dhe disa institute kërkimore-shkencore, ku studiojnë rreth 18.000 studentë vendas dhe të huaj”, deklaroi rektori Ameti. Në dy afatet për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2016/2017, sipas Rektorit të UT-së, në fakultetet dhe programet studimore të Universitetit janë regjistruar rreth 3000 studentë, të rregullt dhe me korrespodencë, por së shpejti ky institucion do ta publikojë edhe afatin e tretë të rregullt dhe, pas përmbylljes së këtij procesi pritet që të realizohen plotësisht synimet për arsimimin dhe edukimin e gjeneratës 2016/2017. Në këtë aktivitet, studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë me fjalë rasti ju drejtua edhe Zëvendëskryeministri Doc. Dr. Festim Halili, i cili ndër të tjera theksoi se ky institucion është ngritur me shumë mund, me shumë gjak dëshmorësh e pishtarësh të arsimit, dhe se ky institucion lindi nga hiri, për t’u shndërruar në fole të dijes dhe përparimit arsimor e shkencor.“Kam nderin e veçantë që t’ju drejtohem studentëve të rinj, që sapo kanë përqafuar ëndrrën e re, atë të studimit, se rruga e cila i pret nuk është e shtruar me lule, është rrugë vështirësish të këndshme, rrugë që shpie te librat, te ligjërata në amfiteatrot modernë të këtij institucioni arsimor, tek profesorët e denjë dhe seriozë, te bibliotekat, te bota e re që

do të rindërtohet brenda jush me synimin e vetëm që kur të dilni nga kjo derë të mos keni vetëm një diplomë në duar, por një botë tuajën të ndritur që di t’i çmojë dhe t’i ruajë vlerat njerëzore individuale dhe kombëtare, që di ta mbajë dinjitetin pak më lartë se koka e vet, që di të jetë pararojë e ngrehinës që quhet moral, që kurdoherë e ka mësuar se diplomat e varura në mur janë vetëm letra që e mbajnë ison e personalitetit e se personaliteti ndërtohet me vullnet të mirë në këto dyer, me shembuj të mirë pedagogësh dhe me dashuri profesionale. Vitet tuaja të ardhshme kanë një vulë më tepër cilësie, që është indeksi juaj i studentit, i cili indeks këtej e tutje do të jetë, veç të tjerash edhe diga e patejkalueshme e juaja kundër prapësive individuale e prerjes kolektive”, deklaroi Zëvendëskryeministri Halili. Në përmbyllje të kësaj ceremonie, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, i ndau disa indekse për studentët e rinj të gjeneratës 2016/2017. Universiteti i Tetovës, me pedagogët e specializuar dhe programet e shumta studimore, tanimë ka bërë modelin e arsimimit që ju shpie drejt njohjeve të reja shkencore, për të shprehur vetveten, për t’u zhvilluar dhe për të marrë përgjegjësi si qytetarë të denjë të vendit tonë. Po ashtu, ky universitet ka ndërtuar një mekanizëm profesional për bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha institucionet relevante të vendit dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe sektorin e biznesit vendor dhe më gjerë.

UT ORGANIZOI SEMINARIN E DHJETË NDËRKOMBËTAR TË ALBANOLOGJISË 30.09.2016. “Letërsia Shqipe në Shekullin XX” ishte tema boshte e Seminarit të dhjetë jubilar të Albanologjisë, i cili gjatë dy ditëve do t’i zhvillojë punimet në Universitetin e Tetovës. Në hapjen solemne të seminarit, pjesëmarrësve dhe studiuesve nga mbarë trevat shqiptare me fjalë përshëndetëse ju drejtua Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Sipas tij, kjo ngjarje e rëndësishme

për albanologjinë, që organizohet nga Universiteti i Tetovës, në këtë vit jubilar synon që para opinionit të gjerë të paraqitet sa më dinjitoz, më i organizuar dhe me të arritura konkrete në lëmin e gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare. “Për dhjetë vjet me radhë, ky aktivitet shkencor ka dhënë kontributin e tij të çmuar për gjuhësinë, letërsinë, etnokulturën dhe historiografinë shqiptare, duke i identifikuar e trajtuar arritjet më të rëndësishme nga fusha e studimeve albanologjike. Në punimet e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, ndër vite kanë marrë pjesë albanologë dhe historianë të njohur, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në dhjetëra e dhjetëra studime të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës. Prandaj, në jubileun e tij, në emër të Universitetit të Tetovës, Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të gjithë studiuesve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm shkencor, të cilët me dashuri e përkushtim, pavarësisht nga kushtet e mundësitë, i kanë çuar përpara arritjet në fushat përkatëse, drejtorive dhe bordeve organizuese, të cilët nga vit në vit kontribuuan që Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë të ngrihet si

për nga pesha shkencore, po ashtu edhe niveli i tij i organizimit”, tha Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti. Në hapjen solemne të këtij seminarit mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, ekselenca e tij Ylber Hysa, i cili tha se me Seminarin e Albanologjisë Universiteti i Tetovës e vendos Tetovës në një qendër ku studiohet kultura e gjuha shqipe “Deri para një decenie Tetova luftonte për të pasur arsim në gjuhën shqipe, tani një decenie më vonë me një aktivitet kaq të rëndësishëm, siç është Seminari i Albanologjisë, e vendos Tetovën në qendër të sigurt të trekëndëshit Prishtinë, Tiranë, Tetovë, të hapësirës shqipfolëse ku studiohet kultura e gjuha shqipe. Nëse kjo është e shënueshme edhe më e pakontestueshme tani më si traditë, tani është koha për sfidën tjetër dhe kjo është sfida e kualitetit. Unë shpresoj se ky do të jetë një rast ku përpjekjet e juaja do t’i vendosni në një stad më të lartë, për të synuar që albanologjinë tashmë jo vetëm ta shënojmë por ta ngremë në një piedestal më të lartë të hulumtimit tuaj”, u shpreh ambasadori Ylber Hysa. Në emër të studiuesve nga Shqipëria foli studiuesi Agron Tufa. Ai vlerësoi se Universiteti i Tetovës me organizimin e Seminarit të Albanologjisë është bërë qendër e rëndësishme e studimit të gjuhës, letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare. “Sot albanologjia shqiptare me gjithë arritjet e saj ka ende një nevojë të madhe dëshpëruese sepse çështjet e ngrira, çështjet e ngujuara, çështjet e tabuizuara, të cilat presin të shtrohen dhe të shikohen në një dritë të re dhe këndvështrim të ri dhe Universiteti i Tetovës, Seminari i Albanologjisë krahas atyre qendrave që e kanë këtë traditë të hershme, si universitetet e Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë dhe në mënyrë të posaçme edhe temat që shtron Instituti Albanologjik i Prishtinës krijojnë një triadë ku në një mënyrë a një tjetër çështjet shkencore të gjuhës, të letërsisë, të historisë, të etnokulturës, të shtrohen në rrafsh tej kombëtar, tashmë me pjesëmarrje të studiuesve nga vendet e Ballkanit, të Evropës dhe më gjerë dhe kjo është një arritje e madhe”, vlerësoi Prof. Dr. Agron Tufa.

Kurse studiuesja nga Kosova, Donika Dabishevci deklaroi se ky seminar tashmë është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe shkencore anekënd trevave shqiptare. “Fakti se këtë vit po shënon 10 vjetorin, përveçse tregon seriozitetin dhe përmasën, flet edhe se e ka arritur qëllimin për të cilin edhe është themeluar dhe këtë e tregon edhe numri i madh i të interesuarve për të marrë pjesë në secilin prej edicioneve të tij, numri i kumtesave të paraqitura, i diskutimeve, por edhe i publikimeve që kanë dalë prej tij”, nënvizoi Dr. sc. Donika Dabishevci. Drejtori i Seminarit të Albanologjisë, Doc. Dr. Salajdin Saliu nënvizoi se qëllimi kryesor i Seminarit, krahas të arriturave shkencore që prezantohen, është edhe transformimi i fuqisë në formë dhe në energji kulturore. “Është edhe krijimi i një qyteti të hapur, ku krijohen dhe përthithen vlera kulturore, ku ka ambient kulturor dhe vlerësues. Këto vlera shpirtërore mund të krijohen duke shfrytëzuar mundësitë që i ofron liria personale dhe kolektive. Mendja e hapur, me gjykim kritik e kreativ, mundëson të shohim horizonte të reja. Na zbulon përmasa të tjera të kësaj bote”, theksoi Doc. Dr. Salajdin Salihu. Gjatë hapjes solemne të Seminarit të dhjetë Ndërkombëtar të Albanologjisë u përurua edhe numri nëntë i revistës ,,Albanologjia”, me punimet dhe kumtesat e studiuesve nga Seminari paraprak. Po ashtu, këtë vit jubilar të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti u ndau mirënjohje sponsorëve të Seminarit, si hotel ,,Scardus”, restorant ,,Arra”, ndërmarrja ,,Vezë Sharri” dhe shtypshkronja ,,Arbëria Design”, ndërsa drejtori i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Doc. Dr. Salajdin Salihu dhe dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. Dr. Fatmir Sulejmani ndanë mirënjohje për disa media në gjuhën shqipe, të cilat ndër vite e kanë mbështetur Universitetin e Tetovës dhe Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë.

Studentët e UT-së organizuan konferencë për stabilitetin shoqëror, sundimin e së drejtës dhe mosdiskriminimin 3.10.2016. “Stabiliteti shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi” ishte tema e konferencës së parë studentore që u mbajt në Universitetin e Tetovës. Kjo konferencë u organizua nga studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Goce Dellcev” nga Shtipi, të përkrahur dhe nga Misioni i OSBE-së në Maqedoni. Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Ferat Polisi u shpreh se organizimi i kësaj konference studentore është një ngjarje historike për Fakultetin Juridik. “Për herë të parë studentët e fakultetit tonë, bashkë me kolegët e tyre nga Fakulteti Juridik i Universitetit ,,Goce Dellcev” nga Shtipi po organizojnë konferencën e parë studentore. Dua të falënderoj të gjithë organizatorët e kësaj konference, e në veçanti Misionin e OSBE-së në Maqedoni, për mbështetjen e tyre që kanë dhënë për realizimin e kësaj konference. Dua t’i inkurajoj të gjithë studentët që të vazhdojnë edhe në të ardhmen me organizimin e kongreseve dhe konferencave studentore, duke trajtuar tema të ndryshme dhe të shënojnë suksese të reja”, tha dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Doc. Dr. Agim Nuhiu u shpreh se me organizimin e konferencave të këtilla do të mund të promovohet mbështetja e konceptit të barazisë dhe mosdiskriminimit. “Në Konferencën e parë studentore “Stabiliteti shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi”, ndër të tjera po forcojmë edhe partneritetin midis Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Fakultetit Juridik të Universitetit ,,Goce Delçev” të Shtipit, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe MPB-së, për të promovuar domosdoshmërinë e mbështetjes së konceptit të barazisë dhe mosdiskriminit, respektimit të dinjitetit njerëzor dhe standardeve thelbësore. Shumë shpejtë MPB-ja do t’i evidentojë më mënyrë të veçantë veprat e kundërligjshme me motive të urrejtjes. Këtë hap do të duhet ta ndjekin gjithsesi edhe Prokuroria dhe gjykatat e vendit. Veprat penale me motive nga urrejtja dhe diskriminimi duhet të kenë një trajtim të veçantë, jo vetëm formal-juridik por edhe pragmatik”, deklaroi Doc. Dr. Agim Nuhiu. Përfaqësuesja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Zhaneta Poposka e vlerësoi lartë angazhimin e studentëve në këtë konferencë. “Është kënaqësi që ndodhem sot këtu në këtë konferencë studentore, me temë ,,Stabiliteti

shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi”. Kjo konferencë do t’i mbajë punimet në katër sesione dhe, është paraparë që studentët pjesëmarrës nga Universiteti i Tetovës dhe Universiteti ,,Goce Dellçev” i Shtipit të prezantojnë gjithsej 36 punime të miratuara nga këshilli organizues i konferencës, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup”, tha Zhaneta Poposka. Studenti i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Admirim Xhaferi njëherit edhe koordinator i konferencës, tha se përmes këtij organizimi dëshirojmë që të ngremë vetëdijen mbi rëndësinë e mosdiskriminimit të të gjitha llojeve në shoqërinë tonë dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha punimet e prezantuara sot në konferencën studentore, në të ardhmen do të botohen në një përmbledhje të veçantë.

Në UT u mbajt tribuna me temë: “Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike” 06.10.2016. Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës dhe Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, organizuan tribunë shkencore me temë: ”Ndikimi i proceseve integruese euro-atlantike në marrëdhëniet ndëretnike”. Në këtë tribunë morën pjesë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Doc. dr Bekim Maksuti, Kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani, Trifun Kostovski, drejtori ekzekutiv i Biznes klubit ,,ATA”, si dhe Prof. dr. Ylber Sela. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Doc.dr. Bekim Maksuri u shpreh se përmirësimi dhe promovimi i marrëdhënieve ndëretnike është një pikë kritike ku ne duhet të përkushtohemi për ta trasuar rrugën tonë të integrimeve euroatlantike. “Ideja e NATO-s dhe BE-së nënkupton investimet, ndërtimin dhe promovimin e vlerave që ndikojnë drejtpërsëdrejti në demokracinë, barazinë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Angazhimi aktiv drejt këtyre vlerave themelore është çelësi për rrugën tonë euroatlantike, ashtu edhe për zhvillimin tonë si shoqëri”, tha Doc. dr. Bekim Maksuti. Ndërkaq, Ismet Ramadani theksoi se kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike duhet të theksohet se integrimet euroatlantike japin hapësirë, japin mundësi, domethënë ndërtohen marrëdhënie ndëretnike më të mira. “Në qoftë se ne synojmë vlerat euroatlantike, siç janë siguria, liria, demokracia, shteti ligjor dhe drejtësia, dialogu demokra-

tik dhe ndërtimi i institucioneve demokratike dhe, në qoftë se ne i ndjekim këto vlera, atëherë kuptohet se këto vlera bëhen edhe e përditshmja jonë. Dhe në qoftë se kjo është e përditshmja jonë, atëherë edhe raportet ndëretnike vetvetiu zhvillohen pa ndonjë presion, pa ndonjë montim, pa ndonjë shtytje”, tha ai. Në këtë tribunë, po ashtu u bënë publike edhe rezultatet e hulumtimit 6 mujor, me temë: ,,Ndikimi i proceseve integruese euroatlantike në marrëdhëniet ndëretnike”. Hulumtimi synon njohjen e qëndrimeve publike në drejtim të efekteve të integrimeve euro - atlantike në raportet e përgjithshme ndëretnike në vend.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI, DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS 16.10.2016. Akademia solemne u mbajt në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës, ku morën pjesë personalitete të larta nga jeta akademike, diplomatike, politike dhe shoqërore nga vendi, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Lugina e Preshevës, si dhe nga të gjitha trevat etnike shqiptare. Këtë titull të lartë shkencor, Universiteti i Tetovës e ndan për personalitete të njohura, të cilët kanë punuar fuqishëm në avancimin e shkencës në përgjithësi dhe kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe të drejtat, si dhe kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme për të mirën e njerëzimit. Të pranishmëve në këtë ceremoni me fjalë rasti ju drejtua Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili edhe zyrtarisht e shpalli të hapur këtë manifestim. “Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Universitetit të Tetovës t’Ju uroj mirëseardhje në këtë ceremoni solemne me rastin e shpalljes së Presidentit të Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, Doktor nderi i shkencave (Doctor honoris causa) i Universitetit të Tetovës. Këtë titull, Universiteti ynë ua ndan person-

aliteteve më të njohura, për rezultate të jashtëzakonshme të arritura në shkencë dhe për të mirën e njerëzimit. Universiteti i Tetovës i ndan zotëri Hashim Thaçit, titullin Doctor honoris causa për angazhimin ushtarak dhe politik për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, për pasionin dhe dashurinë për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan, për krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe avancimin e të drejtave themelore njerëzore për të gjitha bashkësitë e Republikës së Kosovës, për kontributin e çmuar për arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare dhe për mbështetjen e parezervë të Universitetit të Tetovës. Ngjarja e sotme për të gjithë ne, për studentët, profesorët dhe stafin administrativ të Universitetit tonë, është e veçantë, jo vetëm për arsyen se nderohet një nga personalitetet historike të kombit, por prezenca e Presidentit Thaçi mes nesh është një nder i madh që i bëhet universitetit tonë. Presidenti me veprimtarinë e Tij të bujshme në shërbim të kauzës sonë kombëtare, me angazhimin intensiv shoqëror e politik, ka dhënë prova të pakontestueshme se është lider i denjë për tërë popullin shqiptar”, tha Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ai, më tej theksoi: “Zotëri President, ne në Universitetin e Tetovës u jemi mirënjohës për punën dhe përkushtimin në afirmimin e kauzës sonë kombëtare dhe kontributin Tuaj në promovimin e vlerave akademike dhe shkencore. Për kombin tonë dhe kombet tjera, emri dhe figura e Hashim Thaçit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor, zhvillime këto që i paraprinë zgjidhjes së çështjes së Kosovës, avancimin e të drejtave dhe lirive të kombit tonë në trojet etnike në Republikën e Maqedonisë, Luginë të Preshevës dhe më gjerë. Autoriteti ushtarak dhe politik, kontributi shumëdimensional për forcimin e shtetësisë së Kosovës, ka bërë që figura e politikanit Thaçi të vlerësohet dhe nderohet nga institucione vendore dhe ndërkombëtare. Kontributi jetik i Hashim Thaçit edhe në sferën arsimore dhe shkencore, angazhimi i tij në jetën politike dhe shoqërore, angazhimi dhe kontributi i tij për lirinë, paqen dhe stabilitetin, janë porosia më e madhe se si duhet të kontribuojnë intelektualët për të ardhmen e kombeve të tyre. Në këtë ceremoni të rëndësishme në veprimtarinë arsimore dhe shkencore për institucionin tonë, me lejoni t’Ju njoftoj me rritën, zhvillimin dhe historikun e Universitetit të Tetovës, i cili përfaqëson vlerat më pozitive të arsimimit të lartë në gjuhën shqipe në vendin tone.”, theksoi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të pranishmëve në auditor me fjalë përshëndetëse ju drejtua

zv/Kryeministri i Maqedonisë, Doc. Dr. Festim Halili, i cili tha se ky çmim që po i jepet Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi është një mesazh i fuqishëm i shprehjes së mirënjohjes për kontributin e këtij burrështetasi. “Personalisht jam i nderuar që marr pjesë në këtë ceremoni historike për Universitetin tonë, pasi konsideroj që ka një ngjashmëri të madhe krijimi i shtetit të Kosovës me hapjen e Universitetit të Tetovës. Të dyja i lidh, me njëqind fije, fati dhe fatkeqësia e njëjtë. U ngritën nga hiri, nga pushi i asgjësë, që sot pas sfidave të mëdha, pas luftërave dhe gjakut të rënë të dëshmorëve, Kosova të ngrihet në një shtet modern, dhe UT-ja në një institucion modern të arsimit sipëror në Maqedoni. Sot, UT-në nuk e rrënojnë as njëqind eskavatorë, sot Kosovën s’mund ta kontestojë askush. Të nderuar të pranishëm, ky akt i sotëm i shpalljes së Presidentit Thaçi, Doktor nderi i shkencave i Universitetit të Tetovës është mesazh i fuqishëm i shprehjes së mirënjohjes për kontributin e këtij burrështetasi në krijimin e historisë dhe në kurorëzimin e ëndrrave tona të kamotshme, që një ditë të mund të vendosim raporte të këtilla diplomatike si të gjitha dhe me të gjitha shoqëritë e zhvilluara evropiane”, deklaroi zv/Kryeministri i Maqedonisë, Doc. Dr. Festim Halili. Më pas, në emër universiteteve nga Republika e Shqipërisë foli Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynir Koni. Ai u shpreh se personaliteti i Presidentit të

Kosovës, z.Hashim Thaçi do të mbahet mend në memorien e kombit shqiptar. “Ky është një nga ato momentet e rralla në jetë për të cilin çdo shqiptarë do të ndjehej krenar. Them do të ndjehej krenar sepse i tillë është kontributi i Presidentit Hashim Thaçi, jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë kombin shqiptar, të tilla personalitete për të cilat librat e historisë do të shkruajnë kapituj të tërë dhe do të mbahen mend në memorien e kombit shqiptar për shumë shekuj”, u shpreh Prof. Dr. Mynir Koni. Në emër të universiteteve nga Republika e Kosovës të pranishmit i përshëndeti Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marijan Dema. Ai vlerësoi se në rrugën tonë të ecjes universitetet shërbyen si tempuj për të përçuar mesazhet e tokës dhe të qielli për liri dhe drejtësi për të gjithë popujt përfshirë edhe popullin tonë. “Nga universitetet tona bëhen plejada dhe gjenerata vajzash dhe djemsh për t’u vënë në ballë të proceseve e pastaj për t’i udhëhequr ato. Universitetet këndej e andej nxorën burrat që do të kalojnë nëpër sfida të pashembullta e shumë të vështira për të nxjerr dritë dhe për të ndritur rrugën tonë të ecjes përpara. Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi i nominuar për titullin Doctor honoris causa i Universitetit të Tetovës është një shembull i kësaj rruge, është një shembull i njeriut që mbi supet e veta mori peshën e udhëheqjes së luftës për liri, pavarësi dhe demokraci”, vlerësoi Prof. Dr. Marijan Dema. Kryetari i Komisionit recensues, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Arbër Çeliku e lexoi referatin për Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ku mes tjerash theksoi: “Z. Hashim Thaçi është një emër i njohur për të gjithë ne qysh nga Lufta e Kosovës, si luftëtar dhe drejtues politik UÇK-së, por edhe si anëtar i grupit negociues kosovar në Rambuje, ai ka luajtur një rol kyç në arritjen e paqes dhe vënies

së bazamentit të shtetit kosovar. Si anëtar i Ekipit të Unitetit (2005-2007), ai dëshmoi për një atribut të lartë politik, i cili u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008. Edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës (2008-2014), z. Hashim Thaçi dëshmon për një syçelësi dhe maturi të pashembullt politike, duke kontribuar tullë pas tulle në sendërtimin e shtetit të ri të Kosovës, por edhe duke kontribuar në relaksimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në hapësirën e gjithmbarshme të Ballkanit. Edhe tani, në rolin e tij si President, ai nuk rresht së punuari për shtetin e Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit, për kohezionin e brendshëm të shtetit të Kosovës, si në rrafshin etnik ashtu edhe në atë ndëretnik dhe, mbi të gjitha, ai është një promotor i flaktë i çështjes shqiptare si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, prandaj, profili i tij intelektual-politik është një garanci e fuqishme për të ardhmen e popullit shqiptar në familjen e madhe euroatlantike”, nënvizoi mes tjerash Prof. Dr. Arbër Çeliku. Vendimin e Senatit për ndarjen e titullit Doktor nderi i shkencave për Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi e bëri publik promotori, Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai, gjatë leximit të vendimit tha: ,,Në bazë të nenit 144 të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe nenit 268 të Statutit të Universitetit të Tetovës, Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 24 qershor të vitit 2015, solli: V E N D I M, Për dhënien e titullit Doctor honoris causa të Universitetit të Tetovës, z. Hashim Thaçit. Ky titull, z.Hashim Thaçit, i jepet për angazhimin ushtarak dhe politik për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, për pasionin dhe dashurinë e tij në ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan, për krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe avancimin e të drejtave themelore njerëzore për të gjitha bash-

kësitë e Republikës së Kosovës, për kontributin e çmuar për arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare dhe për mbështetjen e parezervë të Universitetit të Tetovës”, potencoi promotori, Prof. Dr. Reshat Qahili. Më pas, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, Presidentit të Republikës së Kosovës i ndau diplomën Doktor nderi i shkencave, si dhe flamurin dhe logon e madhe të Universitetit të Tetovës. Pas marrjes së diplomës, Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi tha se Universiteti i Tetovës është pikë e patejkalueshme e trekëndëshit akademik Prishtinë-Tiranë- Tetovë. “Universiteti Shtetëror i Tetovës sot më nderoi me titullin Doctor Honoris Causa. Universiteti i Tetovës është pikë e patejkalueshme e trekëndëshit akademik Prishtinë-Tiranë- Tetovë. Lidhja e Prishtinës me Tetovën, Shkupin, Prizrenin, Kërçovën, Gjakovën, Dibrën dhe me qendra të tjera urbane ku jetojnë shqiptarët është një lidhje historike, kulturore, arsimore, familjare e kombëtare dhe mbi gjitha vëllazërore. Si qendër e rëndësishme e trekëndëshit akademik Prishtinë–Tiranë–Tetovë, ky universitet gjithnjë e më shumë po i shërben forcimit të lidhjes sonë historike, kulturore e arsimore, familjare e kombëtare dhe mbi gjitha vëllazërore. Por, ndërtimi i autostradës ,,Arbën Xhaferi” do të na lidhë edhe më shumë. Ndërtimi i autostradës ,,Arbën Xhaferi” është infrastrukturë e ofrimit të qendrave tona. Prishtina, Shkupi dhe Tetova janë gjithnjë e më afër njëra-tjetrës. I lidhë historia, e sotmja dhe e ardhmja. Liria e njërës është produkt i tjetrës dhe e kundërta. Liria jonë është produkt i yni i përbashkët. Shqiptarët, kudo që gjenden, asnjëherë s’kanë qenë më mirë se që jemi. Ne, asnjëherë nuk kemi qenë më të bashkuar se sot

dhe kështu së bashku do të bëhemi edhe pjesë e familjes evropiane. Në Tetovë kam qenë tash e sa decenie në kapacitete e kohëra të ndryshme dhe se kujtimet e tij për këtë hapësirë janë të llojllojshme. Në fakt, nga ky vend sot mund të përkujtojmë shumëçka që ka të bëjë me ne, si gjeneratë dhe si popull. Dikur elita e shqiptarëve në Maqedoni, sikurse e gjithë shqiptarëve tjerë në ish Jugosllavi, formohej në Universitetin e Prishtinës. Mu aty, në ambiente universitare ka lind dhe është zhvilluar ideja e një gjenerate që do të di t’i mbrojë interesat kombëtare, në thyerje kohësh dhe sfidash me përmasa historike. Kjo elitë edhe sot udhëheq me jetën politike, akademike dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Nga kjo retrospektivë mund të evokojmë situata nga më të ndryshmet për këtë rrugëtim të përbashkët dhe të suksesshëm. Para, disa dekadave ishim aktorë dhe dëshmitarë të një procesi të madh ndryshimesh historike”, ka thënë ai, duke shtuar se ,,rruga për të ardhur këtu sot është produkt i sakrificës së madhe edhe të kësaj gjenerate, si vazhdimësi e pandërprerë e përpjekjeve të gjeneratave para nesh. Synimet e përbashkëta, si të Kosovës, ashtu edhe të Maqedonisë, përputhen me aspiratën reale për të qenë së bashku pjesë e familjes euroatlantike. Titullin Doctor honoris causa e ndjej si çmim për gjeneratën time, për gjithë ata studentë nga Kosova e Tetova, që së bashku sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe emancipimin e shqiptarëve kudo ku ata gjenden”, tha me këtë rast laureati, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Kjo akademi solemne u begatua edhe me një program të pasur artistik, i përgatitur nga profesorët dhe studentët e Programit studimor të muzikës, të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës.

U MBAJT KONFERENCA E DYTË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ME TEMËN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM” 21.10.2016. Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin Teknik Yildiz, Universitetin Marmara dhe Universitetin e New York-ut në Tiranë, organizuan konferencën e dytë të radhës me karakter ndërkombëtar (ICSD 2016), me temë: ,,Zhvillimi i qëndrueshëm”. Kjo konferencë është përmbajtjesore dhe interdiciplinare, me tematika bashkëkohore, si: Qëndrueshmëria ekonomike, socio – kulturore, mjedisi, ushqimi, shëndeti i qëndrueshëm dhe energjia e qëndrueshme. Konferencën e shpalli të hapur dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Doc.dr. Raman Ismaili. Ai vlerësoi se në ditët e sotme bota në përgjithësi përballet me probleme dhe sfida të mëdha të dimensionit të qëndrueshmërisë. “Për fat të keq, mund të themi se koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm nuk është aq i përfillur dhe i zhvilluar, jo vetëm tek ne, por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Arsyet për këtë situatë janë të shumta, por arsyet më të forta morale janë ato që brezi i sotëm t’ju len në trashëgimi gjeneratave të ardhshme, jo më pak mundësi për zhvillim nga ajo që ata kanë sot. Mu për këtë, nevoja e kohës mobilizon të gjithë institucionet relevante të arsimit të lartë, sidomos ato që kanë misione të tilla, dhe janë përgjegjës legjitim që të identifikojnë dhe të ndikojnë në atë që vendi, konceptin e qëndrueshmërisë ta ndërtojë mbi baza të një infrastrukture të përshtatshme, në përputhje me standardet e BE-së, ekonomi të bazuar në njohuri dhe përdorim efikas të burimeve natyrore, efektivitet dhe produktivitet të lartë, njerëz të pasur e të arsimuar, mjedis të ruajtur, trashëgimi histor-

ike e kulturore të ruajtur, shtet në të cilin do të ekziston partneritet korrekt mes sektorit publik, privat dhe atij civil, me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët e saj”, tha Doc.dr. Raman Ismaili. Në emër të Universitetit New York të Tiranës foli Prof. dr. Agim Mamuti. Sipas tij, konferenca do të sjell prurje të reja në lëmin e zhvillimit të qëndrueshëm. “ICSD 2016 siguron një platformë akademike ideale për studiuesit, për t’i paraqitur studimet dhe prurjet më të reja nga lëmi i zhvillimit të qëndrueshëm, për çështjet e mjedisit jetësor, ushqimit dhe shëndetit, energjisë, ekonomisë dhe çështjet sociale dhe kulturore. Konferenca ka për qëllim të kontribuojë në paraqitjen e rezultateve e studimeve të reja nga të gjitha aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Konferenca ka për qëllim t’i tubojë shkencëtarët akademikë, studiuesit dhe shkencëtarët hulumtues më në zë, t’i këmbejë dhe shpërndajë përvojat dhe rezultatet e tyre hulumtuese në të gjitha aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo konferencë paraqet forum ndërdisiplinor kryesor për shkencëtarët, inxhinierët dhe mjekët, ku ata do t’i paraqesin rezultatet, idetë, zhvillimet dhe aplikimet më të reja hulumtuese në të gjitha fushat e zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Prof.dr. Agim Mamuti. Në këtë konferencë u trajtuan tema me karakter shkencor dhe profesional, të sfiduara nga zhvillimet e qëndrueshmërisë dhe u prezantuan mbi 180 punime shkencore. Punimet e konferencës u zhvilluan gjatë dy ditëve ku morën pjesë mbi 200 studiues nga vendi, rajoni dhe bota.

NË UT U MBAJT LIGJËRATË ME TEMË “ZGJEDHJET NË AMERIKË DHE MEDIUMET” 21.10.2016. Dy gazetarët amerikanë, Barbara Cochran dhe Xhon Cochran, para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës mbajtën një ligjëratë me temë: ,,Zgjedhjet në Amerikë dhe mediumet”. Ligjërata ishte e fokusuar kryesisht në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në garë për President të SHBA-ve garojnë demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump. Në këtë ligjëratë gazetarët Barbara Cochran dhe Xhon Cochran diskutuan edhe për rolin e medias që ka në këto zgjedhje, si dhe ndikimin e saj tek trupi elektoral. Ata, po ashtu u shprehën se qytetarët përmes medies njoftohen në mënyrë precize, të shpejtë, si dhe objektivisht, lidhur me orientimet politike dhe programore nga kandidatët e partive politike që marrin pjesë në zgjedhje. Gjatë kësaj ligjërate, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, e në veçanti ata të katedrës së gazetarisë, parashtruan një sërë pyetjesh për dy gazetarët amerikanë. Gazetarja Barbara Cochran ka një karrierë të bujshme, karriera e së cilës përfshin punë të nivelit të lartë në

transmetim, shtyp dhe punë në organizata jofitimprurëse. Është kryetare e Curtis B. Hurley në gazetarinë e marrëdhënieve me publikun në Shkollën e Gazetarisë në Misuri. Cochran është e angazhuar në Drejtorinë e Arsimit në Uashington, D.C., ku ajo e ka kaluar të gjithë karrierën e saj. Ajo punon në Fakultetin e Shkollës së Gazetarisë si ligjëruese për studentët. Cochran, gjithashtu angazhohet në programet e kërkimit, konsultimit dhe

trajnimit, që synojnë përmirësimin e praktikës së gazetarisë, ku punon me Komisionin e Gazetarëve të Interesuar, gjithashtu me seli në Uashington, dhe në Institutin e Gazetarisë Donald W. Reynolds. Cochran ka shërbyer për 12 vjet si Kryetare e Shoqatës së Lajmeve Digjitale Radiotelevizive, organizata më e madhe në botë, në shërbim të profesionit të lajmeve elektronike. Në RTDNA, Cochran ka promovuar të drejtat e gazetarëve sipas Amendamentit të Parë, ka ndërmarrë nisma në etikë dhe diversitet, si dhe e ka udhëhequr anëtarësimin e shoqatës së gazetarëve digjitalë në këtë shoqatë. Gjatë kryesimit të saj RTDNA mori Medaljen e Nderit të Misurit, me motivacion për Shërbim të Dalluar në Gazetari. Më parë, Cochran ka shërbyer si redaktore udhëheqëse në Washington Star (Ylli i Uashingtonit), nënkryetare e lajmeve në Radion Publike Kombëtare, producente ekzekutive dhe nënkryetare e Meet the Press, rrjetit televiziv NBC dhe zëvendëskryetare e shefe e Zyrës së CBS News në Uashington. Ajo i ka mbikëqyrur raportimet prej aferës Watergate deri te Lufta e Gjirit Persik dhe ka luajtur rol kryesor në raportimin për çdo palë zgjedhje dhe konventa politike për 24 vjet. Në NPR, ajo e drejtoi formimin e Morning Edition, programi që e forcoi pozicionin e NPR-së si një ofrues thelbësore i lajmeve kombëtare. Gjatë kryesimit të saj, NPR fitoi dy

Çmime DuPont-Columbia. Cochran është e njohur për një sërë çmimesh, duke përfshirë Çmimin e Institutit për Media ,,Liria e Shprehjes”, Çmimin ,,Amendamenti i Parë Edith Wortman” të Fondacioni AWC Matrix, Çmimin ,,,Gjigantët e Transmetimit” të Bibliotekës Amerikane të Transmetimit dhe Çmimin e RTDNF ,,Amendamenti i Parë”. Cochran ka shërbyer si gjykatëse për Çmimet DuPontColumbia, George Foster Peabody dhe Hearst Collegiate Journalism. Ajo është anëtare e Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë dhe e Këshillit të Akreditimit të Arsimit në Gazetari dhe Komunikimit Masiv. Cochran është bashkëkryetare e Fondacionit Media Ndërkombëtare e Gruas. Cochran ka marrë titullin master në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit Kolumbia në Nju Jork dhe një diplomë nga Kolegji Swarthmore në Pensilvani. Ndërsa gazetari Xhon Cochran është korrespondent televiziv në pension, i cili ka njohur çdo president që nga Duajt Ajzenhauer, ka mbuluar çdo përballje të madhe në Uashington dhe ka raportuar për ngjarje ndërkombëtare, duke filluar nga kriza e pengjeve në Iran deri në rënien e komunizmit në Evropën Lindore dhe në fund të aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai u bashkua televizionit ABC News në vitin 1994 si shef korrespondence nga Kapitol Hill, ka mbuluar orvatjen e pasuksesshme të Bob Dolit për president dhe ishte korrespondent i lartë në Shtëpinë e Bardhë në dy vitet e fundit të administratës Klinton. Nga janari 2001 deri në pensionimin e tij në vitin 2011, ishte korrespondent i lartë i televizionit për Uashingtonin. Përpara se të bashkohet me ABC-në, Cochran ka punuar për 21 vjet në NBC, edhe si korrespondent në Uashington edhe jashtë shtetit, duke i mbuluar apo raportuar për qeveritë Regan, Xhorxh H.W. Bush, Nikson, Ford dhe Karter. Nga viti 1978 deri në vitin 1987 ai ishte i vendosur në Londër dhe u bë korrespondent kryesor për jashtë i televizionit NBC.

UT ORGANIZOI KONFERENCËN E DYTË NDËRKOMBËTARE BOTËRORE TË SHKENCAVE TË KIMISË DHE TEKNOLOGJISË

27.10.2016. Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, në bashkëpunim me disa universitete nga Republika e Turqisë, si Universiteti Sakarya, Universiteti Sütçü Imam dhe Kongresi Evropian, e organizoi Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Botërore të Shkencave të Kimisë dhe Teknologjisë. Konferenca do t’i zhvillojë punimet gjatë dy ditëve, ndërsa në të marrin pjesë mbi 150 studiues nga vendi, rajoni dhe bota. Në emër të Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, të pranishmit i përshëndeti dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. dr. Fauzi Skenderi, i cili tha se këto konferenca të përbashkëta janë mundësi të shkëlqyera për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë institucional në punën tonë kërkimore-shkencore. “Ky organizim shkencor besojmë se do t’i përmbushë qëllimet tona, si në prezantimin e hulumtimeve më të reja në lëmin e kimisë dhe teknologjisë, por njëkohësisht, përmes konsultimeve mes studiuesve dhe bashkëpunimit mes tyre do të intensifikojë edhe më shumë interesin për studime të thelluara, hulumtime serioze shkencore, të rëndësishme për studentët dhe punonjësit shkencorë. Ky tubim, po ashtu është edhe një mundësi e shkëlqyer për ta forcuar bashkëpunim e ndërsjellë institucional në procesin e edukimit dhe punën kërkimore-

shkencore. Përmes organizimeve të kësaj natyre do t’u hapim rrugë edhe formave të tjera të shkëmbimit, të cilat do të mundësonin përfitimin e diturive dhe përvojave të reja në sferat e të arriturave më të larta evropiane dhe botërore, në arsim, shkencë dhe veprimtari aplikative”, tha Prof. dr. Fauzi Skenderi. Në emër të Universitetit Sakarya nga Republika e Turqisë foli Prof. dr. Ahmed Tutar. Ai tha se konferenca pas përfundimit të punimeve do të sjell risi të reja në lëmin e shkencave të kimisë dhe teknologjisë. “U jam mirënjohës të gjithë partnerëve tanë që janë bashkë-organizatorë në këtë konferencë, e në veçanti Universitetit të Tetovës. Këtu mes jush shoh një numër të madh studiuesish, dhe sigurisht që çdonjëri nga ju, në punimet tuaja keni sjellë prurje të reja në lëmin e kimisë dhe teknologjisë. Shpresoj që të mos ndaleni këtu, të vazhdojmë të hulumtojmë dhe të studiojmë edhe në të ardhmen, dhe në konferencat e radhës të shënojmë suksese dhe arritje të reja”, tha Prof. dr. Ahmed Tutar. Në konferencë po ashtu u tha se nga shkenca kërkohen zgjidhje të reja, ndërsa ajo që më së shumti nevojitet në këtë drejtim është individi si hulumtues, ndërsa dija si strategji parësore, për një përparim të vazhdueshëm në një botë të qytetëruar, me konkurrencë të pamëshirshme.

NË UT VIJON CIKLI I LIGJËRATAVE PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA 28.10.2016. “Zgjedhjet presidenciale në SHBA” ishte tema e ligjëratës së radhës që u mbajt më 25 tetor, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, nga zëvendës konsulli në sektorin konsullor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Meghan Dean. Ajo, gjatë prezantimit të ligjëratës para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Juridik foli mbi zhvillimin e fushatës elektorale mes dy kandidatëve për president dhe realizimin e procesit zgjedhor, bazuar në standardet demokratike të SHBA-ve. Znj. Meghan Dean tha se organizimi i zgjedhjeve për

president të SHBA-ve është një garë që zhvillohet mes dy partive politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, parti këto nga të cilat janë nominuar edhe kandidatët për president të SHBA-ve, demokratja znj. Hillary Clinton dhe republikani z. Donald Trump. Sipas saj, nominimi i këtyre dy kandidatëve është bërë pas garës së brendshme që është zhvilluar në Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane, ku në të dy taborët kanë garuar shumë kandidatë për ta fituar mbështetjen e anëtarëve të partive të tyre, në të gjithë Amerikën, dhe ata që fitojnë garën nominohen për president të SHBAve. Po ashtu, tha se kandidatët për president që zgjidhen, zgjedhin edhe kandidatët për Zëvendës President të SHBA-ve. Zonja Meghan Dean, po ashtu tha se Zgjedhjet Presidenciale 2016, në Amerikë do të zhvillohen më 8 nëntor, ndërsa inaugurimi i presidentit të ri dhe ekipit të tij do të bëhet më 20 janar të vitit 2017. Ndryshe, më 9 nëntor 2016 edhe zyrtarisht do të mësohet emri i presidentit të ri të SHBA-ve, që do të pasojë Presidentin aktual, Barack Obama, i cili dy mandate të plota udhëhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

UT ORGANIZOI KONFERENCË SHKENCORE PËR ARSIMIN DHE EDUKIMIN NË SHOQËRITË ME DIVERSITET KULTUROR 28.10.2016. Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: ,,Arsimi dhe edukimi në shoqëritë me diversitet kulturor’’. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit ,,Kadri Zeka” nga Gjilani i Republikës së Kosovës. Konferencën e shpalli të hapur Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai tha se Universiteti i Tetovës, si një qendër e edukimit, kërkimit shkencor dhe debatit të lirë, ka nderin që sot të hapë dyert dhe të jetë nikoqir i një ngjarje shkencore shumë të rëndësishme për tematikën që ajo do të trajtojë. ,,Kam kënaqësinë që në emër të Universitetit, stafit akademik dhe studentëve t’ju uroj mirëseardhje në hapjen solemne të Konferencës shkencore ndërkombëtare ,,Arsimi dhe edukimi në shoqëritë me diversitet kulturor’’, që organizohet nga Universiteti ynë dhe Universiteti ,,Kadri Zeka” nga Republika e Kosovës. Gjatë dekadave të fundit, shumë shtete i kanë filluar reformat gjithëpërf-

shirëse në arsim për të përgatitur më mirë kuadrot për sfidat me të cilat ballafaqohen në profesionin e tyre. Në vlerësimin e përgjithshëm, arsimimi dhe edukimi në mjediset multikulturore është proces kompleks dhe paraqet sfidë sidomos për punonjësit e kësaj fushe. Mirëpo, me një angazhim më të gjerë, me idenë se diversiteti kulturor na afron më shumë në funksion të përqafimit të vlerave kulturore të njëri-tjetrit, ne të gjithë së bashku do të ndihmojmë në forcimin e kapaciteteve të arsimit dhe edukimit në shoqëritë me dallime të theksuara kulturore. Fillimi i punimeve të kësaj Konference ndërkombëtare që organizohet për të katërtën herë me radhë, konfirmon angazhimin tonë të përbashkët që edhe në mjediset tona akademike, të debatojmë, të paraqesim pikëpamjet tona intelektuale edhe për këto tema që për pjesën dërmuese të shteteve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të zhvilluara perëndimore janë kryefjala e përparimit dhe avancimit kulturor e arsimor”, tha Prof. dr. Vullnet Ameti. Në emër të Rektorit të Universitetit ,,Kadri Zeka” nga

Gjilani, pjesëmarrësve në konferencë me fjalë përshëndetëse ju drejtua Prorektori për mësim, kërkime shkencore dhe çështje studentore e Universitetit ,,Kadri Zeka”, Prof. dr. Shpresë Qamili. Ajo tha se kjo konferencë tanimë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te akademikët, studiuesit dhe profesionistët e fushave të ndryshme, dhe këtë vit në fokus ka arsimimin dhe edukimin. ,,Organizimi i një konference shkencore synon, mbi të gjitha, avancimin e dijes dhe aplikimin e san ë jetën reale, si dhe mundësinë zbatuese për të mirën e njerëzimit. Rezultati kryesor i një konference shkencore është se ajo ndihmon pjesëmarrësit të bëjnë kërkime shkencore me vlerë, për të gjetur dhe për të kuptuar ide të reja dhe për të shpërndarë hulumtimet e tyre për aplikimin e tyre në jetën reale dhe profesionale, për të nxitur debate, për t’i inkurajuar hulumtuesit e tjerë për gjetje akoma më të thelluara. Megjithatë, akoma më me rëndësi, organizimi i një konference ndërkombëtare-shkencore ndikon në ngritjen e nivelit shkencor, ku dija dhe kërkimi shkencor janë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror, arsimor dhe ekonomik”, tha Prof. dr. Shpresë Qamili. Dekani i Fakulteti Filozofik të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Fadbi Osmani vlerësoi se dy universitetet, në frymën e bashkëpunimit realizojnë një projekt shumë të rëndësishëm, i cili flet mbi një çështje shumë të rëndësishme dhe shumë aktuale, e që ka të bëjë me edukimin dhe arsimimin në shoqëritë me diversitet kulturor. ,,Dy universitetet tona dhe pjesëmarrësit do të debatojnë për segmentin i cili ka të bëjë me hulumtimin e këtyre fenomeneve shoqërore dhe shkencore, e që ka për qëllim pasurimin dhe begatimin, e aq më tepër avancimin e mësimdhënies. Në shkencën pedagogjike, sot theksohet se arsimi i vërtetë është ai që nuk e hedh poshtë traditën, të kaluarën, as të tanishmen, por që është i orientuar më tepër nga e ardhmja dhe ardhmëria”, deklaroi Prof. dr. Fadbi Osmani. Ndërsa dekani i Fakultetit të Edukimit i Universitetit ,,Kadri Zeka” nga Gjilani, Prof. dr. Januz Dervodeli tha

se konferencat e këtilla do të ndikojnë fuqishëm në motivimin e studentëve. “Është kënaqësi që jam në mesin tuaj. Sa herë që vij në Universitetin e Tetovës më duket vetja se jam në qytetin më të bukur të Kosovës. Le të shërbejë kjo konferencë shkencore si një faktor i fuqishëm inspirimi për studentët tanë, të cilët duhet të vinë pas nesh, por se duhet të ecin pas nesh. Në këtë kuptim, prandaj mund ta citojmë të vërtetën e Katonit, se: ,,Rrënja e shkencës është e hidhur, por fruti i saj është i ëmbël”, u shpreh Prof. dr. Januz Dervodeli. Koordinatori i kësaj konference shkencore, Doc. dr. Ibish Kadriu vuri në dukje se objektivat e kësaj konference të organizuar nga dy universitetet tona janë: ekspozimi i praktikave, përvojave dhe i modeleve të edukimit ndërkulturor në Maqedoni, Kosovë dhe në vendet e referuesve pjesëmarrës në këtë konferencë. ,,Kjo konferencë do të merr rëndësi të vlerës së shtuar edhe për faktin se, partneritetit shkencor-universitar, i lidhjeve bashkëpunuese të vendosura më parë, me rastin e konferencave shkencore të shkuara, u shtohen për bashkëpunim edhe aktorë të rinj të botës akademike-universitare, duke e forcuar kështu kapacitetin e një sinergjie akademike, intelektuale dhe shkencore në rrafsh rajonal, pra, në rrafsh Ballkanik, si dhe brenda rrafshit ndërshqiptar si kryeshtyllë dhe vektor aktiv i kësaj sinergjie shkencore-universitare”, nënvizoi Doc. dr. Ibish Kadriu. Në kuadër të kësaj konference, Fakulteti Filozofik i UT-së prezantoi para të pranishmëve, si dhe opinionit shkencor e publik edhe frytin e radhës të një pune editoriale shkencore, numrat: V dhe VI të revistës shkencore “PHILOSOPHICA”, një revistë në rrugën e afirmimit të saj. Në këtë konferencë shkencore marrën pjesë mbi 100 studiues nga vendi, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, si dhe studiues eminentë nga rajoni, ku u prezantuan mbi 50 punime shkencore. Kurse Prof. dr. Adem Tamo nga Universiteti i Tiranës zhvilloi një ligjëratë profesionale mbi edukimin pedagogjik në shoqëritë tona.

AMBASADORI I RI I ITALISË NË MAQEDONI, EKSELENCA E TIJ CARLO ROMEO E VIZITOI UNIVERSITETIN E TETOVËS 2.11.2016. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot në kabinetin e tij e priti në takim miqësor ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, shkëlqesinë e tij Carlo Romeo. Ky i fundit, pas akreditimit të tij ambasador i Italisë në Maqedoni, sot për herë të parë e vizitoi qytetin e Tetovës, ndërsa takimin e parë në këtë qytet e realizoi me udhëheqësinë e Universitetit të Tetovës. Gjatë këtij takimi, Rektori i UT-së ishte i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.Dr. Arbër Çeliku, Sekretari i përgjithshëm, z. Adem Beadini dhe shefi i kabinetit të rektorit, Doc.Dr. Faton Shabani. Rektori Prof.Dr. Vullnet Ameti, ambasadorin e Italisë Carlo Romeo e falënderoi për vizitën e tij në universitetin tonë, duke i uruar fat dhe suksese në detyrën e tij të re. Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan për shumë çështje të cilat janë në interes të përbashkët të dy institucioneve. Rektori i UT-së e njoftoi ambasadorin e Italisë për ecurinë e universitetit ndër vite, si dhe zhvillimet e fundit deri më sot, ku përveç plan programit mësimor dhe veprimtarisë shkencore janë realizuar edhe aktiviteteve të ndryshme me karakter arsimor-shkencor si, organizimi i debateve, seminareve, simpoziumeve, konferencave shkencore, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe konferencës së Magna Kartës, dhe konferencës për religjionin dhe dhunën, ku kanë marrë pjesë studiues eminentë nga e gjithë bota. Po ashtu, ambasadori Carlo Romeo nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti u informua edhe për hapjen e dy

fakulteteve të reja dhe se, tani Universiteti ynë posedon 13 fakultete, mbi 35 programe studimore dhe mbi 100 drejtime studimore, ku në të tre ciklet e studimeve, studimet i ndjekin mbi 20 mijë studentë. Ai, po ashtu vuri në dukje se UT-ja është pjesë e kartës së Bolonjës dhe tanimë ka arritur të ketë bashkëpunime me një numër të madh të universiteteve nga vendi, rajoni dhe bota në mesin e të cilave edhe me universitetet nga Italia. Ndërsa ambasadori i Italisë Carlo Romeo tha se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që ta ndihmojë Universitetin e Tetovës në krijimin e partneritetit dhe bashkëpunimit edhe me universitete të tjera nga Republika e Italisë. Ai shtoi se do të bëjë përpjekje që në të ardhmen, në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës të angazhojë profesorë nga Italia, me qëllim që viteve në vijim sa më shumë të rritet interesimi i studentëve për ta studiuar gjuhën italiane. Ai e falënderoi Rektorin Prof.Dr. Vullnet Ameti për mikpritjen, ndërsa pas takimit i vizituan edhe disa nga hapësirat e Universitetit, ku ngeli i fascinuar nga kushtet të cilat universiteti i ofron për studentët. Ambasadori Carlo Romeo shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen ta vizitojë Universitetin e Tetovës, ku përveçse me udhëhqësinë do të realizojë takime edhe me studentët dhe stafin akademik të universitetit, me ç’rast ai personalisht do të angazhohet që para tyre të mbajë ligjërata me tematika të ndryshme.

UNIVERSITETI I TETOVËS NDAU BURSA PËR STUDENTËT E DALLUAR 03.11.2016. Në Universitetin e Tetovës, sot në mënyrë solemne u ndanë vendimet për lirim nga participimi për studentët e dalluar, të cilët gjatë studimeve të tyre kanë shënuar rezultate të shkëlqyera. Në ceremoninë solemne për ndarjen e bursave, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, para stafit akademik, studentëve dhe familjarëve të tyre, tha se kjo ngjarje është nga më të veçantat në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të Universitetit të Tetovës. “Të gjithë jemi dëshmitarë se Universiteti ynë zhvillon një agjendë të ngjeshur arsimore dhe shkencore, por aktivitetet e këtilla që pasqyrojnë arritje në lëmin e dijes, janë dëshmia më e qartë se Universiteti i Tetovës ka profilizuar veten e tij si institucioni i cilësisë, i mundësive të mëdha për të rinjtë dhe është shndërruar në alternativën më të sigurt për arsimimin e brezave ndër vite. Më lejoni t’Ju njoftoj se në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit të Tetovës dhe me vendim të Senatit, të miratuar nga Rektori, ne sot do të ndajmë bursat universitare për 120 studentë të ciklit të parë dhe të dytë në vitin akademik 2016/2017. Me këtë rast, si Rektor i Universitetit të Tetovës i përgëzoj ekselentët tanë që kanë plotësuar kriteret e kërkuara arsimore dhe i kanë fituar bursat universitare në bazë të punës, aftësisë dhe meritës së tyre dhe njëherit u shprehi mirënjohjen për kontributin dhe nderin që i bëni Universitetit tonë dhe Universitetit Tuaj”, tha Rektori, Prof. Dr.Vullnet Ameti. Ai, po ashtu falënderoi edhe profesorët, të cilët me an-

gazhimin, përvojën dhe pasionin e tyre janë bërë pjesë e pandashme e karrierës dhe suksesit të studentëve, por mbi të gjitha, shtoi se respekt dhe mirënjohje të veçantë meritojnë prindërit dhe familjet e tyre, që i kanë mbështetur në këtë histori suksesi, ngase pa përkrahjen e tyre një arritje e tillë do të ishte e pamundur. ,,Takimi i sotëm me studentët, ekselentë të fakulteteve tona, të cilët janë sot këtu si rezultat i përkushtimit për arsimim dhe dije, na bën të ndjehemi të realizuar secilin prej nesh në angazhimin dhe detyrën tonë, duke na dhënë kurajë të vazhdojmë në këtë rrugë për të realizuar objektivat dhe prioritetet e institucionit tonë. Universiteti ynë deri më sot ka kaluar sfida dhe ka shënuar suksese nga më të ndryshmet, por aktivitetet e këtij lloji e dëshmojnë qartë se ky institucion ka avancuar dukshëm në rrugën e edukimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja për të gjitha lëmitë e nevojshme për një shoqëri të përparuar”, shtoi mes tjerash Prof. Dr.Vullnet Ameti. Studentët që i pranuan bursat e falënderuar Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti, si dhe organet tjera të Universitetit të Tetovës, për mbështetjen që u japin atyre, duke vlerësuar se këto bursa i motivojnë ata që edhe në të ardhmen të angazhohen që t’i vazhdojnë studimet e tyre me të njëjtin rritëm.

DEKANI I UT � SË PROF. MIFTAR MEMETI HAPI EKSPOZITËN E TIJ ME 100 PIKTURA 04.11.2016. Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit

i kam bërë brenda 15 vitesh i mora, i përpunova, i furni-

të Tetovës, më 1 nëntor 2016 në ,,Çifte Hamam” në qyte-

zova dhe vendosa që të realizoj një ekspozitë. Duke pasur

tin e Shkupit e hapi ekspozitën e tij me 100 piktura të

parasysh punimet dhe punën që e prezantoj në ekspozitë,

punuara brenda 15 viteve. Ekspozita u hap nën tingujt

në një bisedë me bijën time, Drenusha Memeti Palloshi,

e kitarës dhe interpretimit të këngës së bukur shqipe

vendosëm që hapjen e ekspozitës ta bëjmë pak më ndry-

,,Moj e bukura More”, performancë kjo e cila emocionoi

she, ku të dy bashkërisht vendosëm që unë t’i bija kitarës,

tej mase pjesëmarrësit në ekspozitë. Autori i ekspoz-

ndërsa ime bijë të këndojë këngën ,,Moj e bukura More”,

itës, Prof. Dr. Miftar Memeti tha se në këtë ekspozitë ka

me qëllim që vizatimeve të lira t’u japim një atmosferë

paraqitur punime nga më të ndryshmet, të cilat ai vet i

alegro dhe këtë atmosferë ta shijojnë edhe pjesëmar-

ka punuar 15 vitet e fundit. “Kjo është një ekspozitë pak

rësit”, tha autori i ekspozitës, Prof. Dr. Miftar Memeti.

e rrallë, zakonisht ekspozohen skulpturat, grafika, piktu-

Në ekspozitën e dekanit të Fakultetit të Arteve, Prof. Dr.

rat, unë kësaj radhe vendosa të bëj një ekspozitë me anë

Miftar Memeti, të pranishëm ishin një numër i madh i

të vizatimeve, nga ajo se kam qenë gjatë kohë profesor i

personaliteteve, si miq, familjarë, kolegë dhe dashamirë

vizatimit, por në lëndën e vizatimit kemi edhe një pjesë

të artit figurativ. Punën kolosale të piktorit Prof. Dr.

që quhet vizatimi i lirë, kështu që unë desha të ekspo-

Miftar Memeti e çmoi lartë Rektori i Universitetit të

zoj vepra nga cikli vizatimi i lirë. Përndryshe, këtë lloj

Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili tha se me këtë

vizatimi e përdor çdokush edhe skulptorët edhe piktorët,

ekspozitë jo vetëm që autori ndjehet krenar, por me të

ngase janë idetë e para për të realizuar diçka, domethënë

mburremi edhe ne si universitet, ngase Prof. Dr. Mif-

e bësh lehtë, shpejtë e shpejtë, që më vonë ta shndërrosh

tar Memeti është edhe njëri nga themeluesit e Fakultetit

në pikturë, skulpturë apo në ndonjë lëmi tjetër. Pra, këtë

të Arteve në universitetin tonë. ,,Është kënaqësi të jesh

rol ka vizatimi i lirë dhe unë të gjitha vizatimet e mia që

prezent sonte në Ekspozitën e vizatimeve dhe skicave të

Ky projekt u bë sebepi i ciklit të portreteve të shenjtores, që mikut tim dhe tuajit ia dhanë epitetin: Piktori i Nënës Terezë. Miqësia jonë u forcua në vitet kur punonim bashkë në gjimnazin e Tetovës, në veçanti, gjatë udhëtimeve 20 vjeçare nëpër bjeshkët e Sharrit, Malit të Thatë dhe Korabit. Në aventurat tona kemi luajtur nganjëherë si fëmijë; kemi kënduar e vallëzuar maje shkëmbinjsh; kemi xhiruar skena plot humor të improvizuara aty-për-aty; kemi ecur mijëra kilometra, ndoshta aq sa duhej për t’i rënë rruzullit tokësor përreth; kemi fjetur në majat më të Prof. Miftar Memetit. Të flasësh për punën dhe veprat e

larta të Sharrit; e kemi pritur Vitin e ri në stane barinjsh;

këtij kolosi duhet më tepër kohë, sepse vet puna që ai ka

kemi festuar në bjeshkë Natën e Shëngjergjit, në kohë me

bërë gjatë këtyre viteve në profesionin e tij është shumë

shi dhe furtunë të paparë; jemi ngjitur në kulm dimri në

e madhe. Profesor Miftar Memetin e kemi edhe dekan në

maja kodrash të pjerrëta dhe të rrezikshme; kemi flutu-

Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, ai është

ruar me aeroplan special për ta shijuar magjinë e maleve

promotor i shumë lëvizjeve dhe vet ngritjes së cilësisë

nga perspektiva e zogjve; kemi bërë shumë aventura, disa

brenda këtij fakulteti, dhe me shumë kënaqësi mund të

herë edhe të rrezikshme, duke sfiduar vetveten dhe duke

shprehem se Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës

njohur forcën e fshehtë të instinktit të mbijetesës. Në një

është një nga fakultetet më të mira në nivel rajonal dhe

rast të tillë Miftari më tha seriozisht: Do të ishte mirë

kjo dëshmon për punën e dekanit, Prof. Dr. Miftar Me-

sikur njëri prej nesh të ishte pak më i mençur”, shtoi mes

metit dhe kolegëve të tij në këtë fakultet, të cilët me an-

tjerash Doc. Dr. Fatmir Sulejmani.

gazhimin e tyre kanë kontribuar në ngritjen e cilësisë

Kurse nga Galeria nacionale e Maqedonisë u shprehën

në këtë fakultet. Vet cilësinë mund ta bëjnë njerëzit që

se fotografitë e Piktorit Miftar Memeti janë predikime

kanë vlera të mëdha, si dhe kapacitete intelektuale dhe

të vërteta ekspresive-lirike, valë nostalgjike nga e kalu-

fizike. Kjo ekspozitë ishte emocionuese që nga hapja, ku

ara dhe dëshmi për kohën, nostalgji e shoqëruar me

vet profesori luajti në kitarë, ndërsa e bija e tij e interpre-

ngrohtësi në shpirt, përshtypje për fëmijërinë e kaluar,

toi këngën ,,Moj e bukura More”, një këngë e vjetër mbi

kohë kur kanë kaluar ditët më të bukura dhe më të lum-

630 vjet, dhe kjo e bëri edhe më të bukur ekspozitën”,

tura fëmijërore. Piktura, e cila me të drejtë mund të hyjë

theksoi Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vull-

në grupin e fotografëve – kronikë të kohës edhe krahas

net Ameti.

ekspresionit të fuqishëm me theks lirik.

,,Miftar Memetin e njoh nga viti 1991, kur bashkë me

Njëherit, ai ka realizuar edhe disa ekspozita të tjera në

disa miq e përgatitëm dhe e vumë në skenë dramën “Nita”

mesin e të cilave: “100 vjet pavarësi” dhe “Me dashuri për

të Josip Relës, për nevojat e së cilës ai vizatoi Kalanë e

Nënë Terezën”. Ekspozita personale e Prof. Dr. Miftar

Shkodrës, në pëlhurën prej 100 m2”, kështu e filloi fja-

Memetit në ,,Çifte Hamam” do të jetë e hapur deri më 14

limin miku i tij i ngushtë, dekani i Fakultetit Filologjik

nëntor 2016.

të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Fatmir Sulejmani. “Me një portret, a me një kontribut tjetër konkret, ai qe pjesë e çdo aktiviteti kulturor dhe arsimor, në organizim të Klubit letrar të qytetit, Shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë, Lidhjes së arsimtarëve të Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në këto aktivitete: akademi solemne, mbrëmje poetike, përurime veprash, simpoziume, nisi miqësia jonë që vazhdon akoma. Më vonë, kur filloi botimi i revistës “BREZI 9”, si bashkautorë botuam veprën e ilustruar mbi humanisten shqiptare: “Nënë Tereza për të varfrit”.

UNIVERSITETI I TETOVËS E FORCON BASHKËPUNIMIN ME INSTITUCIONET ARSIMORE TË ARABISË SAUDITE 07.11.2016. Duke qëndruar në një vizitë disaditore në Arabinë Saudite, drejtuesi i degës së Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Adnan Ismaili, e realizoi një takim të rëndësishëm me udhëheqësin e Fondacionit për Shkencë, Arsim dhe Kulturë të Arabisë Saudite, me seli në Rijad, Shkëlqesinë e Tij Welid al-Tuvejxhiri. Me këtë rast, prof. Ismaili e informoi Shkëlqesinë e Tij, Al-Tuvejxhiri, për punën e deritanishme të programit studimor Filologjia Orientale, duke vlerësuar se për herë të parë në Maqedoni studimi i gjuhës dhe letërsisë arabe ka marrë përmasa serioze shkencore dhe kjo po reflektohet me kuadro që tashmë kanë arritur edhe tituj shkencorë në këtë fushë. Përveç kësaj, në takim u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit për Shkencë, Arsim dhe Kulturë të Arabisë Saudite, që është një organ koordinues i arsimit, shkencës dhe kulturës në atë shtet, dhe programit studimor Filologjia Orientale të Universitetit të Tetovës, duke vënë theksin në shkëmbimin e përvojave, kuadrove akademike dhe studentëve, si dhe në mundësinë e

ofrimit të literaturës së nevojshme për studimet e kësaj fushe. Drejtuesi i Fondacionit të Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij Welid al-Tuvejxhiri – nga ana tjetër – shprehu kënaqësinë e tij për këto rezultate në Universitetin e Tetovës dhe shfaqi gatishmëri që Fondacioni për Shkencë, Arsim dhe Kulturë i Arabisë Saudite të ofrojë ndihmë Universitetit të Tetovës. Për këtë arsye, ai shprehu gatishmëri që së shpejti ta vizitojë Universitetin e Tetovës, për ta jetësuar edhe praktikisht këtë bashkëpunim, për çka prof. Ismaili shprehu falënderim të veçantë dhe i dëshiroi atij mirëseardhje në Maqedoni.

KLUBI I VOLEJBOLLIT PËR FEMRA “UNIVERSITETI I TETOVËS” KAMPIONATIN E FILLOI ME FITORE 08.11.2016. Në kuadër të ligës së parë të Kampionatit të volejbollit për femra, këtë vit garon edhe Klubi i volejbollit ,,Universiteti i Tetovës”. Ekipi studentor ,,Universiteti i Tetovës” të premten, më 4 nëntor 2016, në sallën e sporteve të Universitetit të Tetovës, kampionatin e filloi me fitore ndaj Klubit të volejbollit ,,Pelister Volej” nga Manastiri. Në ndeshjen debutuese volejbollistet vendase, në një ndeshje me kthesa të shumta mblodhën forca që në setin e pestë të sigurojnë pikët e para. Setin e parë e dominuan volejbollistet e KV ,,Universiteti i Tetovës” me pikë 25:21, ndërsa dy setet e radhës ishin në favor të volejbollisteve të KV ,,Pelister Volej” nga Manastiri, me pikë 23:25 seti i dytë dhe, 23:25 seti i tretë.

Ekipi vendas bëri kthesën e madhe në dy setet e fundit, ku në setin e katërt volejbollistet e KV ,,Universiteti i Tetovës” fituan me pikë 25:11, ndërsa në setin e pestë fituan me pikë 15:10 në favor të vendasve, me çka edhe e vulosën fitoren e parë në kampionatin e volejbollit për femra, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, në sete. Menaxherja e KV ,,Universiteti i Tetovës”, Laureta Abazi u shpreh mjaftë e kënaqur me lojën të cilën e treguan volejbollistet e saj në fushë. “Ndeshjen e mbrëmshme ne e filluam mjaft mirë. Vajzat ishin mjaft të motivuara për fitore, por për fat të keq këtë se mbajtëm edhe dy seta në vazhdim, çka rezultoi me dy sete thjesht që ja dhuruam kundërshtarit. Mirëpo, neve sërish u kthyem në lojë dhe

e kthyem edhe rezultatin në favor tonë, njëkohësisht duke korrë fitore. Unë jam e kënaqur me suksesin e skuadrës dhe lirisht mund të them se vajzat e mia e dhanë provimin pranues për këtë kampionat”, tha Laureta Abazi. Kjo ndeshje u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i

tifozëve, rreth 500 të pranishëm në sallë, në mesin e të cilëve edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, dekanë të fakulteteve, profesorë dhe studentë.

UT ORGANIZOI KONFERENCË SHKENCORE ME TEMË “JETA, VEPRIMTARIA DHE HUMANIZMI I SHENJTORES NËNË TEREZË” 08.11.2016. Në nderim të shenjtërimit të figurës mad-

kter arsimor dhe shkencor, kemi shënuar përvjetorë të

hështore, universale, të shenjtores shqiptare, Universiteti

ndryshëm të historisë sonë kombëtare, kemi përuruar

i Tetovës organizoi disa aktivitete kushtuar shenjtërimit

publikime, revista dhe vepra të rëndësishme të personal-

të Nënë Terezës. Me vendosjen e kurorave me lule para

iteteve më eminentë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por

pllakës përkujtimore në kryeqendrën e vendit, në Shkup,

sot, si asnjëherë më parë ndjehemi të lumtur dhe jemi

nga drejtuesit e UT-së, më 7 nëntor 2016 dhe hapjen e

krenarë që Universiteti ynë i fillon zyrtarisht aktivitetet

ekspozitës Mozaik e artit pamor kushtuar personalitetit

kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës, nobelistes, shen-

të Nënë Terezës, nga piktori Miftar Memeti, Universiteti

jtores shqiptare, humanistes më të madhe që ka njohur

ynë i filloi aktivitetet kushtuar shenjtërimit të nobelistes

bota. “Universiteti i Tetovës, qendra më e rëndësishme

shqiptare, Nënë Tereza. Mozaiku i pikturave kushtuar

arsimore dhe shkencore e shqiptarëve në Republikën

Nënë Terezës, i ndërtuar nga një numër artistësh, u hap

e Maqedonisë, ndër vite i ka kujtuar dhe nderuar për-

me rastin e fillimit të punimeve të Konferencës shken-

faqësuesit më të denjë të kombit tonë, të gjithë ata që

core, me temë: “Jeta, veprimtaria dhe humanizmi i shen-

përfaqësojnë vlerat unike të kombit shqiptar, si në arsim,

jtores Nënë Terezë”.

shkencë dhe kulturë. Ndaj sot, në emër të Universitetit të

Këto aktivitete i shpalli të hapura Rektori i Universitetit

Tetovës ju uroj mirëseardhje në këtë ceremoni madhësh-

të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai, me këtë rast,

tore, në hapjen solemne të Ekspozitës së Prof. Dr. Mif-

para të pranishmëve tha se në universitetin tonë ne kemi

tar Memetit, kushtuar Nënë Terezës, projekt ky që do të

organizuar ngjarje dhe aktivitete të panumërta me kara-

vijojë më pas me punimet e Konferencës shkencore, me

temë: ,,Jeta, veprimtaria dhe humanizmi i Nënë Terezës”. Viti 2016, viti i Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe, i Adem Demaçit, simbolit të rezistencës shqiptare, i Rexhep Qosjes, akademikut dhe kolosit të letërsisë shqipe dhe shumë e shumë personaliteteve të tjera, kulmoi më 4 shtator me shenjtërimin e Nënë Terezës, nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Ky vendim ishte dhe do të mbetet nderimi më i madh që Shenjtëria e Tij, Papa Françesku i bëri kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit. Me shenjtërimin e saj, Selia e Shenjtë e përjetësoi humanizmin e pakufishëm të Nënë Terezës, humanistes shqiptare, gruas së sjellshme dhe të mire që gjithmonë ishte pranë varfanjakëve, të sëmurëve, pleqve dhe fëmijëve jetimë”, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai, po ashtu shtoi se shenjtërimi i Nënë Terezës përjetësoi vlerat e personalitetit të saj me përmasa gjigante, shenjtores që jetoi mes njerëzish, që ua mësoi atyre bujarinë, zemërgjerësinë, bamirësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe altruizmin. “Ne shqiptarët jemi me fat që i takojmë kombit të Nënë Terezës, që Ajo e përfaqësoi me vlerat dhe virtytet që sot i njeh e gjithë bota. Sukseset e mëdha të çdo qytetërimi janë realizuar gjithmonë nga një numër i vogël mendjesh të ndritura. Ato sintetizojnë të gjitha përpjekjet e një race, të një kombi, të një epoke të caktuar. Nënë Tereza personifikon shembullin më tipik të qytetërimit dhe humanizmit të shekullit të saj, si një gjeniale universale, sa shqiptare dhe botërore, sa tokësore dhe qiellore. Teodor Laço, një tjetër krijues i spikatur i letërsisë shqipe, thoshte se Ismail Kadare dhe Nënë Tereza janë lavditë që kombi ynë i ka dhuruar botës. Për shenjtoren e dashurisë, të urtësisë dhe mëshirës, personalitete eminente të mbarë botës kanë dhënë vlerësimet më të larta, për të janë publikuar me qindra vështrime në revistat më prestigjioze të botës, janë botuar dhjetëra libra për

veprimtarinë, humanizmin dhe dashurinë e saj të pakufishme. Ne vlerësojmë se, bordi drejtues dhe referuesit pjesëmarrës në konferencën e sotme do të trajtojnë dhe do të prezantojnë studime të rëndësishme shkencore, të padëgjuara deri më sot për jetën dhe veprën e humanistes shqiptare me prejardhje nga Shkupi”, theksoi mes tjerash Prof. Dr. Vullnet Ameti. Autori i ekspozitës, njëherit edhe Dekan i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Miftar Memeti u shpreh se në projektin ,Mozaik kushtuar figurës së Nënë Terezës kanë marrë pjesë një numër i madh artistësh. “Ideja e këtij projekti filloi nga muaji shkurt i këtij viti dhe filloi të punohet bashkërisht me 56 artistë, kuptohet kolegë të Fakultetit të Arteve dhe me studentë që kanë diplomuar në këtë fakultet, por që janë aktivë në krijimtarinë e tyre artistike. Dua ta falënderoj Rektorin, Prof. Dr. Vullnet Ameti për mbështetjen që na ka dhënë gjatë realizimit të këtij projekti, si dhe ish ministrin e Arsimit dhe Shkencës të vendit tonë. z. Abdilaqim Ademi, i cili e ka përkrahur këtë projekt bashkë me pronarin e Restorantit ,,Arra”, z. Ibrahim Dehari, si dhe përfaqësues të ndryshëm të medies”, nënvizoi Prof. Dr. Miftar Memeti. Ndërsa biografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, duke komentuar punën e piktorit Miftar Memeti dhe organizimin e konferencës shkencore kushtuar Nënë Terezës, para auditorit citoi tri parime të cilat e kanë udhëhequr dhe frymëzuar Shën Terezën. “Nëna Tereza na ka përfaqësuar sa ishte në këtë botë, para mbarë botës dhe jemi ndjerë të lumtur kur ishin momentet kulmore, siç ishte ai i shpërblimit ,,Nobel” për paqe, me 10 dhjetor të vitit 1979, kur botërisht tha: “unë e kam në zemër popullin tim shqiptar, lus Zotin që paqja e tij të arrijë në familjet tona, në popullin tonë dhe botën mbarë, luteni Zotin për fukarenjtë e mi dhe për mua, unë lutem për Ju”, ishin më se njëmijë e dyqind gazetarë nga mbarë bota, e lexoi

shqip e përktheu anglisht dhe para të gjithëve ma dhuroi

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Am-

dhe e ruaj si një thesar shpirtëror të saj. Unë dua të them

eti paraqiti kumtesën e tij me temë: ,,Shën Tereza nga

vetëm tri parime që e kanë frymëzuar dhe udhëhequr

Shkupi – kulti i modern i mishërimit të të gjitha vlerave

Nënën Terezë, parimi i parë është, pa dashuri dhe fli-

universal njerëzore, ndërsa shoqëruesi personal i Nënë

jim jeta s’ka kuptim, parimi i dytë është, vetëm dashuria

Terezës për dy dekada, Msgr. Dr. Leo-M. Maasburg u

do ta shpëtojë botën, dhe parimi i tretë i saj ishte, ve-

paraqit me kumtesën e tij me temë: “Shën Tereza një iko-

prat e dashurisë janë vepra të paqes”, deklaroi Don Lush

në e mëshirës”, ku foli mbi personalitetin dhe vlerat e saj,

Gjergji.

duke shtuar se Nënë Tereza ishte shembull i humanizmit

Për Mozaikun foli edhe Doc. Dr. Mixhait Pollozhani, i

në gjithë botën.

cili vlerësoi se momenti më kreativ i sendërtimit të këtij

Në konferencën kushtuar Nënë Terezës i pranishëm ishte

projekti qëndron pikërisht te gërshetimi i modernes me

edhe Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, si dhe shumë per-

posmodernen dhe montimi i minipikturave të megapor-

sonalitete të tjera. Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Am-

tretit. “Nëpërmjet ndërlidhjes së procesit artistik me

eti, për shoqëruesin personal të Nënë Terezës, Msgr.Dr.

përvoja të ndryshme stilistike, si dhe duke i bërë bashkë:

Leo-M. Maasburg, Ipeshkvin e Kosovës Dodë Gjergji,

veten, kolegët, veprën dhe publikun, piktori Miftar Me-

biografin Don Lush Gjergji dhe Anton Sereçin ndau nga

meti kësaj radhe në mënyrë më transparente ka vënë ko-

një dhuratë simbolike me portretin e Nënë Terezës.

herencë: tradicionalen me bashkëkohoren, racionalen me irracionalen. Në këtë mënyrë ka koduar artistikisht edhe njëherë portretin e tanimë të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Vetë figura e Nënë Terezës, tani më të shenjtëruar, përbën subjekt artistik të Pop Artit. Ndërkaq montimi i portretit dhe shpalosja e ekspozitave përcjellëse përmbajnë elemente të performancës”, vlerësoi Doc. Dr. Mixhait Pollozhani. Në konferencën me temë: “Jeta, veprimtaria dhe humanizmi i shenjtores Nënë Terezë”,

KËNDI AUSTRIAK I UT�SË ORGANIZOI ORË LETRARE 14.11.2016. Në Këndin Austriak të Universitetit të Tetovës, më 11 nëntor 2016, artistja e re austriake Stefanie Sargnagel, para studentëve të Fakultetit Filologjik mbajti një orë letrare. Përmes këtij takimi, poetesha e re nga Austria, shteti mik i shqiptarëve, e pasqyroi para studentëve tanë veprimtarinë e saj krijuese moderne, madje tepër atraktive, e frymëzuar nga përditshmëria e komunikimit mes të rinjve, përmes rrjeteve sociale.Aktivitetin e saj intensiv në median sociale, ajo e ndau me studentët e Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë gjermane të UT-së, të cilët u impresionuan nga stili artistik që ajo krijon. Shefja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjer-

mane në Universitetin e Tetovës, Mr.sc. Alida Emini tha se ky aktivitet ka për qëllim që sa më shumë të nxisë dhe t’i motivojë studentët tanë që të lexojnë literaturë gjermane. ,,Të gjitha ato momente më interesante i ka përmbledhur në një libër dhe deshi që para studentëve dhe të pranishmëve të bëjë prezantimin e tyre. Gjithsesi është një iniciativë e cila duhet të shtojë interesin më të madh për të lexuar në gjuhën gjermane, për të përvetësuar gjuhën më mirë, të gjithë ata që janë të interesuar dhe natyrisht studentëve të katedrës sonë t’u ofrojmë jo vetëm literaturën që është këtu në Këndin Austriak, gjithashtu si donacion nga Austria, por për së gjalli të përjetojnë kësi lloj orësh letrare nga autorë të njohur nga Austria dhe Gjermania”, tha Mr.sc. Alida Emini. Këndi Austriak në Universitetin e Tetovës në programin dhe veprimtarinë e tij ka paraparë që për studentët tanë të prezantojë filma austriak, të realizojë takime me shkrimtarë gjermanishtfolës, të ofrojë literaturë dhe informacione nga shtypi austriak, dhe mes tjerash, të shërbejë edhe si një vendtakim ku do të shkëmbehen ide intelektuale mes studentëve, profesorëve dhe studiuesve, si dhe organizimin e vizitave studimore dhe ekskursioneve në Republikën e Austrisë.

UNIVERSITETI I TETOVËS ORGANIZOI KONFERENCË SHKENCORE PËR DREJTËSINË DHE SFIDAT E PROCESEVE EUROATLANTIKE 18.11.2016. “Drejtësia dhe sfidat e proceseve euroat-

Tetovës. Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti Juri-

lantike” është tema e Konferencës së tretë shkencore

dik dhe ka një bord editorial ndërkombëtar, në mesin e të

ndërkombëtare, e cila i filloi punimet në Universitetin e

cilëve marrin pjesë personalitete akademike dhe shkencore nga vendi, rajoni dhe bota. Në hapjen solemne të konferencës të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Doc. Dr. Agim Nuhiu, si dhe shumë personalitete të tjera. Studiuesve pjesëmarrës nga fushat e drejtësisë, shkencave politike, gazetarisë, sociologjisë juridike dhe filozofisë juridike, me fjalë rasti ju drejtua Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se organizimi i kësaj konference të rëndësishme

shkencore me karakter ndërkombëtar, e cila duke pasur për synim të vetin parësor trajtimin e çështjeve të drejtësisë dhe proceset euroatlantike, ka arritur të tubojë në gjirin e vet shumë personalitete eminente, shkencëtarë të njohur në fushën e jurisprudencës, të cilët çdo ditë e më shumë po kontribuojnë në kuptimin sa më të mirë të çështjeve juridike dhe në emancipimin e gjithmbarshëm të shoqërisë tonë dhe më gjerë. ,,Që në fillim, dua të falënderoj organizatorin e Konferencës së tretë shkencore

Reshat Qahili, Prorektori për Arsim i UT-së.

ndërkombëtare, me temë: ,,Drejtësia dhe sfidat e proce-

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi tha se

seve euro-atlantike”, Fakultetin Juridik të Universitetit

konferenca do t’i zhvillojë punimet në disa panele, si:

tonë, dhe në veçanti referuesit dhe diskutuesit në këtë

atë penal, civil, administrativ kushtetues, ndërkombëtar,

konferencë, të cilët jam i bindur se do të japin pasqyrë më

shkenca politike dhe gazetari. Sipas tij, studiues të shum-

të qartë në lidhje me temën e sotme, për funksionimin

të do t’i shqyrtojnë temat e tyre nga këto sfera, duke

e drejtësisë dhe proceset që lidhen me integrimet. Me

prezantuar mendimet, konceptet e tyre dhe njëkohësisht

organizimin e kësaj konference, ne dëshmojmë se jemi në

duke debatuar për idetë e ndryshme të sfidave në këto

shërbim të dijes dhe shkencës, e cila është premisa krye-

sfera. ,,Padyshim se shteti, e drejta, politikat publike,

sore për progresin dhe mirëqenien e gjithmbarshme eko-

gazetaria, veprimtaria administrative dhe marrëdhëniet

nomike-shoqërore dhe politike, dhe me këtë, njëherë e

ndërkombëtare, kanë rëndësi të veçantë në kuadër të

përgjithmonë mëtojmë të vëmë vulën e lirisë akademike

funksionimit të një shteti dhe në këtë drejtim ato merito-

dhe autonomisë universitare”, tha Prof. Dr. Reshat Qa-

jnë një studim më të veçante dhe më të detajuar”, theksoi

hili.

Prof. Dr. Ferat Polisi.

Po ashtu, ai shtoi se stafi drejtues i këtij Universiteti anga-

Koordinatori i Konferencës, Prof. Dr. Naser Ademi

zhohet fuqishëm që ky institucion të jetë bartës i traditës

deklaroi se përmbajtja e temave që preken në këtë kon-

humaniste evropiane, përkujdeset në mënyrë perman-

ferencë, u referohet vlerësimeve profesionale e shken-

ente që të arrihet dija universale, të promovohet paqja,

core bashkëkohore, duke e bërë atë pjesë përbërëse në

toleranca dhe demokracia edhe përtej kufijve gjeografikë

hapësirën shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

dhe politikë. ,,Përveç tjerash, organizimi i një konference

,,Nga vlerësimet e studiuesve të kësaj konference, është

të tillë me karakter ndërkombëtar nuk kontribuon vetëm

kultivuar në vazhdimësi qëndrimi se barazia nuk mbetet

në ngritjen e urave të miqësisë midis popujve por, para

vetëm një çështje ideale, por ekziston përpjekja që të ka-

së gjithash, me gjithë potencialin shkencor që bart në

pet një formë juridike e cila do të implementohej sigurt

vetvete, ajo do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të

dhe fuqishëm. Kjo barazi, duhet të jetë brenda kuadrit

fenomenit, të problemeve të shoqërisë sonë në lëmin e

dhe frymës së standardeve thelbësore, universalizmit,

drejtësisë, sikundër besojmë se do të ndikojë në ngritjen

globalizmit, drejtësisë, drejtshmërisë dhe ndërgjegjsh-

e vetëdijes dhe etikës së komunikimit të ndërsjellë dhe

mërisë”, nënvizoi Prof. Dr. Naser Ademi.

bashkëpunimit më të ngushtë ndërshoqëror dhe ndërin-

Konferenca punimet i filloi me kumtesën e Prorekto-

stitucional në të ardhmen”, shtoi mes tjerash Prof. Dr.

rit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku, me temë: ,,Përdorimi i drejtë i normave gjuhësore në aktet juridike, me theks të veçantë në aktakuza, fletarrestime dhe urdhër-dhënie”. Në konferencën e sotme po ashtu u promovuan edhe numrat V dhe VI të revistës shkencore ndërkombëtare të Fakultetit Juridik ,,Justicia”.

NË UNIVERSITETIN E TETOVËS U SHËNUA 108 VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT 21.11.2016. Universiteti i Tetovës, me një akademi solemne e shënoi 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Akademinë e shpalli të hapur Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Vullnet Ameti. Ai, me këtë rast tha se Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. “Ndjehem shumë i nderuar që në emër të Universitetit të Tetovës, t’Ju drejtohem me fjalë rasti në 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, që konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më të mëdha historike dhe kulturore në shekullin të kaluar. Shkrimi i një gjuhe është vlerë kulturore, që zakonisht mund përcaktohet se cilës kohë i takon, sepse me shkrimin fillon jo vetëm historia e asaj gjuhe, por edhe vetë historia e dokumentuar e një populli. Kongresi i Alfabetit u përgatit si rezultat i rrethanave historike, në të cilat çështja e ABC-së u bë pjesë e lëvizjes së madhe për njësimin e ndërgjegjes kombëtare, si parakusht dhe sfond i luftës për pavarësi kombëtare. Vendimet e këtij Kongresi nuk i përcaktuan thjesht vetëm shkronjat, por një orientim kulturor që do të mbetej i përhershëm si identiteti themelor i kombit tonë të lashtë. Ai u organizua në rrethana tepër të vështira shoqërore-politike dhe ishte në vëzhgimin e plotë të Portës së Lartë, shtetit grek dhe qarqeve sllave, megjithatë ata nuk arritën që t’i pengonin punimet e Kongresit dhe të realizonin politikat e tyre shkrimore, që i impononin përmes disa intelektualëve shqiptarë”, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai, po ashtu tha se, rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme: në radhë të parë për kulturën shq-

iptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por, mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar. ,,Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti i saj kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë. Në këtë Kongres, përveç që u vunë themelet e alfabetit shqip në trajtën e sotme, i cili për bazë ka alfabetin latin dhe ndërtohet sipas parimit një shkronjë një tingull, në të u vunë edhe themelet e identitetit shqiptar, sepse, siç do të shkruante gazeta ,,Drita” e Shahin Kolonjës, që dilte në Sofje, në numrin 21 të saj, të datës 14 shkurt 1903: ,,Një komb mbahet i gjallë, po të ketë gjuhë-shkrimin e vet, ndryshe humbet, shuhet, vdes për jetë”. Për fatin e kombit tonë, mbi bazën e këtij alfabeti, Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët, më 28 nëntor do ta shënojnë 104 vjetorin e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar dhe në këto 108 vite kjo gjuhë hyjnore siç e quante At Gjergj Fishta, edhe përkundër shtypjeve të mëdha, vijoi ligjërimin e saj mbarëkombëtar, artikuloi zëshëm përpjekjet e popullit tonë për liri e jetë të mëvetësishme kombëtare, si dhe luftën e tij për shkolla shqipe. Ne si institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe, duke pasur parasysh kontributin e themeluesve të Alfabetit tonë, përmes organizimit të konferencave shkencore, botimit të revistave, takimeve të ndryshme mes studiuesish të gjuhës, angazhohemi që ta ruajmë dhe kultivojmë gjuhën tonë të bukur, gjuhën shqipe. Ne përkulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe dinjitetshëm e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 108-të”, shtoi më tej

Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Referatin qendror lidhur me rëndësinë dhe zhvillimin e punimeve të kongresit e mbajti historiani, Prof. Dr. Halim Porellku. Ai tha se, iniciativën për organizimin e një kongresi kombëtar për të arritur në një përfundim të unifikuar të çështjes së alfabetit e mori klubi ,,Bashkimi” i Manastirit, në mbledhjen e 23 gushtit të vitit 1908. “Pas përgatitjeve gjatë muajve gusht-shtator 1908, klubi ,,Bashkimi” i Manastirit thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëkombëtare. U ftuan (Ftesa-,,Zëdhënia”) për të marrë pjesë në kongres, klubet dhe shoqëritë patriotike brenda e jashtë vendit, të cilat dhe u zotuan se do të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kongres. Kongresi i zhvilloi punimet nga 14 e deri më 22 nëntor 1908, në hotelin ,,Liria” të Themistokli Gërmenjit, në Manastir. Në Kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga të cilët 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Nga delegatët pjesëmarrës ishin dhe Salaheddin beu, Gjergj Qiriazi, për Manastirin, Hafis Ibrahim efendiu,

Emin beu, Haxhi Jashar efendiu dhe Rrok Berisha për Shkupin, Malik Elmazi për Nakoleter (mbase Nakolec, të Prespës), Xhemal beu dhe Beqir Dalipi për Ohrin, Ramiz beu për Dibrën, Sadik efendiu për Kërçovën, Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin etj… Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit, Mid’hat bej Frashrin, nënkryetar Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin, kurse sekretar Hil Mosin, Toma Avramin dhe Nushet bej Vrionin. Të gjithë delegatët votuan propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri, i cili për shkaqe objektive arriti me vonesë nga fundi i punimeve të ditës së parë. Dy ditët e të para të kongresit; të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe ishin prezent rreth 400 veta. Në ditën e tretë të punimeve kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, në krye me Gjergj Fishtën, anëtarë i komisionit ishte dhe Gjergj Qiriazi”, theksoi Prof. Dr. Halim Porellku. Akademia kushtuar 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit përfundoi me një program artistik ku performoi këngëtarja tetovare Elita Ziberi, si dhe studentët e Fakultetit të Arteve dhe ata të Fakultetit Filologjik.

REKTORI I UNIVERSITETIT TË TETOVËS PROF. DR. VULLNET AMETI MORI PJESË NË SHËNIMIN E 108 VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT 24.11.2016. Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së ABC-së, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me prorektorët, dekanët, anëtarët e kabinetit të tij, profesorët dhe studentët, evizituan qytetin e Manastirit, me çka iu bashkëngjitën aktiviteteve kushtuar 108 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilat u organizuan në patronazhin e Zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Doc.Dr. Festim Halili. Fillimisht, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me Zëvendëskryeministrin, Doc. Dr. Festim Halili, e vizituan Muzeun e Alfabetit, në Manastir, ku zhvilluan takim të përbashkët me drejtorin e këtij muzeu, z. Nuer Arsllani. Më pas, ata bashkërisht edhe me disa personalitete të tjera nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, në sallën e Muzeut morën pjesë në Konferencën me temë: ,,Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, u shpreh se shkrimi i një gjuhe është vlerë kulturore, që zakonisht

mund përcaktohet se cilës kohë i takon, sepse me shkrimin fillon jo vetëm historia e asaj gjuhe, por edhe vetë historia e dokumentuar e një populli. ,,Ndjehem shumë i nderuar që në emër të Universitetit të Tetovës t’Ju drejtohem me fjalë rasti në 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit, që konsiderohet si njëra ndër ngjarjet më të mëdha historike dhe kulturore në shekullin të kaluar. Shkrimi i një gjuhe është vlerë kulturore, që zakonisht mund përcaktohet se cilës kohë i takon, sepse me shkrimin fillon jo vetëm historia e asaj gjuhe, por edhe vetë historia e dokumentuar e një populli. Kongresi i Alfabetit u përgatit si rezultat i rrethanave historike, në të cilat çështja ABC-së u bë pjesë e lëvizjes së madhe për njësimin e ndërgjegjes kombëtare, si parakusht dhe sfond i luftës për pavarësi kombëtare. Vendimet e këtij Kongresi nuk i përcaktuan thjesht vetëm shkronjat, por një orientim kulturor që do të mbetej i përhershëm si identiteti themelor i kombit tonë të lashtë. Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shq-

iptarët kudo që ata ndodhen. Ai u organizua në rrethana tepër të vështira shoqërorepolitike dhe ishte në vëzhgimin e plotë të Portës së Lartë, shtetit grek dhe qarqeve sllave, megjithatë ata nuk arritën që të pengonin punimet e Kongresit dhe të realizonin politikat e tyre shkrimore, që i impononin përmes disa intelektualëve shqiptarë. 108 vjet më parë, në këtë tempull të Alfabetit, Kongresi i zhvilloi punimet me harmoninë dhe entuziazmin më të madh dhe në frymën patriotike të mendimtarëve të kombit, si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashëri, Gjergj Gjiriazi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli dhe shumë të tjerëve që punuan me tërë qenien e tyre për realizimin e njërës prej aspiratave më jetike të kombit tonë, për Alfabetin e gjuhës sonë të bukur, Gjuhës shqipe”, tha Rektori Prof.Dr. Vullnet Ameti. Ai, po ashtu shtoi se vendimet e Kongresit ishin kurorëzim i veprimtarisë së shtjelluar nga shumë breza lëvruesish të shqipes dhe i përpjekjeve të pandërprera për afrimin e njësimin e gjuhës sonë. ,,Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme: në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por, mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar. Duke qenë një Kuvend i mirëfilltë gjithëkombëtar ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimet politike të kohës, luftën çlirimtare të popullit shqiptar në formulimin e kërkesave të Lëvizjes Kombëtare, për njohjen zyrtare të kombësisë dhe të gjuhës shqipe, për themelimin e shkollës kombëtare shqipe, e tjerë. Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti i saj kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë. Ky alfabet i dha shqipes mundësinë që sot të bëhet gjuhë e artit, e shkencës, e kulturës, e radios, e shkollës, e filmit, e këngës, të bërët gjuhë zyrtare, gjuhë e universitetit, e gazetave dhe e shumë institucioneve të tjera. Sot kemi një gjuhë shqipe standarde me vlera të mëdha krijuese e komunikuese, e që zgjoi interesim edhe tek shume studiues të huaj. Në këtë Kongres, përveç që u vunë themelet e alfabetit shqip në trajtën e sotme, i cili për bazë ka alfabetin latin dhe ndërtohet sipas parimit një shkronjë një tingull, në të u vunë edhe themelet e identitetit shqiptar, sepse, siç do të shkruante gazeta ,,Drita” e Shahin Kolonjës, që dilte në Sofje, në numrin 21 të saj, të datës 14 shkurt 1903: ,,Një komb mbahet i gjallë, po të ketë gjuhë-shkrimin e vet, ndryshe humbet, shuhet, vdes për jetë”. Dhe realisht, pasi u vunë bazat e shkrimit shqip në vitin 1908, në Manastir, ndryshoi edhe qasja dhe perceptimi për rëndësinë e çështjes kombëtare, e cila shpejt u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në vitin 1912”, shtoi mes tjerash Prof.Dr. Vullnet Ameti, Rektori i Universitetit të Tetovës. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Doc. Dr. Festim Halili theksoi se ABC-ja shqipe çdo herë do të përdoret, për të dërguar përpara shkencën, arsimin, popullin

tonë, por edhe gjithë njerëzimin. ,,Para 108 viteve, në këtë shtëpi u mblodhën delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga mërgata, me qëllim që të ulen të gjithë së bashku dhe të përpilojnë Alfabetin e njësimin. Kjo shtëpi ka shpirtin e dëlirësisë, ka shpirtin e arsimimit shqip, edhe pse herë pas here kjo shtëpi sulmohet me gurë e guralecë, por shpirti i kësaj shtëpia do të ngadhënjejnë gjithmonë, dhe se ABC-ja shqipe çdo herë do të përdoret, për të dërguar përpara shkencën, arsimin, popullin tonë, por edhe gjithë njerëzimin”, theksoi Doc. Dr. Festim Halili në Manastir. Ndërsa, po ashtu pas përfundimit të Konferencës në Muzeun e Alfabetit u bë edhe inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Kongresit të Alfabetit. Aktivitetet për shënimin e 108 vjetorit u përmbyllën me Gala koncertin që u organizua në Qendrën për Kulturë, ku morën pjesë Orkestra Filarmonike e Universitetit të Arteve ,,Ibrahim Madhi”, violinisti shqiptar me famë botërore, Shkëlzen Doli, po ashtu dirigjenti i famshëm shqiptar, Olsi Qinami, si dhe artisti i popullit Çun Lajçi. Po ashtu, në Qendrën për Kulturë në Manastir, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Vullnet Ameti familjes Qiriazi ia dhuroi Logon e Madhe të Universitetit të Tetovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre që kanë dhënë në punimet e Kongresit të Manastirit. Logon e pranoi drejtori i Institutit për studime shqiptare dhe protestante, amerikani David Haselbank.

GËZUAR PËRVJETORIN E SHKRONJAVE SHQIPE! 22.11.2016. Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 108 vjetorit të Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar. Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti ynë kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë. Ne përkulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe dinjitetshëm e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 108-të. Gëzuar Festën e Alfabetit! Zoti i bekoftë shqiptarët! Me respekt, Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës

DEKANI I UT � SË PROF. DR. XHEZAHIR IDRIZI MORI PJESË NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË SHKENCAVE VETERINARE 25.11.2016. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Xhezair Idrizi mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Veterinare dhe të Kafshëve që u mbajt në Beograd, prej 14 deri 18 nëntor 2016. Në këtë kongres, dekani Prof.Dr. Xhezair Idrizi ishte i shoqëruar edhe nga profesorët Doc. Dr. Xhabir Abdullahi, Doc. Dr. Fejzullah Fejzullahi dhe Dr. Sc. Erhan Sulejmani. Në këtë kongres, profesorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit morën pjesë me punimet e tyre, me temë: “Prevalenca e tuberkulozit të gjedhit në rajonin e Pollogut gjatë periudhës 2008-2011” dhe “Karakterizimi mikrobiologjik i djathit të bardhë nga qumështi i papërpunuar dhe i pasterizuar i dhisë në Maqedoni”. Sipas dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof.Dr. Xhezair Idrizi, kongresi ka pa-

sur për qëllim që të mbulojë gjithë procesin para dhe pas kultivimit, që ka të bëjnë me prodhimin e atyre kafshëve dhe mjekësisë veterinare që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimin dhe lëndimet e të gjitha llojeve të kafshëve të buta dhe të egra. ,,Gjithashtu, mbulon blegtorinë, përfshirë të ushqyerit, rritjen, strehimin dhe kujdesin shëndetësor të kafshëve për të fituar prodhim maksimal, bagëtitë që kanë të bëjnë me kafshët shtëpiake, që ruhen kryesisht për qëllime ekonomike, të tilla si bagëtitë, buajt, dhentë, dhitë, devetë, derrat, kuajt, etj., dhe ku gjithashtu përfshihen edhe shpendaria dhe rritja e peshkut”, tha Prof. Dr. Xhezair Idrizi. Në këtë kongres, po ashtu një temë e rëndësishme kanë qenë edhe shkencat ushqimore dhe teknologjike.

UT ORGANIZOI KONFERENCË PËR EFEKTET EKONOMIKE DHE MIGRIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR 02.12.2016. ,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor” ishte tema e konferencës së katërt shkencore ndërkombëtare që u mbajt në Universitetin e Tetovës. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit - Kumanovë, i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit të Universitetit ,,Haxhi Zeka” nga Peja e Republikës së Kosovës. Prorektori për Financa i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Alifeta Selimi, në hapjen e kësaj konference u shpreh se organizimi i një evenimenti të këtillë është tejet i rëndësishëm, nga vetë fakti se trajton çështjet ekonomike dhe problematikët e migrimit. ,,Dëshiroj që në emër të Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, t’Ju përshëndes për organizimin e kësaj konference të rëndësishme shkencore me karakter ndërkombëtar, e cila në programin e saj të punës do të trajtojë çështjet ekonomike dhe problematikën e migrimit. Vetë pjesëmarrja e ekonomistëve të njohur dhe të shkencëtarëve të kësaj fushe, e dëshmon seriozitetin dhe nevojën për të organizuar takime të këtij niveli shkencor. Me këtë rast, do të doja t’u drejtoj një falënderim të veçantë organizatorëve të këtij tubimi shkencor, Universitetit ,,Haxhi Zeka” nga Republika e Kosovës, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Administrimit të Biznesit të Universitetit tonë, për organizimin e shkëlqyer të Konferencës së katërt shkencore ndërkombëtare, me temë: ,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor”. Po ashtu, u shprehim mirënjohjen tonë referuesve

dhe diskutuesve në këtë konferencë, të cilët jam i bindur se do të japin pasqyrë më të qartë në lidhje me temën e sotme, për zhvillimet ekonomike dhe fenomenin e migrimeve, që viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese”, tha Prof. Dr. Alifeta Selimi. Ai, më tej shtoi se në rajonin tonë, por edhe më gjerë, dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida, probleme dhe çështje ekonomike, ndikimi i të cilave për nga ndjeshmëria dhe efektet kalon përtej mjedisit ku ne jetojmë dhe në këtë mënyrë merr përmasa globale. ,,Në mesin e këtyre sfidave mund të përmendim globalizimin në shumë fusha, si në ekonomi, arsim, kulturë, etj. Sot, pjesa dërmuese e shteteve ballafaqohen me rënie ekonomike dhe realizimin e projeksioneve të tyre, prandaj ekspertiza ekonomike dhe njohësit e mirë të saj duhet të marrin rolin që u takon në evitimin e krizave në vend dhe rajon, për të parandaluar problemet dhe përplasjet sociale. Analiza ekonomike, sot është çështje aktuale për rajonin tonë dhe më gjerë, por kjo tematikë bëhet edhe më e veçantë për shoqëritë në tranzicion, të cilat synojnë integrimin euroatlantik dhe zhvillimet e trendeve bashkëkohore globale. Ne besojmë se kjo konferencë, që ka tubuar rreth 100 pjesëmarrës, akademikë, mësimdhënës, punonjës shkencorë dhe profesionistë të fushës ekonomike, përmes ideve dhe mendimeve shkencore do të jep kontributin e saj në orientimin e politikave më të favorshme ekonomike”, theksoi mes tjerash Prof. Dr. Alifeta Selimi. Rektori i Universitetit ,,Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Fadil

Millaku tha se, organizimi i konferencës së përbashkët mes dy universiteteve është një dëshmi e fortë për bashkëpunimin e ndërsjellë që dy institucionet tona kanë mes veti. ,,Është kënaqësi që të jemi sot këtu si bashkë organizatorë të kësaj konference ndërkombëtare, ku si temë qendrore ka ,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë, përveç prurjeve të reja shkencore që do të sillen nga studiuesit e kësaj fushe do të kontribuojë edhe në ngritjen e cilësisë në arsim. Universitetet kanë dy komponenta shumë të rëndësishme, njëra është mësimdhënia dhe tjera hulumtimi, apo kërkimet shkencore. Unë si Rektor i Universitetit ,,Haxhi Zeka” të Pejës, gjithmonë i kam mbështetur dhe vazhdoj t’i mbështes studiuesit të cilët angazhohen në hulumtimet shkencore. Besoj se në të ardhmen ky bashkëpunim si me këtë konferencë do të forcohet edhe më shumë”, deklaroi Prof. Dr. Fadil Millaku. Dekani i Fakulteti Ekonomik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Raman Ismaili tha se në këtë konferencë marrin pjesë me kumtesat e tyre një numër i madh studiuesish vendorë dhe ndërkombëtarë. ,,Pjesëmarrja e një numri të madh të hulumtuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkencave ekonomike, organizative e sociale, në fusha të ngushta të cilët do të trajtojnë tema me karakter shkencor dhe profesional, të sfiduara nga zhvillimet e proceseve migruese të kohës, dëshmojnë rrugëtimin drejtë avancimit shkencor, profesional dhe institucional të uni-

versiteteve tona. Cilësinë e të arriturave të kësaj konference bindshëm do ta rrit diversiteti i mendimit shkencor i shprehur në shumëllojshmërinë e punimeve shkencore dhe profesionale në ëndvështrimin e qasjeve kontraverse kundrejt dimensioneve të ndryshme të proceseve migruese të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Prof. Dr. Raman Ismaili. Koordinatori i konferencës, Prof. Dr. Etem Iseni vlerësoi se tema boshte e konferencës është shumë aktuale dhe ka karakter multidiciplinar, e cila mund të trajtohet nga shumë aspekte, si nga aspekti ekonomik, politik, social, demografik etj. ,,Procesi i migrimeve është proces që daton që nga kohërat e lashta. Lëvizjet migruese kanë shkaqe të shumta, ku në radhë të parë është kërkimi i kushteve më të mira ekonomike për jetesë. Përveç arsyeve ekonomike, shumë të shpeshta janë migrimet për arsye politike, për arsye të sigurisë, si dhe arsye të tjera. Në këtë konferencë, studiues të shumtë kanë bërë hulumtime të ndryshme, janë bërë analiza kost-benefit dhe janë nxjerrë përfundime të vlefshme, në kuptim të avantazheve dhe disavantazheve të vendeve nga të cilat migrojnë njerëzit dhe të shteteve që i pranojnë emigrantet”, nënvizoi Prof. Dr. Etem Iseni. Konferenca punimet i zhvilloi në pesë sesione ku morën pjesë mbi 100 studiues nga vendi, Kosova, Shqipëria, dhe vende të tjera të Evropës dhe Botës.

NË UT U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA 12.12.2016. Katedra e Edukimit Special dhe Rehabilitimit e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me paralelen speciale të Shkollës fillore ,,Liria” dhe disa organizata të tjera, me aktivitete të ndryshme e shënuan 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet, në Universitetin e Tetovës organizohet vite me radhë nën përkujdesje të Rektoratit dhe Fakultetit Filozofik, respektivisht Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Dekani i Fakultetit Filozofik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatbi Osmani tha se Universiteti ynë, dhe njësia jonë akademike, në vazhdën e aktiviteteve të shumta që ka realizuar, rëndësi të veçantë i ka kushtuar dhe 3 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. “Kjo ditë në veçanti akceptohet për nevojat dhe problemet me të cilat i kanë dhe ballafaqohen personat me nevoja të veçanta. Prandaj, nuk mjaftojnë që vetëm një ditë t’u përkushtohet kujdes kësaj kategorie individësh, por, përkujdesja e jonë institucionale dhe individuale ndaj tyre duhet të jetë për çdo ditë dhe permanente, aq më shumë kur kemi parasysh preferencat e instrumenteve ndërkombëtare të dala nga Deklarata mbi të drejtat e njeriut e OKB-së, Konventa për të drejtat e fëmijës, si dhe nga Etika e mësimdhënësit”, theksoi Prof. Dr. Fatbi Osmani. Shefi i Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit,

Doc. Dr. Bunjamin Memeti, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve u shpreh se personat me aftësi të kufizuara çdo ditë ballafaqohen me barriera sociale dhe fizike, siç janë paragjykimet dhe qëndrimet negative ndaj invalidëve. ,,Në manifestimin e parë që e kemi bërë në këtë universitet, kemi potencuar se krijimi i kuadrit të mirëfilltë që do të merret në mënyrë profesionale me trajtimin, institucionalizimin, qasjen integruese, diagnozstifikimin dhe rehabilitimin e këtyre personave, do të jetë prioritet i universitetit tonë, përkatësisht programit tonë studimor përkatës. Sa për ilustrim, nëse para 15 vjetësh kishte 7-10 persona me autizëm në 10000 banorë, sot ky numër është rrit dhe statistikat e hulumtimeve me relevancë shkojnë në 150 persona në 10000 banorë. Dhe ne mburremi që sot pas katër vitesh, në katedrën tonë kemi 170 studentë të rregullt të cilët në të ardhmen do të jenë të gatshëm për të punuar dhe ndihmuar këta persona në mënyrë profesionale”, tha Doc. Dr. Bunjamin Memeti. Ky manifestim u ndoq nga një numër i madh i studentëve, profesorëve dhe qytetarëve të Tetovës, ndërsa, fëmijët me nevoja të veçanta shfaqën disa këngë dhe poezi me ndihmën e studentëve të Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit. Po ashtu, studentët e kësaj katedre shfaqën edhe një film dokumentar kushtuar kësaj kategorie të shoqërisë dhe përcollën mesazhe për mos paragjykime dhe trajtim të barabartë mes njerëzve.

UT DISKUTOI PËR SUNDIMIN E LIGJIT NË SHBA Në Universitetin e Tetovës, profesori amerikan Dr. Brian Anderson, para studentëve dhe stafit të Fakultetit Juridik mbajti një ligjëratë me temë ,,Sundimi i ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai, gjatë kësaj ligjërate kryesisht u fokusua në pjesëmarrjen e vendimmarrjes së qytetarëve, ndarjen e fuqisë, qasjen e tyre në drejtësi, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. Sipas Dr. Brian Anderson, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë mjaftë rëndësi i pjesëmarrjes në vendimmarrje, e cila u mundëson qytetarëve të marrin pjesë drejtpërdrejtë në aktivitete të ekzekutivit, legjislativit dhe vendimmarrjes administrative. Kurse, sa i përket ndarjes së fuqisë, ai shtoi se bëhet një definim i qartë mes ekzekutivit, legjislativit dhe fuqive juridike. Po ashtu, Dr. Brian Anderson tha se, sa i përket qasjes në drejtësi, të gjithë qytetarët mund të kërkojnë zgjidhje për ankesa të ndryshme. Ndërsa tek mbrojtja dhe siguria, ai tha se qytetarët gjithmonë kanë të drejtë të ndjehen se ata dhe prona e tyre është e mbrojtur dhe e sigurt.

UT E SHËNOI DITËN N T 12.12.2016. Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin Juridik u shënua Dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Me këtë rast, studentët të udhëhequr nga Prof. Dr. Bashkim Selmani, prezantuan edhe hulumtimin shkencor me titull: ,,Realiteti jetësor i qytetarëve shqiptar në Republikën e Maqedonisë 2010- 2014 dhe në gjashtëmujorin e parë të viti 2015”. Sipas profesorit Bashkim Selmani, në këtë hulumtim, se sa shqiptarët i gëzojnë të drejtat e tyre janë përfshirë të gjitha kategoritë institucionale dhe ato politike. ,,Ne i kemi përfshirë të gjitha kategoritë institucionale dhe ato të përfaqësuesve politik se, sa qytetarët shqiptar i gëzojnë të drejtat e tyre. Duke filluar nga noterët, përmbaruesit, gjykatat, parlamenti, kompanitë private EVN dhe ato celulare etj. Ministrat, deputetët dhe përfaqësuesit e tjerë të administratës. Po ashtu, kemi vlerësuar se duhet të përdoren disa nocione juridike të karakterit natyror, siç

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, në fjalën e tij drejtuar auditorit vlerësoi se liritë dhe të drejtat e njeriut janë domosdoshmëri e kohës. Ai tha se do të flas para jush, jo si njohës i kësaj fushe, por as si përfaqësues qeveritar, apo i ndonjë organizate që merret me liritë dhe të drejtat e njeriut, por do të flas si një ish ushtar që në vitin 2001 bashkë me shumë bij dhe bija shqiptare, në mënyrë të organizuar, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare luftuam dhe kërkuam të drejtat që na takonin neve si shqiptarë. Në këtë aktivitet, po ashtu u tha se të drejtat e njeriut janë parimet bazë, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Të drejtat njerëzore përbëjnë bazën e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes.

NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT janë: bashkëjetesa me barazi; diskriminimi me kufizim; kërkesa me pengesë të të drejtave; përqindja me autoktoni; premtimet publike të caktohen datat e realizimit dhe në rast të mos përmbushjes cilat janë ndëshkimet”, tha Prof. Dr. Bashkim Selmani. Prodekani i Fakultetit Juridik, Doc. Dr. Jusuf Zejneli tha se Universiteti i Tetovës, krahas organizimit të procesit edukativ–mësimor, si dhe organizimeve të shumë aktiviteteve të tjera, si konferencat shkencore, botimet e revistave ndërkombëtare dhe bashkëpunimet me institucione të ndryshme dhe me universitetet, rëndësi të veçantë u kushton edhe shënimit të datave siç është kjo e sotmja. Sipas tij, me shënimin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ne si institucion bartim mesazhin që bota bashkëkohore të kalojë të gjitha sfidat dhe barrierat që ka para saj, në zbatimin praktik të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Universiteti i Tetovës e shënoi 22 vjetorin e themelimit 20.12.2016. Universiteti i Tetovës, më 17 dhjetor 2016 e shënoi 22 vjetorin e themelimit. Gjatë ditës, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, bashkë me familjarët e Prof. dr. Fadil Sulejmanit dhe Abdilselam Eminit, si dhe drejtuesit e tjerë të universitetit, profesorë dhe studentë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdilselam Emini, si dhe te varri i themeluesit dhe rektorit të parë historik të UT-së, Prof. dr. Fadil Sulejmani. Për nderë të kësaj date festive për Universitetin e Tetovës,

u mbajt edhe një akademi solemne, ku morën pjesë një numër i madh i personaliteteve publike nga vendi dhe rajoni, në mesin e të cilëve edhe rektorë universitetesh, përfaqësues të korit diplomatik dhe spektrit politik, profesorë dhe studentë. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, theksoi se 22 vjetët e ekzistimit të Universitetit të Tetovës nuk janë thjesht një numër matematikor, por një korpus i ngjeshur vlerash, që ngërthen në vete një histori të tërë të një

populli të përvuajtur, të shtypur dhe të margjinalizuar, por i cili kurrë nuk e humbi shpresën dhe kurajën për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Ai, mes tjerash tha se, 17 dhjetori i vitit 1994 ishte një revolucion për shqiptarët e Maqedonisë, një protestë mbarëpopullore për padrejtësitë historike, një vizion, një projekt largpamës për arsimim dhe emancipim, një hap i madh drejt lirisë dhe demokracisë. Po ashtu, Rektori Prof. dr. Vullnet Ameti, para të pranishmëve shpalosi edhe punën dhe aktivitetet që ky Universitet ka realizuar brenda këtij viti. ,,Në vitin akademik 2016/2017, në ciklin e parë të studimeve, UT ka regjistruar rreth 4000 studentë të rinj, në ciklin e dytë, të magjistraturës mbi 500 studentë dhe në ciklin e tretë, në studimet e doktoratës, 100 doktorantë. Kemi vijuar me mbështetjen për studentët duke ju ofruar lehtësime në disa kategori pagesash, ndërsa një numër të konsiderueshëm i kemi liruar plotësisht nga detyrimet e pagesave

të semestrave. Këtu vlen të theksojmë se, për ekselentët e UT-së kemi ndarë 120 bursa, për studentët e ciklit të parë dhe ciklit të dytë, për vitin akademik 2016/2017. Jo më pak rëndësi i kemi kushtuar bashkëpunimit ndëruniversitar me universitetet shqiptare, universitetet nga rajoni dhe ato ndërkombëtare, duke intensifikuar marrëdhëniet ndërinstitucionale me universitetet shqiptare, nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, universitetet prestigjioze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Austria, Gjermania, Italia dhe nga shtete të tjera. Gjatë vitit 2016 kemi organizuar dhjetëra aktivitete me karakter arsimor, shkencor dhe kulturor, siç janë: Konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare ,,Bashkëpunimi brendakulturor shqiptar”; Simpoziumi shkencor ,,Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe intelektualizmi”; Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Shkencave të Zbatuara; Konferenca e Tretë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave Sportive; Konferenca shkencore ,,Trendet bashkëkohore në shkencat mjekësore dhe dinamika e zhvillimit të mjekësisë moderne”; Seminari i dhjetë Ndërkombëtar i Albanologjisë ,,Letërsia shqipe në shekullin XX”; Konferenca shkencore ndërkombëtare ,,Arsimi dhe edukimi në shoqëritë me diversitet kulturor”; Konferenca shkencore ndërkombëtare ,,Drejtësia dhe sfidat e proceseve euroatlantike”; Konferenca shkencore ,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor”; Konferenca shkencore ,,Jeta, veprimtaria dhe humanizmi i shenjtores Nënë Tereza”; Konferenca shkencore ,,Ndikimi i politikës amerikane në promovimin e demokracisë, paqes, shtet-ndërtimit, mëkëmbjes ekonomike, si dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit’’, etj. Me akademi solemne i kemi shënuar disa prej datave kryesore, sikurse janë: 7 Marsi – Dita e Mësuesit; 9 Maji – Dita e Evropës; 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe; 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, duke mos harruar edhe realizimin e dhjetëra debateve arsimore, botimin e librave dhe disa revistave shkencore”, tha mes tjerash Rektori Prof. dr. Vullnet Ameti. Ai, më tej shtoi se, gjatë këtij viti UT ka fituar edhe disa projekte ndërkombëtare, dhe se njëkohësisht vëmendje të posaçme i ka kushtuar edhe vlerësimit të punës së personaliteteve të njohura nga vendi, rajoni dhe bota. ,,Kemi fituar disa projekte nga fondet ndërkombëtare e vendore, dhe me këtë rast do të veçoja disa prej tyre, që i kemi implementuar ose janë në realizim e sipër, siç janë: Projekti ,,Studimi i përbashkët ndërkufitar për Ekosistemin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Regjionin e Malit Sharr”, që implementohet në partneritet me Universitetin e Prishtinës dhe Universiteti Ebersvalde,

Fondi për Zhvillim të Qëndrueshëm, nga Gjermania dhe njëjti është financuar nga IPA fondet. Implementimin e projektit ,,Eksperiencat e Mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia”, ku në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë ligjërojnë profesorë dhe mjekë me renome nga universitetet dhe spitalet amerikane. Projekti për Shkëmbim Akademik Gjerman, me të cilin kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në shkëmbimin e profesorëve, studentëve dhe përfitimin e bursave studentore. Projekti ,,Google your Future” i cili u realizua mes Universitetit tonë dhe kompanisë gjigante Google. Projekti ,,Integrimi i pajisjeve mobile në sistemin multimedial”, i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit e Republikës së Sllovenisë. Fillimin e projektit të përbashkët ,,Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të larta arsimore, që realizohet nga Ministrin e Arsimit dhe Shkencës e RM-së në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Hulumtimit të Lartë kombëtar të Francës dhe Ministria e Punës dhe të Mësuarit e Irlandës Veriore. Në suaza të fondeve Evropiane ,,BallkanMed”, vijon partneriteti me Qarkun e Gjirokastrës, Qarkun e Janinës dhe Komunën e Zhelinës, që është projekt i përbashkët. Vëmendje të posaçme i kemi kushtuar vlerësimit të punës së personaliteteve të njohura, të cilët me kontributin e tyre të çmuar i kanë avancuar shkencat në përgjithësi dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre për lirinë, demokraci-

në dhe mbrojtjen e parimeve dhe të drejtave universale. Në këtë drejtim, Universiteti ynë deri më tani ua ka ndarë titullin shumë figurave të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët i kanë shërbyer njerëzimit, dijes dhe shkencës dhe në këtë frymë, ne sot, në përvjetorin e 22-të me radhë, me vendim të Senatit të UT-së, në këtë Akademi solemne, titullin Doctor Honoris Causa do t’ua ndajmë dy personaliteteve meritore: profesoreshës gjermane, Prof. dr. Beate Hen-Memeshaimer dhe Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Arsim Bajramit”, shtoi mes tjerash Prof. dr. Vullnet Ameti. Në këtë akademi, të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtua edhe zv.Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Doc. dr. Festim Halili, i cili theksoi se Qeveria e Maqedonisë deri më tani gjithmonë e ka mbështetur Universitetin e Tetovës dhe se të njëjtën gjë do të vazhdoj ta bëjë edhe në të ardhmen. Në këtë akademi Universiteti i Tetovës laureoi me titullin Doctor Honoris Causa dy personalitete të jetës akademike, profesoreshën gjermane, Prof. Dr. Beate HenMemeshaimer dhe Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Arsim Bajrami. Kryetar i Komisionit Recensues, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i UT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku

lexoi referatin për dy laureatët. Ai tha se Prof. dr. Beate Hen-Memeshaimer gjatë karrierës së saj universitare ka kryer shumë funksione publike, si anëtare senati, shef dege dhe dekane e Fakultetit të gjuhëve dhe letërsisë në Universitetin e Mannheim-it, megjithatë ajo jetën e saj ia ka përkushtuar shkencës dhe ka fituar shumë projekte shkencore, të cilat i ka vënë në dispozicion të pasardhësve të saj dhe studentëve nga e mbarë bota. Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer është nismëtarja dhe punëtorja më e zellshme e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Mannheim-it, i cili për një dekadë është njëri ndër universitetet udhëheqëse në Gjermani, gjithë potencialin e saj human, shkencor dhe financiar ajo e ka vënë në mbështetjen e kuadrit të saj mësimor dhe studentëve nga e mbarë bota. Ndërsa Prof. dr. Arsim Bajrami, karrierën e tij e nisi në vitin 1984 si asistent-praktikant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, për lëndët E drejta kushtetuese dhe Sistemi politik. Në vitin 1987 zgjidhet në thirrjen e asistentit në Fakultetin Juridik, kurse u autorizua si ligjërues në vitin 1991, ndërsa në vitin 1996, pas përfundimit të doktoratës, zgjidhet në thirrjen mësimore shkencore docent. Në vitin 2000 zgjidhet profesor inordinar, ndërsa në vitin 2004 zgjidhet në thirrjen e fundit akademike, profesor ordinar. Krahas angazhimit në Universitetin e Prishtinës, Prof. dr. Arsim Bajrami më herët ka kontribuuar si ligjërues edhe në Departamentin e shkencave politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, si profesor vizitues në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Budapest, Hungari (1997), në Universitetin e Kalabrisë, në Kozencë, Itali (1999), në Universitetin e Tiranës (2003), bashkë-ligjërues në Universitetin publik të Arizonës në SHBA (2003). Vendimin e Senatit për ndarjen e titullit Doktor nderi i shkencave për Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer dhe Prof. dr. Arsim Bajramin, e bëri publik promotori, Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. dr. Reshat Qahili. Gjatë leximit të vendimit, ai tha: ,,Në bazë të nenit 144 të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe nenit 268 të Statutit të Universitetit të Tetovës, Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 14 dhjetor të vitit 2016, solli: V E N D I M, për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Arsim Bajramit dhe Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer.” Laureatëve, Prof. dr. Arsim Bajrami dhe Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer, diplomat ua ndau Rektori i UTsë, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Pas marrjes së diplomës, Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer u shpreh mjaftë e emocionuar me vlerësimin që i bëri Universiteti i Tetovës. ,,Jam shumë e lumtur dhe ndjehem tepër e nderuar me këtë çmim. Ky nder që sot po ma bëni mua, sigurisht se do më shtyjë që edhe më shumë të angazhohem për ta ndihmuar universitetin tuaj. Besoj se në të ardhmen Universiteti i Tetovës do të jetë edhe më i fuqishëm dhe do të jetë përkrah universiteteve të tjera rajonale dhe botërore. Deri më tani ka ndërtuar një imazh të mirë dhe falë cilësisë që ka krijuar, ka arritur që të bashkëpunojë me një numër të madh universitetesh ndërkombëtare”, deklaroi Prof. dr. Beate Henn-Memmesheimer. Ndërsa Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Prof. dr. Arsim Bajrami tha se ndjehet tepër i lumtur që me këtë çmim e nderon shtëpia e tij e dytë akademike. “Me këtë çmim që po më jepet sot, po nderohet kontributi i gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët për më shumë se 20 vite, me shumë mund dhe sakrifica udhëtuan në këtë universitet, që nga një ëndërr të bëjnë realitet një universitet modern, bashkëkohor, i cili padyshim nuk e kishte vetëm rolin akademik, krijimin e një klase intelektuale, por, ishte edhe promotor dhe bartës i përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve për të realizuar të drejtat e barabarta

dhe përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve, që të jetë një komb me të drejta të barabarta shtetformuese në Maqedoni. Kjo është shtëpia ime dytë, andaj edhe ndjehem krenar që pata rastin të jem mentor i 16 doktorë shkencash dhe rreth 73 magjistra shkencash, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe bartës të proceseve, tha Ministri Bajrami. Universiteti i Tetovës tashmë është i afirmuar, respektuar dhe nga më cilësorët në Maqedoni, që ka ndërtuar një imazh të mirë ndërkombëtar, por ky tashmë ka edhe sfidat siç janë rritja e cilësisë, gjithëpërfshirja dhe rritja e numrit të studentëve. ky çmim na obligon edhe më shumë që bashkërisht të punojmë më shumë në rrugën e integrimeve kombëtare dhe evropiane”, vlerësoi Prof. dr. Arsim Bajrami. Kjo akademi u begatua edhe me një program artistik, ku para të pranishmëve interpretoi këngët ,,Lule universitet”, dhe ,,Kopshti i dashurisë”, profesori i Fakultetit të Arteve, Selami Kolonja i shoqëruar në Piano nga Taulant Kolonja. Për nderë të 22 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, ditë më parë, Fakulteti i Kulturës Fizike i UT-së organizoi Marshin Malor me studentët, dhe turnirin në Futboll të vogël. Ky turnir ku garojnë nga një ekip i çdo fakulteti të UT-së, tani më u organizua për të tretin vit me radhë dhe është shndërruar në tradicional. Këtë vit vendin e parë e fitoi ekipi i Fakultetit të Administrimit të Biznesit, në Kumanovë, vendin e dytë e zuri ekipi i Fakultetit të Kulturës Fizike, ndërsa vendi i tretë i takoi ekipit të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.

ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË P 22.12.2016. Në Universitetin e Tetovës, më 29 dhjetor 2016 do të mbahen zgjedhjet studentore për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, si dhe zgjedhjen e kryetarëve të Parlamentit Studentor në të gjitha fakultetet e UT-së, dhe anëtarët e tjerë të këtij Parlamenti. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së u soll më 12 dhjetor 2016, nga Komisioni Zgjedhor i Parlamentit Studentor, kështu njoftojnë për Telegrafi Maqedoni nga UT. Në këto zgjedhje të garojnë dy kandidatë për kryetar të

PARLAMENTIT STUDENTOR Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, studenti i Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Argëtim Arifi dhe studentja e Fakultetit Juridik, Donika Kamberi, të cilët për t’i paraqitur kandidaturat e tyre kanë grumbulluar më shumë se njëmijë nënshkrime nga studentët. Të dy kandidatët tani më kanë filluar fushatën e tyre, duke shpalosur para studentëve platformën dhe programin e tyre, si dhe kandidatët për kryetar të Parla-

mentit Studentore nëpër Fakultetet e UT-së dhe anëtarët e tjerë të këtij organi. Kandidatja për kryetar të Parlamentit Studentor të UTsë, Donika Kamberi, fushatën për promovimin e platformës e filloi para studentëve të Fakultetit Ekonomik, Juridik, Filozofik dhe Filologjik. Ajo, para studentëve tha se përcaktimi i sloganit. “Një kauzë, një e ardhme” ka për qëllim të qartësojmë vizionin tonë se deri ku pretendojmë të shkojmë ne si ekip, dhe misioni jonë varet nga ju studentët, me besimin dhe inkorporimin që ky mision të përmbushet dhe ky vizion të arrihet. Misioni dhe vizioni janë në lidhje kauzale dhe jo rastësisht motoja ime përkon me historikun e vet universitetit, andaj kërkoj nga ju mbështetje për vazhdimin e kësaj kauze fisnike. Ndaj shërbimeve të jemi shume objektiv, decid dhe apelues, mesazhi ynë është imediat. Ne proklamojmë vlerat më të larta socialdemokrate. E rëndësishme është që të mos cenohet integriteti dhe dinjiteti i studentit. Vlerat tona mbi të cilat do të hapërojmë dhe tek të cilat besojmë janë: që të respektojmë diversitetin dhe ndryshimin, të jemi të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm ndaj çdo kërkese. Të angazhohemi që mjedisin studentor ta përshkojë toleranca, harmonia dhe paqja, si dhe të bashkëpunojmë me organizata që të nxisim vetëdijen dhe kulturën”, tha me këtë rast studentja Donika Kamberi, kandidate për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës. Kandidati për kryetar të Parlamentit Studentor të UTsë, Argëtim Arifi, fushatën për prezantimin e platformës e filloi me studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit në Kumanovë. Nën moton ,,Vota jote ka peshë”, ai para studentëve të këtij fakulteti theksoi se nëse ai dhe ekipi i tij do të fitojë, do të angazhohet për një jetë studentore më të mirë, duke bashkëpunuar me të gjithë studentët, me qëllim që bashkërisht të realizojnë aktivitete të ndryshme, në të mirë të studentëve, universitetit dhe shoqërisë në përgjithësi në vendin tonë. Ditëve në vijim, studenti Argëtim Arifi platformën e tij do ta promovojë edhe para studentëve të fakulteteve të tjera të Universitetit të Tetovës. Të dy kandidatët e kanë falënderuar Komisionin Zgjedhor të Parlamentit Studentor, si dhe udhëheqësinë e deritashme për angazhimin e tyre dhe kontributin që kanë dhënë dhe që vazhdojnë të japin gjatë këtij procesi zgjedhor. Deri më tani, në krye të Parlamentit Studentor të UT-së ka qenë studenti i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Ardian Bilalli, kurse pas përfundimit të zgjedhjeve studentore, të cilat do të mbahen më 29 dhjetor do të mësohet emir i kryetarit të ri të Parlamentit Studentor të UT-së.

STUDENTËT E UT�SË DISKUTUAN PËR VARFËRINË NË VENDIN TONË 23.12.2016. Klubi i sociologëve ,,Fehmi Agani” i Fakultetit Filozofik i Universitetit të Tetovës, më 22 dhjetor 2016, organizoi debat, me temë ,,Varfëria pika e zezë e shoqërisë”. Shefi i Katedrës së Sociologjisë, Prof. dr. Ibish Kadriu tha se ky debat i organizuar nga studentët tregon për përkushtimin e tyre në trajtimin e temave të ndryshme sociale, duke i inkurajuar studentët, respektivisht Klubin e Sociologëve ,,Fehmi Agani” të UT-së, që edhe në të ardhmen të punojnë në realizimin e projekteve të tyre dhe në këtë mënyrë ta ndihmojnë shoqërinë në përgjithësi. Kryetarja e Klubit të Sociologëve ,,Fehmi Agani”, studentja Gresa Lita tha se ky debat është realizuar me vetë faktin se në vendin tonë kriza e rëndë e varfërisë, më së shumti po i rëndon familjet sociale, dhe e kanë shumë të vështirë t’i sigurojnë gjërat elementare të jetesës. ,,Në periudhën e fundit dhjetëvjeçare, largimi i qytetarëve nga Maqedonia ka shënuar shifra alarmante, duke e bërë emigrimin nga vendi një dukuri që bie në kundërshtim me të gjitha të dhënat dhe statistikat zyrtare sa i përket varfërisë dhe rritjes ekonomike në vend. Nga dita në ditë në Maqedoni po shënon rritje numri i atyre të cilët të ardhmen e shohin jashtë vendit”, shtoi mes tjerash Lita. Ndërsa studentja Rejhane Luma, në këtë debat kryesisht u fokusua tek varfëria si koncept, ku vuri në dukje se ky fenomen është një dukuri komplekse që përfshin dimensione të ndryshme të mangësive dhe është një koncept multidimensional. ,,Varfëria për shumë familje nënkupton pamundësinë e qasjes në botën e mundësive të mjaftueshme dhe shkakton pasiguri të mëdha ushqimore, por edhe shoqërore. Varfëria paraqet mungesën e të mirave materiale, ku gjysma e popullatës në botë vuan nga mjerimi i tepërt, përballen me mungesë të ujit, ushqimit, veshmbathjes, domethënë gjëra elementare, kurse pjesa tjetër këto gjëra i ka me bollëk dhe madje i hedh në mbeturina. Ky fenomen ndodh edhe tek ne dhe duke

pasur parasysh të gjitha këto mangësi, popullata shkon drejtë një kaosi tragjik, ku nuk mungojnë sëmundjet dhe vdekjet e shumta”, tha Luma. Kurse studenti Jeton Fazlija u shpreh se nuk duhet pritur nga të varfrit, që ata vetë ta ndryshojnë gjendjen e tyre, ngase përballen me mungesa të shumta. ,,Sot, një e katërta e popullsisë botërore jetojnë në varfëri të rëndë dhe të izoluar nga shoqëria. Vetë niveli i lartë i varfërisë është i padiskutueshëm. Të varfër gjejmë gjithandej, tek të afërmit, në lagje, në shkollë, në punë dhe kudo në botë. Se çdo të thotë varfëri, e di vetëm ai që e ka përjetuar, ndoshta edhe njëherë të vetme në jetë”, deklaroi Fazlija. Por, studentja Yllza Musai vlerësoi se nga varfëria në Maqedoni, 180 mijë qytetarë jetojnë me më pak se 100 denarë në ditë. ,,Në vendin tonë mendoj se rroga mesatare e një të punësuari duhet të jetë më shumë se 500 euro në muaj, që një familje të ketë jetë solide dhe t’i mbulojë shpenzimet mujore, por këtu investohet në gjëra të panevojshme, në përmendore e statuja, ndërsa rroga minimale e një të punësuari nuk arrin as në 200 euro dhe kjo për një familje është e papërballueshme”, vlerësoi Musai. Sipas studentes Afrona Mashkulli, varfëria sot është në çdo pjesë të shoqërisë tonë. Ajo tha se, kësaj problematike sot shumë pak i kushtohet rëndësi. ,,Është për të ardhur keq, ne si shoqëri sot e kemi shumë të vështirë të përballemi me këtë fenomen të trasuar, dikush ka shumë, e dikush nuk ka asgjë, sigurisht që kjo nuk është e drejtë, ato të cilët duhet ta zgjedhin këtë problem heshtin, kurse ne të tjerët nuk kemi se si t’i ndihmojmë ata që kanë nevojë, ne jemi të vetëdijshëm se ky problem na vret ngadalë të gjithëve dhe na e vjedh për çdo ditë shpresën për një jetë më të mirë”, theksoi Afrona Mashkulli. Në këtë debat, po ashtu u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër, i realizuar nga studentja e sociologjisë, Edona Dauti, kushtuar varfërisë në vendin tonë.

DONIKA KAMBERI U ZGJODH KRYETARE E PARLAMENTIT STUDENTOR TË UT�SË

29.12.2016. Kandidatja për Kryetare të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi është zgjedhur kryetarja e re e këtij Parlamenti. Fatjona Abdullahi nga Komisioni Zgjedhor i Parlamentit Studentor të UT-së, pas numërimit të votave, tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4789 studentë dhe e shpalli zyrtarisht fituese Donika Kamberin për fituese, me 3230 vota, ndërsa kandidati tjetër Argëtim Arifi fitoi 1538 vota, prej të cilave 21 u shpallën si të pavlefshme. Ajo, po ashtu vlerësoi se në të gjitha qendrat e votimit, zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë shumë të drejtë, transparente dhe mbi të gjitha në mënyrë demokratike, dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë studentët e Universitetit tonë për rëndësinë që i kushtuan këtij procesi zgjedhor. Po ashtu, ajo ka falënderuar edhe të gjithë anëtarët e tjerë të Komisionit Zgjedhor për kontributin që kanë dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor. Kryetari në largim i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Ardian Bilalli, ka uruar të dy kandidatët për garën që kanë zhvilluar në këto zgjedhje, ndërsa kryesinë e re, në krye me Donika Kamberin, që morën legjitimitetin e studentëve, i përgëzoi duke shpresuar se gjatë mandatit të tyre do t’i realizojnë të gjitha projektet të cilat i kanë premtuar para studentëve. Kryetarja e sapozgjedhur e Parlamentit Studentor të

UT-së, Donika Kamberi, i ka falënderuar të gjithë studentët për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë. ,,Dua të falënderoj të gjithë studentët për përkrahjen që na kanë dhënë. Ne sot, të gjithë së bashku kemi dhënë një mesazh për të gjithë, se si respektohen parimet dhe vlerat e demokracisë. Sot të gjithë studentët kanë fituar, askush nuk është humbës. Sigurisht që ne zhvilluam një garë dhe brenda garës ka një fitues dhe një humbës, por e rëndësishme është se të gjithë mes vete jemi miq dhe jemi studentë të këtij universiteti. Së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona. Dua të falënderoj edhe kundër kandidatin tim, Argëtim Arifin, për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, dhe ne në të ardhmen do të punojmë bashkërisht për të mirën e të gjithëve, për të mirën e studentëve, dhe me këtë do ta nderojmë veten tonë, por edhe vet Universitetin e Tetovës”, u shpreh Kryetarja e sapozgjedhur e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi. Ndërsa kundër kandidati për Kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, Argëtim Arifi ka uruar Kryetaren e re për fitoren, me çka theksoi se mbështetja e tij për kryesinë e re do të jetë e pa rezervë. ,,Dua ta përgëzoj dhe ta uroj Donika Kamberin për fitoren. Ishim dëshmitarë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë korrekte dhe tepër demokratike. Kjo ishte vetëm një garë mes nesh. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në të mirë të studentëve. Mbështetja jonë nuk do të mungojë për kryesinë e re dhe bashkërisht do të arrijmë t’i ndihmojmë të gjithë studentët në realizimin e aspiratave të tyre”, theksoi Argëtim Arifi. Kryetarja e re e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi është studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, e cila në dy vitet e ardhshme do të udhëheq me Parlamentin Studentor të Universitetit të Tetovës.

STUDENTËT E FAKULTETIT TË ARTEVE TË UT�SË ORGANIZUAN KONCERTIN SEMESTRAL 29.12.2016. Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, më 27 dhjetor 2016, organizoi koncert me muzikë vokale-instrumentale. Ky aktivitet organizohet çdo fundvit me përmbylljen e ligjëratave për semestrin dimëror, nga studentët e Programit studimor të Artit muzikor, njoftohet në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni. Në këtë aktivitet studentor, të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim i UT-së, prof. dr. Reshat Qahili, kompozitori i operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, Rauf Dhomi, dekanë, profesorë dhe studentë. Shefi i Programit studimor të Artit muzikor, Bajramali Idrizi tha se ky koncert organizohet tani më disa vite me radhë në përmbyllje të semestrit dimëror dhe kryesisht është me muzikë vokale-instrumentale. Ai e falënderoi kompozitorin Rauf Dhomi për kompozimin e këngës arvanitase ,,Çamëri”, të cilën e ka kompozuar dhe i’a ka dhuruar Korit të Universitetit të Tetovës për ta interpretuar. ,,Ky koncert është një ngjarje shumë e rëndësishme për studentët e Programit studimor të Artit muzikor, pasi ata me padurim presin që të performojnë, qoftë këngët e tyre, qoftë edhe pika të ndryshme muzikore me instrumentet e tyre, si flaut, violinë, violonçel, e kështu me radhë. U jemi mirënjohës të gjithë profesorëve të muzikës,

të cilët po punojnë me shumë përkushtim me studentët e tyre. Dua ta falënderoj edhe kompozitorin e parë të operës kosovare “Goca e Kaçanikut”, Rauf Dhomin, për dhuratën që ia ka bërë korit të Universitetit të Tetovës, kompozimin e tij me motive arvanitase ,,Çamëri, që përherë të parë sonte do të këndohet në këtë koncert nga Kori i UT-së”, tha profesori Bajramali Idrizi. Koncerti filloi me një pikë muzikore në piano, nga studentja Arba Mehmeti. studenti Bleron Kurtishi e interpretoi këngën ,,Pranvera filloi me ardhë”, kurse studenti Elhan Memishi e interpretoi arien ,,Figaro”, që të dy të shoqëruara në piano nga korepetitori Taulant Kolonja. Kënga ,,E vogël kam qëllue” u interpretua nga studentët Leutrim Zejnullahi dhe Nita Ismajli, ndërsa më pas studentja Bejina Berisha dhe studenti Arlind Pajaziti interpeluan nga një pikë instrumentale në piano. Koncerti pasoi me Kuartetin ,,Esspresivo” dhe Kuartetin e klarinetave, dhe Kuartetin e harqeve. Ndërsa në violinë performuan studentet Funda Ali dhe Zana Zumeri. Në këtë koncert performoi edhe orkestra e Fakultetit të Arteve dhe Kori i Universitetit të Tetovës, të cilët përcollën emocione të veçanta për të pranishmit në sallë.

UT I NDAU INDEKSAT PËR GJENERATËN E DYTË TË DOKTORANTËVE 26.12.2016. Me një ceremoni solemne në Universitetin e Tetovës, sot u prezantua gjenerata e dytë e doktorantëve. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, solemnisht ua ndanë indeksat doktorantëve që studimet në Ciklin e tretë do t’i ndjekin në shtatë fakultete të UTsë. Përgjegjësi i Zyrës për studime të doktoratës, Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti, para doktorantëve i prezantoi programet studimore për të gjitha drejtimet, ku ata i kanë regjistruar studimet në Ciklin e tretë. Ai tha se organizimi i studimeve të doktoratës në nivel universiteti siguron kualitet të unifikuar, konkurs të përbashkët me kritere të unifikuara pranimi dhe procedurë administrative të unifikuar. Sipas tij, studimet e doktoratës zgjasin tre vjet dhe realizohen në 6 semestra. Po ashtu, sot gjenerata e dytë e doktorantëve të Universitetit të Tetovës e zhvilluan edhe ligjëratën e parë në lëndën Metodologjia e kërkimit shkencor.

STUDENTËT E UT�SË ORGANIZUAN SEANCË TË IMPROVIZUAR GJYQËSORE 29.12.2016. Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, semestrin dimëror e përmbyllën me një seancë gjyqësore të improvizuar. Për realizimin e kësaj seance, studentët janë motivuar nga kontestet juridikecivile. Ata, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Bashkim Selmanit, në improvizimin e kësaj seance kishin përzgjedhur kompensimin e dëmit material me karakter publik dhe njëkohësisht prezantuan një dokumentar të shkurtër me disa aksidente të frikshme. Profesori Bashkim Selmani theksoi se kjo seancë e improvizuar nga studentët ka për qëllim që të jep mesazhin deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i kushtojnë rëndësi të veçantë sigurisë në komunikacion, nga se në të shumtën e rasteve këto aksidente paguhen edhe me gjënë më të shtrenjtë, jetën. ,,Siguria në komunikacion vazhdon të jetë një ndër sfidat më të pa adresuara në Maqedoni. Nëpër rrugët e Maqedonisë, në vitin 2016, kanë ndërruar jetë 138 persona, në aksidente rrugore. Në vitin 2015 kanë ndërruar jetë 144, kurse në vitin 2014 kanë ndërruar jetë 130 qytetarë. Sipas Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion në tre vitet e fundit në Maqedoni nga aksidentet rrugore ka pasur gjithsej 414 viktima”, tha Prof. Dr. Bashkim Selmani. Këtë aktivitet të studentëve e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi. Ai tha se për nga organizimi i aktiviteteve studentore, Fakulteti Juridik tanimë e ka dëshmuar se ka studentë kreativë dhe cilësorë, të cilët në çdo kohë janë të gatshëm të ballafaqohen me sfida të ndryshme dhe në mënyrë të organizuar dinë t’u prijnë proceseve. Studentëve pjesëmarrës në improvizimin e seancës gjyqësore, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi, në shenjë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre u dhuroi nga një libër.

UNIVERSITETI YNË ARDHMËRIA JONË

GAZETA UNIVERSITARE_5.pdf

Fax: +389 44 334 222. e-mail: [email protected]. Page 3 of 64. GAZETA UNIVERSITARE_5.pdf. GAZETA UNIVERSITARE_5.pdf. Open. Extract.

16MB Sizes 2 Downloads 58 Views

Recommend Documents

Gazeta 14.pdf
Whoops! There was a problem loading this page. Page 2 of 10. Whoops! There was a problem loading this page. Page 3 of 10. Whoops! There was a problem ...

Gazeta 14.pdf
Sign in. Page. 1. /. 10. Loading… Page 1 of 10. Page 1 of 10. Page 2 of 10. Page 2 of 10. Page 3 of 10. Page 3 of 10. Gazeta 14.pdf. Gazeta 14.pdf. Open. Extract.

GAZETA UNIVERSITARE_1.pdf
Fax: +389 44 334 222. e-mail: [email protected]. Page 3 of 48. GAZETA UNIVERSITARE_1.pdf. GAZETA UNIVERSITARE_1.pdf. Open. Extract.

GAZETA nentor 11.pdf
të luftuar ferrin në tokë sepse asgjëson. vuajtjen (e lindjes, shiko librin biblik Za- nafilla) dhe punën e mundimshme (djer- sën e ballit, shiko librin biblik Zanafilla).

Gazeta Senior Wrocław listopad-grudzień 2015.pdf
Page 1 of 32. Ta gazeta jest bezpłatna dzięki: MEDICA. HUMANA. 1. Windy schodowe. duża czcionka. Gazeta. Wojciech Dąbrowski. Nie chciałem być aktorem.

informator medyczny 2014 Gazeta Jarocińska.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. Main menu.

Gazeta Senior Wrocław wrzesień-październik 2015.pdf
razie o tym sza! Uważam, że ludzie, zwłaszcza ludzie. sztuki, powinni mieć wykwintną starość – w otoczeniu. piękna, dobra, spokoju. Chciałabym, żeby powstały ...