FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE UNIVERSITETI I PRISHTINES “HASAN PRISHTINA”

PUNIM DIPLOME

Mjetet transportuese ne komunikacion

Mentori:

Kandidati:

Prof.Dr.Musli Bajraktari

Qendrim Haziri

Prishtine,2016

Permbajtja:

I. Mjetet perkatese per transportin e mallrave I.1. Transporti i mallrave te vecanta ne njesi/cope I.2.Transporti i mallrave rinfuze I.3.Transporti i mallrave te lengeta I.4.Transporti i lengjeve te pemeve dhe perimeve dhe pijeve alkoolike

II.Pajisjet teknologjike per manipulim gjate transportit te mallrave II.1.Teknologjia e bartjes se paletave II.2.Teknologjia e bartjes se kontenjereve

III.Ngarkimi, shkarkimi dhe deponim I karburanteve te lengeta III. Transporti I karburanteve te lengeta

IV.Infrastruktura rrugore/hekurudhore per transportin e mallrave IV.1.Infrastrukturae rrjetit rrugore ne territorin e Kosoves IV.2.Infrastruktura e rrjetit hekurudhore ne territorin e Kosoves IV.2.1.Infrastruktura e Hekurudhave te Kosoves “INFRAKOS” IV.2.2.Hekurudhat e Kosoves HK-Trainkos Sh.A.

HYRJA Në periudhën në të cilën po jetojmë transporti luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore. Organizimi i mirëfilltë i transportit, me aplikimin e formave dhe mjeteve adekuate për transport është mëse i nevojshëm në organizimin jetësorë. Me zhvillimet teknike dhe teknologjike, mjetet dhe pajisjet e transportit nga dita në ditë po avancohen. Nevoja për transport efikas, ekonomik, të sigurt e komfor është gjithnjë e më e madhe. Për një organizim të mirëfilltë të transportit përveç mjeteve përkatëse nevojitet edhe infrastruktura rrugore si dhe rëndësi gjithnjë e më e madhe po i epet edhe kushteve të veçanta / pajisjeve të posaçme që nevojiten për transportimin e mallrave me karakteristika të veçanta. Në këtë punim do analizohet se në çmasë është i organizuar transporti i mallrave, cila është infrastruktura rrugore/hekurudhore, cila është baza ligjore me të cilën rregullohet transporti mallrave, cilat do ishin format e transportit që duhet të shfrytëzohen më tepër, si do bëhej shkarkimi i rrugëve të caktuara duke krijuar rrugë të reja apo duke orientuar transportin e mallrave në forma të tjera të transportit, si dhe çështje të tjera që do ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe nivelit të sigurisë gjatë transportit të mallit. Andaj përmes analizave dhe statistikave konkrete të transportit të mallit do informohemi mbi zhvillimin e transportit aktual, duke evidentuar rrugët kyçe të transportit të mallrave, fluksin e automjeteve transportuese, dhe varësisht nga numri i qarkullimeve dhe rëndësisë lidhëse me rrjetin e rrugëve Evropian do sjellim konkluzione dhe rekomandime me të cilat do ndikohet në ngritjen në nivel më të lartë të organizimit të transportit të mallrave, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të transportit, zgjerimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja, funksionalizimin e rrjetit hekurudhor etj.

KAPITULLI -I-

I. Mjetet përkatëse për transportin e mallrave

Transporti i mallrave bëhet me mjete përkatëse varësisht nga karakteristikat e mallrave si: - vetitë fizike dhe kimike të mallrave; - mënyra e paketimit të mallrave; - vëllimi i mallrave (t/m³); - dimensioni dhe pesha e njësisë së ngarkesës; - etj.

Varësisht nga karakteristikat e veçuara me larte kemi: Transporti i mallrave të veçanta, në njësi/copë; Transporti i mallrave refuze; Transporti i mallrave të lëngëta;

I.1. Transporti i mallrave të veçanta, në njësi /cope

Mallrat e veçanta transportohen të paketuara ose jo të paketuara. Si ambalazhe përdoren kuti kartoni, arka druri, fuçi metalike dhe plastike etj. Automjeti për bartjen e mallrave të veçanta në njësi.

Figura 2.1. Automjeti për bartjen e mallrave të veçanta në njësi

Në qoftë se manipulimi është i mekanizuar, mallrat grupohen në njësi të ngarkesave duke përdorur kontejnerë ose paleta. Me qëllim të mbrojtjes së mallrave gjatë transportit gjithnjë e më tepër përdorën automjete me hapësirë të ngarkesës së mbyllur (siç është treguar në figurën 2.1.) apo kamion të mbyllur të cilët hapen edhe në pjesën anësore. Ngarkim-shkarkimi i mallrave bëhet nga anën e pasme dhe anësore, me vinça dore apo me pirunjerë të mekanizuar. Automjetet standarde për mallra të veçanta janë kamionët, me sënduk të hapur të ngarkesës, kapakët anësorë hapen, kulmi është nga pëlhura. Gjatë përdorimit të kamionëve është e nevojshme të vendoset edhe pajisje për shtrëngim (lidhje) të mallit - litarë dhe pajisje për shtrëngim të litarëve.

I.2. Transporti i mallrave refuse Në mallra refuze që transportohen në transportin rrugor përfshihen: materialet e ndërtimit (dheu, rëra, çimentoja, betoni), drurët, xehet, gruri etj. Ky lloj i mallit sipas madhësisë mund të jetë në pluhur, kokërr e imët, kokërr e trashë, copë e imët dhe copë e trashë. Transporti i mallrave refuze kryhet me ose pa paketim, respektivisht i paketuar ose i pa paketuar.

Figura 2.2. Automjeti me mekanizmin për vetëshkarkim.

Mallrat refuze pa ambalazh transportohen me automjete të veçanta, të cilat sipas llojit të vet përshtaten me llojin e mallrave për çka janë destinuar. Në këtë aspekt, dallimet ekzistojnë në transportin e mallrave refuze të cilat i përshtaten ndikimeve atmosferike ose janë të dëmshme për mjedisin. Për këtë qëllim, përdoren automjete të pajisura me karroceri të mbyllur, pra enë me formë të ndryshme dhe me makineri të posaçme. Mallrat e pandjeshme transportohen me automjete me karroceri të hapur (zakonisht metalike), të cilat sipas rregullës zbrazen me ndihmën e mekanizmit të vet për ngarkimin dhe shkarkimin. Mallrat në pluhur dhe mallrat sintetike transportohen në enë të mbyllura me formë cilindrike, të cilat janë vendosura horizontalisht apo vertikalisht, me një hapje të përshtatshme për ngarkim ose shkarkim. Mallrat refuze në kokrra transportohen me kamionë cisterna të pajisur me mjete për vetëshkarkim me animin e tërë cisternës. Mallra të tjera (materiali ndërtimor) nuk kanë nevojë për kushte të veçanta të transportit. Përdoren automjete për vetëshkarkim standard (sëndukë të hapur ngarkimi). Shkarkimi mund të bëhet duke e anuar sëndukun e ngarkesës në anën e saj ose prapa. Siç është paraqitur ne figurën 3. Për transport të mallrave të veçanta refuze, si qymyri, guri, mineralet e tjera, të cilat në mënyrë mekanike ngarkohen në sasi të veçanta të mëdha, automjeti respektivisht karroceria e tyre duhet të jetë shumë rezistente ndaj goditjeve, si në vendet e ngarkesës gjatë rënies, ashtu edhe në vetë elementet e mekanizmit për ngarkim. Kabina e shoferit patjetër duhet të ketë mbrojtje të veçantë.

I.3. Transporti i mallrave të lëngëta Në mallra derdhëse - të lëngshme përfshihen lëndë djegëse të lëngëta dhe derivatet e naftës, pijet alkoolike, vajrat e ndryshme (minerale dhe ato ushqimore), produktet kimike, gazet e lëngshme, uji etj.. Transporti i mallrave të lëngshme bëhet me ose pa paketim, respektivisht ambalazhi është vetë karroceri e automjetit. Si ambalazh përdoren fuçi, balona, kanaçe, shishe dhe enë të tjera.

Transporti i sasive të mëdha të mallrave të lëngshme, në relacione të shpeshta dhe të gjata, bëhen në mënyrë të thjeshtë, me cisterna njëpjesëshe me kapacitet të madh (10 - 28.000 litra) pa pompa të ndërtuara për operacione ngarkimi-shkarkimi. Transporti shpërndarës ose grumbullues i mallrave të lëngshme bëhet me cisterna të cilat janë ndërtuar me ndarje (në shumë pjesë). Për këtë qëllim me sukses përdoren tërheqës me gjysmë rimorkio – cisterna me kapacitet prej 8. - 20.000 litra. Cisternat janë të pajisura me pompa për manipulim të zakonshëm dhe me instrumente matëse. Transporti i lëndëve djegëse të lëngëta kërkon cisterna nga materiali më i fortë me formë cilindrike, të mbështjella në skajet dhe të pajisura me mjete të veçanta për shkak të presionit të lartë. Në automjet nuk mund të ketë një, dy ose tre cisterna lirisht të mbështetura njëra me tjetrën. Mekanizimi për mallra të lëngshme bëhet me pompim nëpërmjet tubacioneve. Pompat mund të jenë të ndërtuara në automjet ose të vendosura në hapësirën e ngarkimit-shkarkimit si të qëndrueshme apo të lëvizshme. Karburantet e lëngshme mbushen në vendin e prodhimit, në gyp përcjellësit me sasi të madhe (portet) dhe në magazinat për shkak të transport të mëtejshëm deri te konsumatori. Shkarkimi bëhet nga rrjedha e lirë nëpërmjet hapjes së fundit të cisternës. Pompat përdoren vetëm kur rrjedhja është kryer nga hapja e sipërme. Në cisterna me ndarje çdo pjesë (dhomë) ka vrimë të vetme të rrjedhjes. Në varësi të rregullimit të vendit të shkarkimit, është e mundshme edhe rrjedhje në shumë dhoma. Pijet alkoolike gjithashtu gjithnjë e më shpesh transportohen me cisterna. Transporti në fuçi gradualisht braktiset për shkak të reduktimit të mundësisë së përdorimit të plotë të automjetit bartës. Malli i gaztë gjithashtu transportohet edhe në kontejnerë të veçantë të përshtatshëm (shishe çeliku, etj.).

Në figurën 2.3. kemi paraqitur automjetet, të cilat janë të dedikuar për transport të derivateve të naftës apo ujit.

Figura 2.3. Automjeti për transportin e derivateve

TRANSPORTI I LËNGJEVE TË PEMËVE DHE PERIMEVE DHE PIJEVE ALKOOLOKE

I.4

Dokumenti për transport

Dokumentet e transportit jepen sipas fazave të zhvillimit të zingjirit transportues , nga vendi I prodhimit deri te vendi I shpenzimit të mallit. Dokumentet e transportit paraqesin një pjesë të setit të dokumentëve , të cilët përcjellin mallin dhe mjetin e transportit në rrugën transportuese. Te transporti hekurudhor , tokësor, ujoër, dhe ajrorë shoferi kur te merr mallin , nëj dergesë ia jepe shpediteri apo derigjuesi listën ngarkuese , e cila ka fuqin e kontrates per bartje. Gjdo listë ngarkuese ka datën e leshuarjes , qka eshte nëj herit edhe data e dërgimit të mallit. Në dokumentin e transportit theksohen:

a) Certifikata për prejardhjen e mallit b) Të dhënat për mjetin bartës c) Të dhënat për dërguesin d) Të dhënat për marrësin e) Shënimet për mallin ( emërtimi , sasia , pesha bruto , qmimi,etj)

Kushtet, forma dhe mënyra e dërgimit me pajisjet e transportit Mënyra e transportit dhe lloji I paisjeve të transportit I perfshinë këta factor: -destinacionin -vlera e prodhuar -shkalla e përshtatur e prodhimit, -sasia e prodhuar për tu transportuar, -temperatura e rekomanduar e maganizimit dhe lagështia relative -kushtet e temperatuërs prej vendit të nisjes deri te destinacioni, -koha në transit për të arritur destinacionin ( transporti rrugor , ujor dhe ajror) -normat e mallrave që duhet të negociohet me transportuesit: -cilësia e shërbimit transportues. Besueshmëria dhe cilësia e shërbimit të transportit të ofruara nga transportues të ndryshëm duhet të jetë më kujdes dhe konsiderohet së bashku me normat e ngarkuara. Shërbimet dhe orarët janë krijuar ose modifikuar si javore. Ndonjëherë shërbimi është tërhequr papritmas , andaj mjeti transportues ujor duhet ta kontakton mjetin transportues ajror dhe autoritetet në oqean për origjinen e tyre vendin e destinacionit për të marrë informacionin ma të saktë mbi shërbimet në dispozicion. Publikimet e tregtisë locale gjithashtu janë burime të shkëlqyeshme të informacionit , agjentët e tyre duhet të informojnë mbi orarët e tyre si dhe vendin e destinacionit.

Kur kontejneri frigorifer është në dispozicion rekomandohet që vëllimi i tij të jetë më i lartë se prodhimi në magazinë që duhet të transportohet transit me transit. Pas transitit, nuk duhet që prodhimet e mbetura për shkak të ruajtjes të dalin për marketing. Transportuesit shfrytëzojnë rimorkio dhe kontejner që mund të ofrojnë një shërbim derë më derë , gjë që kjo e zvogëlon ekspozimin , dhe trajtimin e vjeljes së prodhuar.

Fig.5.1. Mjetet transportuese për lëngje në temperaturë të ulët

Fig.5.2. Mjetet transportuese për lëngje në sasi të mëdha , të paambalazhuara

Fig.5.3. Mjetet transportuese për lëngje të ambalazhuara dhe paketuara

Kontejnerët e ngarkesave ajrore gjithashtu mund të perdorët për të siguruar një shërbim derë me derë. Prodhimet që transportohen në përgjithësi kanë një vlerë të lartë dhe që prishet shumë lehtë. Shpenzimet e mallrave që transportohen me transport ajror janë më të larta , por transiti varet prej kohës së realizimit të transportit sa orë në vend të ditëve që zgjat më lloje tjera të transportit. Kontejnerët që përdoren në transportin ajror të tipit frigorifer kërkojne mbyllje të koordinuar të aeroporteve të origjines dhe të destinacionit për të mbrojtur prodhimet në rast të vonimit të flururimeve.

Temperaturë e kontrolluar e objekteve të maginizimit në aeroporte janë të nevojshme për të siguruar cilësine e prodhuar me ndihmën e ajrit në frigorifer. Kontejnerët janë në dispozicion dhe duhet të perdorën kur është e mundur. Përdorimi I kontejnerëve të izoluar me batanije termike është një opsion. Gjendja e pajisjeve është kritike për ruajtjen e cilësisë së prodhimeve , prandaj transportuesit e mallrave gjithashtu duhet të kontrollojnë pajisjet për të siguruar se ato do të jenë në gjendje të mirë për punë dhe ti plotesojnë nevojat e transportit ku prodhuesit i japin udhezime për kontrollin dhe operimin e sistemeve për ftohje. Të gjitha pajisjet e transportit duhet të kontrollohen për; -

Pastërti , kupeja e ngarkesës duhet të pastrohet rregullisht p.sh nga pastrimi i avullit,

-

Dëmtimi I murëve , dyshemesë, dyerve, tavanëve duhet të jenë ne gjendje të mirë.

-

Temperaturë e kontrolluar , njesitë frigorifere duhet të kalibrohen kohët e fundit dhe të furnizohen me ajër të vazhdueshem,

-

Qarkullimi I temperaturës duhet të jetë për prodhimet adekuate etj.

Anijet duhet të insistojnë në pajisje të pastra. Në ngarkesë të prodhimit mund të jete shkaterruar nga: -

Erërat e dërgesave të mëparshme apo ngarkesave jo te varietetëve të njëjta:

-

Mbetjet toksike kimike;

-

Insektet në paisje;

-

Eshtrat e kalbur të prodhimeve bujqësore;

-

Copat e ndryshme që pengojnë në hapjen , ndërrimin e kanalëve që sherbejnë për qarkullimin e ajrit pergjatë dyshemesë.

Anijet duhet të insistojnë që pajisjet të mirëmbahen mirë dhe të kontrollohen vazhdimisht sepse: -

Dëmtimi në muret , tavanët , ose kate e cila mund të lë në vapen jashtë , të ftohtë, lagështi , insekte etj;

-

Operacion dhe gjendja e dyerve , hapja e ventilimit

-

Dispozitat për mbylljen e ngarkesës.

Për kamion frigorifer dhe kontejner , kontrollët e mëposhtme shtesë janë të rëndesishme: -

Me dyer të mbyllura, brenda zonës së ngarkesës dikush të ketë mundësi të kontrollojë për ditë derën dhe duhet të nënshkruaj;

-

Njësia duhet që gjatë një cikli ngritje nga shpejtësia e lartë në të ultë, ta arrijë temperaturen e deshiruar dhe pastaj përsëri në shpejtësi te lartë;

-

Të percaktoj vendndodhjen e elementit , e cila e kontrollon temperaturen e ajrit gjatë shkarkimit. Nëse kjo kthen temperaturen e ajrit, termostati duhet të jetë më e larte për të shmangur dëmtimin apo edhe lëndimin nga ngritja e prodhimeve.

-

Në pajisje për ngrohje duhet të jete në dispozicion për transportin në zonat më ekstreme të motit të ftohtë ;

-

Pajisje me një sistem të ofrimit të ajrit të lartë duhet të ketë një prapambetje te ajrit pelhure ose tavan metal tubave me kushte më të mira.

Prodhimi kërkon ftohje, duhet të jetë ftohur plotësisht , nëse është e nevojshme , para ngarkimit të pajisjet e transportit. Temperaturë e krijuar duhet të matet me një termometer të pershtatshem dhe ti regjistron në faturen e ngarkimit për referencë në të ardhmen. Ndarja e ngarkesës në pajisje gjithashtu duhet të jenë të ftohur për transportin e rekomanduar ose temperaturë e maganizimit për të prodhuar. Është e këshilluëshme që gjatë ngarkimit zona duhet të jetë e mbyllur dhe nëse është në dispozicion , ngarkimi në porta duhet të ketë hapsirë dhe të jenë të pajisura me ajër. Metodat themelore gjatë ngarkimit përfshijnë: -

Ngarkimi I mallrave të paketuara, pjesa më e madhe me makinë, apo me dorë;

-

Ngarkimi me ose pa paleta, me pajisje me kontejnerët individuale të anijeve;

-

Duke u ngarkuar njësia e ngarkesave të paletizuar ose kontejner me pirunjer.

Dhoma për qarkullimin e ajrit duhet të sigurohet nën , përreth dhe përmes ngarkesës për të mbrojtur prodhimet nga: -

Fitimi i ajrit të ngrohjes nga jashtë gjatv motit të nxehtë;

-

Ngrohje e gjeneruar nga prodhimi përmes frymëmarrjes;

-

Akumulimin e etilenit nga pjekje e prodhuar;

-

Humbjen e nxehtesisë në ajër jashtë gjatë motit të ftohtë ekstremë;

-

Dëmtimet drithëruese apo lëndim nga ngrirja gjatë operacionit të njësisë ftohje.

Ngarkesa duhet të sigurohet me nja ose më shumë nga materialet e mëposhtme për të parandaluar efektet e vebracioneve dhe ndikimi i dëmtimit gjatë trajtimit dhe transportit: -

Aluminit dhe drurit,

-

Kartonit ose fijeve mbushëse,

-

Druri i bllokuer ose shtrënguar me rrip,

-

Qese letre,

-

Rrjeta mallrash dhe shirita,

Pakëtimi për ruajtjen e cilësisë gjatë transportit dhe marketingut Pakëtimi duhet të perballojë: -

Trajtimin gjatë ngarkimit dhe shkarkimit,

-

Kompresionin nga pesha e lartë e kontejnerëve të tjerë,

-

Ndikimi dhe dridhjet gjatë transportit,

-

Lagështia e lartë gjatë presionit dhe transitit.

Prodhuesit e paketimit japin rekomandime të vlefshme. Materialet e perdorura përfshjenë: -

Kartonit ose kazanët, kuti (ngjitur, kapëse, ose ngjitëse),

-

Qese letre, mbvshtjellëse në formë oxhaku ose cilinder,

-

Kazanët plastike, kuti , tabaka , qanta (rrjetë, të ngurta)etj.

Metodat e paketimit përfshijnë: -

Paketim në pemishte- prodhimi është vendosur në kuti, arka plastike ose arka druri gjatë vjeljes , disa prodhime mbështjellën;

-

Paketim I hidhur – prodhimet e përpunuara ose të paketura në ambiente të mbyllura apo nën mbulesen në një vend qendror , prodhimi është sjellë nga pemishtja tek paketimi i derdhur në masë në arkë ose teren , kazanët ose kamionë, nëse është e mundur , prodhimi

duhet ftohur para nëse janë të vendosur në kontejnerët e anijëve sipas natyrës së prodhuar, -

Ripaketimi – prodhimi është marrë nga një enë, dhe vendosën në një tjetër. Kjo është bërë shpesh dhe ka të bejë me kontejner të vogel për shitësin ose paketa të konsumit.

KAPITULLI 6 NGARKIMI DHE SHKARKIMI I LËNGJEVE, TRANSPORTI I MBRENDSHËM DHE DEPONIMI 6.1 NGARKIMI DHE SHKARKIMI I LËNGJEVE

Operacioni punues të ngarkimit dhe të shkarkimit të mallrave kanë ndikim të madh në zhvillimin e tërë procesit transportues. Prandaj , për organizimin sa më racional të njesive transportuese për ngarkime dhe shkarkime të mallrave, që më par, duhet të: -

Parashikohen veprimet punuese në to,

-

Percaktohet mundësia e deshiruarë rrjedhëse,

-

Zgjedhet menyra efektive e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave, dhe

-

Llogaritet kapaciteti I hapësires për ngarkim dhe shkarkim të mallrave.

Në procesin transportues të mallrave menyrat kryesore të ngarkimit dhe shkarkimit të tyre , janë: -

Ngarkimi dhe shkarkimi me dorë i mallrave, dhe

-

Ngarkimi dhe shkarkimi mekanik i mallrave

Ngarkimi dhe shkarkimi me dorë i mallrave. Ngarkimi dhe shkarkimi me dorë i mallrave është veprimi më ë thjeshtë dhe më i rëndë transportuese, në pikpamje te angazhimit dhe shpenzimit të energjisë së njeriut. Prandajë ngarkimi dhe shkarkimi me dorë duhet të evitohet kudo që është e mundshme. Operacionet e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave mundë të lehtesohet dhe shkurtohet me paketime të pershtatshme të mallrave.

Disa lloje të paketimit që e lehtesojnë ngarkimin dhe shkarkimin me konstruksionin funksional të karocerive të mjeteve transportuese dhe me paisjet e tyre me mjete të thjeshta mekanike për ngarkime dhe shkarkime të mallrave ( lartësia prej tokës e kompenzuar me shkallë ose me shtigje për hypje zbritje, lartësia e mjaftueshme e mbulesës për qarkullime e letë të puntorëve në karoceri , montim i mjeteve të thjeshtë ndihmëse mekanike për ngarkim shkarkim të mallrave.)

Fig.6.1.Ngarkimi dhe shkarkimi i lëngjeve me dorë

Fig.6.2.Ngarkimi-shkarkimi me pirunjer

Fig.6.3.Liftat e depove

Fig.6.5.Deponimi I pijeve alkoolike

Kapitulli II

II. Pajisjet teknologjike për manipulim gjatë transportit të mallrave Procesi i transportit bashkëkohor duhet të siguroj: - efikasitetin e shërbimit të transportit, ku rol të rëndësishëm ka zgjedhja e pajisjeve të transportit; - organizimin racional të shërbimit transportues komplet nga vendi i dërgesës deri te vendi i pranimit; - harxhimet e ulëta në bartjen. Me aplikimin e pajisjeve të posaçme, ambalazheve speciale, paletave dhe kontejnërëve, është mundësua transport i pa ndërprerë dhe manipulim më efikas dhe më ekonomik. Me zbatim të standardizimit të njësive të mallit: - shkurtohet koha e operacioneve të veçanta manipulative; - zmadhohet shpejtësia e transportit; - sigurohet kontinuiteti i transportit „nga dera ne dere“

- ndikim i përmirësimit të cilësisë dhe të sigurisë së mallit gjatë kohës së realizimit të transportit; - maksimalisht e mbron mallin gjatë bartjes dhe deponimit me ambalazhe të zvogëluara komerciale, me çka zvogëlohen edhe harxhimet e përgjithshme transportuese. Sot, në botë përdoren teknologji të reja në fushën e transportit të mallrave rëndësi të veçantë kane teknologjitë: - teknologjia e bartjes së paletave; -teknologjia e bartjes së kontejnerëve.

II.1.Teknologjia e bartjes së paletave Teknologjitë bashkëkohore të transportit kushtëzojnë ekzistim të transportit “nga prodhuesi deri te konsumatori”. Për ekzistim të këtij lloj transporti, nevojitet zhvillim përkatës i pajisjeve ndihmese të transportit. Një nga pajisjet e para ndihmëse që është zbatuar në transportin intermodal është paleta. Paleta është pajisje në të cilën kryhet ngarkimi i prodhimeve. Me paletizim nënkuptohet mundësia që përmes pajisjeve teknike (vinçit ngritës) malli të manipulohet në transport, depozitim dhe ekspozim të prodhimeve në treg, etj. Procesi i manipulimit të mallrave, depozitimit dhe bartjes me ane të paletave: paketim i prodhimeve – depo; depo – vendi i ngarkimit të pajisjes së transportit; transport me një ose me pajisje të ndryshme të transportit (ri-ngarkim i prodhimeve nga automjeti në automjet); vendi i shkarkimit të prodhimeve nga pajisja e transportit – depo; depo – vendi i shitjes; vendi i shitjes – vendi i konsumimit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të paletave, paleta nga druri, plastika, metali etj. dhe përdoren varësisht edhe nga mallrat të cilat transportohen dhe ndërtohen krahas standardeve përkatëse.

Figura 2.4. Paleta e rrafshet

Figura 2.5. Paleta-boks

Ekzistojnë lloje të ndryshme të pajisjeve manipuluese dhe ndihmëse si: - Vinçi për manipulim me ngritje dore;

- Auto vinçi; - Rampa të pjerrëta për lëvizje të vinçit; - Vinç mekanik - Tavolina ngritëse etj.

Figura 2.6. Vinçi për manipulimin e mallrave me paleta, me ngritje dore a) b)

Figura 2.7. a) dhe b) Auto vinçi për manipulimin e mallrave me paleta

Figura 2.8. Rampë e pjerrët per ngarkim të mallit me auto vinç

Figura 2.9. Tavoline ngritëse për ngarkim të mallit me vinç dore

II.2. Teknologjia e bartjes se kontejnerëve

Shkaqet themelore që kane sjell deri te zhvillimi i kontejnerëve si njësi transportuese dhe

manipuluese jane : -tendenca e përshpejtimit të transportit; -ndarja e hapësirës ngarkuese nga pjesa mobile e automjetit;

Gjatë transportit malli kalon nëpër disa faza: paketim, depozitim në porosi, ngarkim i pajisjes transportuese, procesi i transportit, shkarkimi nga pajisja transportuese, shpaketimi dhe depozitimi në hapësirën e shitjes, ku e pret blerësin e saj. Koha e përgjithshme e transporti të secilit mall është e barabarte me përmbledhjen e kohëzgjatjes së te gjitha fazave nëpër të cilat kalon malli. Në transport është e me e pëlqyer kjo kohë të shkurtohet sa që është e mundshme, dhe procesi i transportit nga vendi i prodhimit deri te vendi i konsumimit të jetë më i lirë. Ideja themelore për paraqitjen e transportit të kontejnerëve gjendet në shkurtimin e kohëzgjatjes së ngarkimit dhe shkarkimit të mallit. Me shkurtimin e këtyre kohërave mund të realizohet transport me i shpejte. Megjithatë, përveç kësaj, sistemi i kontejnerëve të transportit ka edhe përparësi të tjera. Kontejneri ka karakteristika, teknike dhe eksploatuese. Në bazë të këtyre karakteristikave kryhet kontejnerizimi për mallrat e caktuara, përcaktohet operatorët e transportit për manipulim me kontejnerët.

Figura 2.10. Kontejner për përdorim të përgjithshëm

Figura 2.11. Kontejneri special-cisternë për bartje me transport rrugor apo hekurudhor

Figura 2.12. Kontejner special – cisternë bartje me transport rrugor

Cdo kontejner posedon shënimet alfa numerike (edhe me numra edhe me shkronja). Shenja e kontejnerit duhet te përmbajë: 1. shenja e pronarit të kontejnerit; 2. numrin e serisë së kontejnerit;

3. numrin e kontrollit të kontejnerit; 4. shenjën e vendit në të cilën bënë pjesë kontejneri; 5. shenja për dimensione të tipit të kontejnerit. Për mallra me karakteristika të veçanta kontejnerët kane edhe shenjat e tjera të veçuara për mallra të rrezikshme dhe speciale. Pajisej ndihmese (transportuese) për mbushje dhe zbrazje të kontejnerëve janë ato pajisje që e lehtësojnë dhe që e mundësojnë zhvillimin e këtyre proceseve.

Figura 2.13. a), b) Auto pajisje për manipulim me kontejner Transporti i kontejnerëve realizohet me format e përgjithshme të transportit, varësisht nga pesha, dimensionet dhe karakteristikat e tjera përmes rrugëve/hekurudhave tokësore, anijeve dhe avionëve.

Figura 2.14. Transporti i kontejnerëve përmes komunikacionit rrugor

Figura 2.15. Transporti i kontejnerëve përmes hekurudhës

Figura 2.16. Kontejneri special me pajisje për ftohje

3. NGARKIMI, SHKARKIMI DHE DEPONIM I KARBURANTEVE TË LËNGTA

Në kuadër të procesit të transportit hyn edhe veprimi i ngarkimit dhe shkarkimit, në rastin tonë, ngarkimi dhe shkarkimi i karburanteve të lëngta. Ky operacion ka ndikim të madh në zhvillimin e tërë procesit transportues. Prandaj për organizimin sa më racional të stacioneve transportuese për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave duhet të : 1. Zgjidhet mënyra efektive e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave 2. Parashikohen veprimet punuese në to 3. Llogaritet kapaciteti i hapësirës për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave 4. Përcaktohet aftësia e dëshiruar rrjedhëse.

Veprimet kryesore të përbashkëta për të gjitha llojet e stacioneve për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave janë: 1. Pranimi dhe dërgimi i mallrave 2. Deponimi i mallrave 3. Përpunimi i mallrave për dërgim të mëtejshëm 4. Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave 5. Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për përcjelljen e mallrave

3.1 Mjetet manipulative Roli i mjeteve manipulative Aktiviteti ngarkim-shkarkimi dhe bartja janë pjesë e procesit të transportit. Prandaj, dhe mjetet përmes së cilave kryhen këto manipulime duhen të përcjellin edhe ndryshimet e mjeteve mbi të cilat bazohet i gjithë procesi i bartjes. Në situatën e tanishme qëndron fakti se faza e vozitjes në procesin e bartjes ka pjesëmarrje 30 deri 40% të gjithë kohës së bartjes sidoms kjo e dhënë vlenë për vendet me ekonomi të zhvilluar. Sipas rezultateve të kërkimeve, një e katërta e fondit të kohës së punës bie në aktivitetin transportues-manipulativ dhe aktivitetin e deponimit, ndërsa shpenzimet e realizimit të këtyre aktiviteteve marrin vlerën rreth 50% të shpenzimeve të përgjithshme.

3.2 Ndarje e mjetve manipulative Ndarja e mjeteve manipulative bëhet në dy grupe : 1. në atë eksploatues dhe 2. në aspektin teknik. Ndarja në kuptimin eksploatues Në kuptim eksploatues mjetet manipulative ndahen në tri nëngrupe bazë: 1. sipas karakteristikave të barrës, 2. sipas vendit në të cilin realizohet procesi, 3. sipas mënyrës së lëvizjes së njësisë së barrës. Ndarja bazë të mjetëve manipulative sipas karakteristikave të materies

Sipas karakteristikave të materies mjetet manipulative gjithashtu ndahen në tri grupe bazë: 1. mjetet për barra të përgjithshme, 2. mjetet për barrë të shpërndarur, 3. mjetet për lëngjet. Transporti i karburanteve të lëngta bëhet me kamionë-cisterna, kontejnerë, me anijetankierë, me vagonë-cisterna dhe me anë të gypave. Mund të gjendet duke u bartur edhe me bidonë të llamarinës me vëllim 1 barrel- 115.62 litra, apo kanisterë të dorës me vëllim prej 20 litra.

Fig.3.1, Bidonët e llamarinës

Fig.3.2, Kanisterë

Pasi këto pajisje që mund të jenë kontejnerë, tankierë, cisterna, bidonë etj, të mbushen, këto ngarkohen në mjetin transportues. Prandaj për ngarkimin, shkarkimin dhe deponimin e karburanteve të lëngta përdoren pironjerët, vinçat, transmetuesit dhe gypat për lidhje.

Fig.3.3, Disa nga mjetet manipulative për ngarkim dhe shkarkim

Pirunjneri Pirunjeri bën pjesë në grupin e makinave manipulative e që një numër i madh i tyre shfrytëzohen në praktikë. Përdorimi dhe roli i tyre pothuajse është i pazëvendësueshëm në të shumtën e proceseve të prodhimit, në terminale si dhe në depot. Pirunjeri duhet t’i plotësojë kushtet e kërkesave bazë si në vijim: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

drejtimi i lehtë, sigurimi gjatë punës, ndikimi minimal në rrethinë, mirëmbajtja e lehtë, mundësitë e furnizimit me pjesë rezervë, standardizimi i konstruksionit, tipizimi i pjesëve të konstruksionit dhe humbja minimale e vlerës.

Fig.3.4, Pirunjeri

Përveç njësive paleto-paketim, ekzistojnë dhe njësi tjera,p.sh.: 1. formës cilindrike, 2. tamburëve, 3. në industri të tekstilit dhe të letrës, 4. në industri të drurit, 5. në fonderi, dhe 6. materiale shpërberëse.

Fig.3.5. Pirunjeret, puna gjate deponimit dhe magazinimit

Vinçat Në këtë shqyrtim me vinç nënkuptojmë mjetet të cilat i përdorim në procesin e ngarkimit dhe të bartjes së njësive më të mëdha përkatësisht të paisjeve transportuese në zonat operative të manipulimit ose të vendosjes. Vinçat munden me qenë të llojeve të ndryshme, duke filluar prej autovinçit, që mund të jetë në funksion të mjetit manipulativ, vinçat që disponojnë karakteristika të pironierit, vinçat mobil të kombinuar me ato në binar me ngasje vetanake me mundësi të bartjes shpejt dhe në distancë gjerë te vinçat ngarkues – shkarkues. Vinçat shfrytëzohen edhe për ngarkimin e cisterave të kapaciteteve të mëdha nga platforma ku është mbushur deri në rimorkion e mjetit transportues që në këtë rast janë kamionët.

Fig.3.6. Disa nga llojet e vinçave.

Transmetuesit munden me qenë të largësive të mëdha dhe të vogla. Transmetuesit ne distancë të vogël janë më të përshtatshëm për punë në distanca të vogla. Mangësi e tyre është se kërkojnë shpenzime të mëdha të mirëmbajtjes. Këta transmetues veçmas përdoren për renditjen e kontejnerëve. Transmetuesit e mëdhenj përveç që shërbejnë për renditje këta mund t’i vejnë kontejnerët në mjetin transportues.Nga anijet shkarkimi i kontejnerëve,tankierëve bëhet me vinça ose transmetues, dhe përgatiten për transport të mëtejshëm.

Fig.3.7. Vinçi portal

Nga platforma të lartësive të ndryshme mbushen edhe vagon-cisternat, të cilët lidhen me sistem gypash me deponinë e karburanteve. Pajisjet ,të cilat duhet të ngarkohen dhe shkarkohen, mbushen me karburante me disa sisteme të gypave të cilët lidhen me deponinë se ku janë deponuar karburantet. Këto sisteme duhet t’i plotësojnë kushtet e caktuara dhe të cilët vendosen direkt ose nga platforma deri te pajisja e cila mbushet.

Fig.3.7. Sistemet e mbushjes dhe zbrazjes.

Këto sisteme duhet të dizajnohen në mënyrë që të kenë siguri maksimale, të jenë shumë efikase dhe të jenë të lehta për manipulim, e në këtë mënyrë të kenë këto veqori : 1. 2. 3. 4. 5.

Lehtësimin e operacionit; Lidhje të përshtatshme për pozitat horizontale dhe vertikale; Të jenë të kapaciteteve adekuate që të parballojnë shtypje të larta; Lehtësi në mirëmbajtje; Të jenë të sigurta për personelin i cili manipulon me to;

6. Ulja e avujve; 7. Përmirësimi i efikasitetit gjatë ngarkimit; Këto pajisje të mbushura pothuajse në mënyrë të njejtë edhe shkarkohen.Nga cisternat e kamioneve bëhet shkarkimi në stacionet e furnizimit me karburante, përkatësisht në cisternat nëntokësore të stacioneve të furnizimit.

Fig.3.8. Zbrazja nga cisternat transportuese në cisternat nëntokësore.

Pas depozitimit në stacionet për furnizim, bëhet furnizimi i mjeteve me karburante. Personeli i cili është i autorizuar për pranimin e karburantit nga transportuesi dhe i cili furnizon mjetet tjera me karburant duhet të jetë shumë i kujdesshëm me rastin e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe kontrollit të karburanteve. Karburantet që vijnë prej vrimave nuk janë të pastërta. Ato përmbanjnë në vete ujin, llymin dhe rërën. Për këtë shkak karburantet para transportit dhe përpunimit duhet të lirohen prej gazeve dhe të pastrohen prej papastërtive të përmendura. Për këtë qëllim karburantet barten në rezervoare cilindrik prej llamarinës së çelikut, ku duke qëndruar fundërrohet rëna, llymi e uji dhe ndahet gazi i tretur. Rezervuaret për deponimin e naftës dhe të prodhimeve të saj janë të ndërtuar prej llamarinës së çelikut me pllakë mbuluese të kurrizuar. Për vajra të rënda tokësore, përdoren gjithashtu rezervuaret e betonit.

Fig.3.9. Deponitë e karburanteve të lëngta

Nafta dhe derivatet e saj që avullohen lehtë shumë lehtë djegen dhe gjatë deponimit e transportit të tyre mund të aplikohen (zbatohen) masa të posaçme të kujdesit.

Prandaj sipas ADR-së (Marrëveshja Evropiane mbi Transportin Ndërkombëtar Rrugor të mallrave), para ngarkimit, shkarkimit dhe deponimit të cdo paketimi, duhet të plotësohen kriteret vijuese : 1. Për çdo paketim duhet të jetë e sigurt se i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në dispozitat relevante të ADR-së; 2. Duhet të jemi të sigururar se janë larguar nga përdorimi pjesët ngjitëse, përndryshe duhet të paaftësohen për përdorim për ngritjen e paketimit; 3. Për secilin tip të paketimit duhet të sigurohemi se janë plotësuar të gjitha kriteret të cilat janë të theksuara në çertifikatat për lejim; 4. Për çdo tip të paketimit, duhet të sigurohet se janë arritur kushtet ekuilibruese për të demonstruar konformitetin dhe kriteret për temperaturë dhe presion, përveç nëse ndonjë përjashtim nga këto kritere është bërë me aprovim unilateral; 5. Për secilin tip të paketimit, duhet të sigurohet nga inspekcioni ose nga testi përkatës se të gjithë kapakët, rubinetat dhe hapjet tjera të sistemit të përmbajtjes nëpermjet të cilave mund të rrjedhin karburantet e lëngta, janë të mbyllura në mënyrë adekuate, ku ka nevojë edhe të mbyllen me dry;

4. TRANSPORTI I KARBURANTEVE TË LËNGTA 1.1 Transporti në përgjithsi

Fig4.1. Sistemi transportues i karburanteve në tërësi.

Me transport nënkuptojmë bartjen e njerëzve, kafshëve, materies fizike të ngurtë, të lëngët apo të gaztë, nga një pozicion në pozicionin tjetër duke përdorur forcën e njeriut, pajisjes apo makinës. Me transport nënkuptojmë edhe ndërrimin e vendqëndrimit të gjërave por edhe të pozicionit të tyre. Me transport si veprim, nënkuptojmë jo vetëm bartjen e njerëzve dhe mallërave por edhe çvendosjen, ngritjen, uljen, shtyerjen, tërheqjen, lëvizjen ciklike, lëvizjen periodike, dhe çfarëdo veprimi tjeter të ndërrimit të vendqëndrimit dhe pozicionit prej një pike në një pikë tjetër në hapësirë.

Karakteristika kryesore e transportit, si degë e pavarur e prodhimtarisë materiale, është se paraqet vazhdimësinë e procesit të prodhimtarisë, që nënkupton se ka karakter prodhues dhe në të njejtën kohë realizohet në procesin e komunikacionit. Transporti sot ka rol integrues në tërë botën. Funksionimi i qyteteve të mëdha sot nuk mund të paramendohet pa përkrahjen e sistemit të organizuar të transportit. Në anën tjetër,problemet e transportit janë evidente në shumicën e vendeve të botës, e posaqërisht në qytetet e mëdha. Zhvillimi ekonomik, tendencat për bashkëpunim dhe integrim në tregje të përbashkëta në mes të vendeve, shtimi i këmbimit tregtar të mallrave, shtimi i numrit të banorëve dhe paraqitja e kërkesave në rritje për shërbime më të mira dhe më të shpejta transportuese kanë imponuar një organizim githnjë e më të mirë të transportit dhe evitimin e pengesave dhe problemeve që paraqiten. Për realizimin e suksesshëm të një procesi të transportit janë të nevojshëm këta faktorë: 1. Burimi (fillimi i përgatitjes së procesit të transportit, që në aspektin terminologjik nënkupton bazën apo stacionin); 2. Aktiviteti (lëvizja e aktivitetit transportues në rrjetin transportues); 3. Destinacioni final (vendi i përfundimit të procesit të transportit, psh. depoja);

4.2 Organizimi i punës në transport Organizata e transportit të mallrave e organizuar në sektorët e saj duhet të merret me të gjitha veprimet e punës që janë të ndërlidhura me transportin e suksesshëm të mallrave deri te blerësi. Për të kryer punët me sukses, organizata duhet të ketë mjetet dhe personelin për t’i kryer këto punë. Këto janë: 1. Në rend të parë organizata transportuese duhet të ketë mirë të organizuar autoparkun, ku duhet të ketë numër të mjaftueshëm të mjeteve rrugore dhe llojet e nevojshme të mjeteve rrugore, të ketë llojet e nevojshme të mjeteve manipulative të transportit të brendshëm dhe të pandërprerë.

2. Duhet të ketë infrastrukturën e nevojshme në formë të depove të mallrave të hapura dhe të mbyllura dhe godinave dhe hapësirave tjera percjellëse (administrata, përkrahja teknike, etj.). 3. Duhet të ketë personelin e kualifikuar dhe në numër të mjaftueshëm për kryerjen e të gjitha punëve që kërkohen. Për të realizuar qëllmin e punës së vet, organizata duhet të kryej edhe këto veprime: 1. Të zgedh me kujdes sistemin e shërbimeve transportuese dhe të punoj vazhdimisht në përmirësimin e tij; 2. Te zgjedh mënyrat e realizimit të shërbimeve transportuese; 3. Të krijoj dokumentacionin përcjellës për ngarkesat; 4. Të siguroj mallin gjatë transportit; 5. Të evidentoj dhe llogaris shpenzimet e shërbimeve të transportit; 6. Të krijoj analizën e ekonomicitetit të shërbimeve transportuese; 7. Të koordinohet me shërbimin e depos për punët e përbashkëta; 8. Të bashkëpunoj me shërbimin e shitjes dhe të furnizimit; 9. Të përcjellë ndryshimet e rregullave dhe ligjeve me të cilat rregullohet; transporti i mallrave, si dhe ndryshimet e tarifave të transportit; 10. Të mirëmbaj pajisjet, makinat, veglat dhe mjetet transportuese;

4.3 Modelet e trasnsportit të karburanteve të lëngta Transporti i karburanteve të lëngta mund të bëhet me mjete : 1. Rrugore 2. Hekurudhore 3. Ujore 4. Ajrore 5. Tubacion

4.4 Transporti i karburanteve të lëngta me mjete rrugore Zhvillimi bashkëkohor dhe industrial i secilit vend kërkon një zhvillim të transportit të mallrave dhe mjeteve transportuese të cilat i transportojnë mallrat.

Me prodhimtarinë masovike të karburanteve të lëngta dhe bartjen e lëndës së parë, si dhe me rritjen e këmbimit tregtar, rëndësia e transportit të mallrave në përgjithsi dhe e karburanteve në vecanti në një vend fiton rol të rëndesishëm në zhvillimin e tij, që kërkon një përkushtim dhe organizim të kujdesshëm të tij, në kuptimin e ekzistencës së infrastrukturës së transportit (rrugëve, hapësirave të ngarkim-shkarkimit, depove, qendrave të distribuimit, etj), zgjedhjes së mjeteve adekuate transportuese dhe aftësimit të personelit të angazhuar për punë. Me transport të mallrave nënkuptojmë përgaditjen e mallrave për transport nga vendi i nisjes dhe dërgimin e tyre deri tek vendi i destinacionit me anë të mjeteve transportuese të dedikuara për këtë qëllim. Përgaditjen e mallrave e bën shitësi, i cili blerësit, apo përfaqësuesit të tij i dërgon mallin në vendin e caktuar me marrëveshje, në kohën e paraparë dhe në mënyrën e caktuar. Përparësi e transportit rrugor të mallrave ndaj llojeve tjera të transportit ështe që mjeti transportues mund të lëvizë nëpër të gjitha rrugët e mundshme, mund të përshtatet për llojet e ndryshme të mallrave (mallra të ngrira, që lehtë dëmtohen), apo të përshtatet për sasi të ndryshme të mallrave. Transporti rrugor përbëhet nga dy pjesë përbërëse të procesit teknologjik të transportit të mallrave. Ato jane: - Transporti rrugor i mallrave - Transporti i brendshëm dhe i pandërprerë i mallrave

Transporti rrugor i mallrave - përbëhet nga bartja e mallrave në rrugët e përgatitura, me mjetet transportuese të dedikuara për këtë qëllim, të cilat mund të jenë: 1. Kombi — kombi të vegjël, kombi të mëdhenj transportues —furgon 2. Automjetet pick-up 3. Komionë të të gjitha llojeve 4. Mjetet e tërhequra për bartje të mallrave. Transporti i brendshëm dhe i pandërprerë - është formë e transportit që paraqet degëzim të veçantë të transportit që merret me manipulimet me mallra në komunikacion, ku kemi të bëjmë kryesisht me: 1. Proceset e transportimit brenda hapësirave të organizatës prodhuese, e cila nuk e ka transportin funksion primar të aktivitetit. Këtu kemi transportin e lëndës së

parë, gjysëmfabrikateve dhe mallrave të gatshme. Hapësirat ku realizohet transporti mund të jenë uzina, fabrika, xeherore, depo të hapura, depo të mbyllura, etj. 2. Proceset e transportimit brenda hapësirave të organizatës shërbyese-transportuese, e cila transportin e ka funksion primar të aktivitetit. Hapësirat ku realizohet transporti mund të jenë stacione, porte, terminale, depo, etj. 3. Proceset e përgatitjes dhe ngarkim-shkarkimit në dhe nga mjetet transportuese. 4. Proceset e deponimit të mallrave në depot e dedikuara për këtë qëllim. Në mjetet transportuese për transportin e brendshëm dhe të pandërprerë hyjnë: 1. 2. 3. 4. 5.

Vinçat Pirunjerët Transporterët për bartje të pandërprerë- me shirit, me pllaka, me rula etj. Elevatorët Ashensorët .

Për transport të karburanteve të lëngta përdoren mjete të ndryshme të transportit. Për sasi më të vogla përdoren fuqitë dhe bidonet e hekurta. Për transport të sasive më të mëdha përdoren cisternat e kamionëve (autocisternat) dhe kamionët me një cisternë apo një kontejner.

Fig4.2, Bidonët e hekurt në mjetet e vogla transportuese.

Fig.4.3. Ngarkesat e karburanteve në kontejner.

Fig.4.3. Kamioni me ngarkesë kontejner.

Organizatat transportuese të karburanteve të lëngta, krahas infrastrukturës transportuese duke përfshi autoparkun së bashku me mjetet transportuese, depot, personelin e punës, duhet të përmbushin edhe kriteret ligjore, kriteret teknike të mjeteve transportuese dhe kriteret e lëvizjes së mjeteve transportuese.

Kriteret ligjore – administrative Për transportin e karburanteve të lëngta është e domosdoshme të dimë se: 1. Transporti dhe trajtimi i karburanteve të lëngta (materieve të rrezikshme) është i rregulluar nga ligjet, konventat ndërkombëtare dhe udhëzimet për aspekte të caktuara të industrinë e transportit. 2. Për çdo lloj të transportit (rrugor, hekurudhor, lumi, ajror, detar) të karburanteve të lëngta ekzistojnë marrëveshje në bazë të rekomandimit kombeve të bashkuara që ofrojnë dispozita themelore, kritere dhe kushte për kryerjen e transportit të mallrave të rrezikshme. 3. Duhet të respektohet në përpikmëri Marreveshja Evropiane mbi Transportin Ndërkombetar Rrugor të Mallrave të Rrezikshme ADR-së.

Kriteret teknike Gjatësitë e lejuara më të mëdha të automjetëve transportuese rrugore

Në vendet e bashkësisë Evropiane gjatësia më e madhe e automjetit motorik mund të jetë 18.35 m, me tolerim 2 %. Kosova nuk ka arsye që të mos i përmbahet këtyre standardëve për këtë dhe automjeteve motorike të llojeve tjera të transportit rrugor. Në të gjitha rrugët lartësia më e madhe e lejuar e automjetit të transportit rrugor është 4 m, përveç në Angli që është më e lartë 4.2 m. Edhe në ditët e sotme mbahet kjo gjendje për lartësi të lejuar që prej vitit 1992.Gjerësia më e madhe e lejuar e automjeteve të transportit rrugor në vendet e Bashkësisë së Evropës është 2.5 m, përveç Holandës e cila ka gjerësinë më të madhe të lejuar prej 2.6 m , poashtu dhe Zvicra bën përjashtim dhe ka gjerësinë 2.3 m. Gjerë më tani masa e lejuar e automjeteve transportuese në vendet e Evropës nuk ka qenë e unifikuar. Masat më të mëdha prej 44 t janë lejuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Beneluks dhe Portugali. Në Danimarkë masa më e madhe e lejuar është 42 t, ndërsa në Luksemburg dhe Spanjë 40 t dhe në Angli 38 t. Ngarkesa më madhe për bosht ngasës – tërheqës 10 t.

Fig.4.4, Karakteristikat gjeometrike të mjetit transportues të karburanteve.

Fig.4.5, Transporti i karburanteve të lëngta me mjete rrugore.

Masa e lejuar e automjeteve transportuese dhe ngarkesa boshtore ( BE) Kur masa më e madhe e mundshme është dhe më e madhe dhe kur kufizimet për masë janë më të mëdha, shfrytëzimi i ngarkesës së dobishme për peshë është më i vogël. Kështu kufizimi i masës më të madhe në 28t lejon vetëm 50 % shfrytëzimin e ngarkesës së dobishme në disponim të masës më të madhe të mundshme prej 40 t dhe 42 % shfrytëzimin e ngarkesës së dobishme të disponuar prej 44 t. Kufizueshmëria e masës më të madhe në 38 t mundëson 80 % dhe 92 % shfrytëzimin e ngarkesës së dobishme prej 40 dhe 44 t në disponim. Shpejtësia më e madhe e lejuar dhe siguria gjatë ngasjes Perveç që është e kufizuar me shenjë të komunikaionit shpejtësia më e madhe e lejuar e automjeteve transportuese të karburanteve të lëngta nuk duhet të jetë me shumë se 70 km. Gjithashtu duhet të ketë kujdes gjatë lëvizjes së kontejnerëve, tejkalimeve, frenimit etj., sepse nuk duhet të bëhet asnjë lëvizje e papritur dhe e pa kontrolluar. Në rast aksidenti ose mosfunksionimi të mjetit transportues shoferi nuk duhet të leviz larg nga mjeti dhe gjithashtu duhet ta njoftoj policinë.

4.5 Transporti i karburanteve të lëngta me mjete hekurudhore

Për transportin e karburanteve të lëngta në një mase të konsiderueshme përdoren edhe mjetet që qarkullojnë në binarë hekurudhor. Këto lloj mjetesh përveç tjerash përdoren edhe për transportin e mallrave të ndryshme. Transporti i karburanteve bëhet me trena të bashkangjitur cisternat e hekurudhes me përmbajtje 10 – 15 t.

Fig.4.6, Transporti i karburanteve të lëngta me mjete hekurudhore.

4.6 Transporti i karburanteve të lëngta me mjete ujore Duke konsideruar si një rrugë transportuese mjaft profitabile, si për nga sasia poashtu edhe për nga kostoja, transporti i karburanteve të lëngta me mjete ujore zë vendin e parë për nga mënyra e transportit të këtij malli. E metë e kësaj mënyre të transportit është se mjetet transportuese lëvizin mjaft ngadalë dhe në rast aksidenti të këtyre mjeteve (rrjedhjes, fundosjes ose prishjes) shkaktojnë dëme të mëdha në ndotjen e ujrave. Në lumenjtë lundrues, përdoren anijet dhe lundrat e tërhequra, të furnizuara me cisterna. Për transport tejdetar ekzistojnë anije të mëdha të petrolit të ndërtuar special vetëm për këtë lloj transporti (tankerët).

Fig.4.7. Transporti i karburanteve të lëngta me anije- tankerë.

4.7 Transporti i karburanteve me mjete ajrore Transporti i karburanteve të lëngta mund të bëhet edhe me mjete ajrore, pra aeroplanë cisternë, ose aeroplanë me ngarkesë bidonë, fuqi etj. Mirëpo për shkak të kostos mjaft të lartë që ka transporti me aeroplan, ky lloj transporti përdoret shumë pak. Në disa raste gjen zbatim në aeroplanë ushtarak, për transportin e karburanteve deri te mjeti tjetër që gjendet në fluturim, pra furnizimi me karburan kryhet gjatë fluturimit. Gjithashtu në transportin ajror, ambalazhi i destinuar të përmbaj materie të lëngta, duhet të jetë në gjendje të përballojë një ndryshim në shtypje, pa pasur ndonjë rrjedhje, ashtu siç është përcaktuar në rregullativën ndërkombëtare për transportin ajror.

Fig.4.8. Transporti i karburanteve të lëngta me aeroplan.

4.8 Transporti i karburanteve me gypa Për transportin e karburanteve në largësi të mëdha, posaçënsht prej burimeve të saj gjerë te rafineritë apo limanet detare përdoren sot gypat dhe gyppërçuesit (pipeline). Këto janë gypa të çeliktë me përmasa gjer më 30 cm, nëpër të cilat shtypet nafta me ndihmen e pompave me shtypje prej 50 - 100 atm. Gypperçuesit e tillë shtrihen në largësi prej disa qindra kilometrash. Te gypperçuesit e gjatë duhet që pas largesisë së caktuar të vëhet në punë stacioni i pompës për të përsëritur shtypjen e cila humbet gradualisht. Për vajra shumë viskoz, që gjatë temperaturave të ulëta ngrihen, duhet të parashihen instalimet për nxehje.

Fig.4.9. Gypperçuesit.

KAPITULLI -IV-

IV.Infrastruktura rrugore/hekurudhore për transportin e mallrave IV.1.Infrastruktura e rrjetit rrugor në territorin e Kosovës Njerëzit lëvizin vazhdimisht nga një vend në një vend tjetër me qëllim të kryerjes së aktiviteteve në një destinacion të caktuar. Udhëtimet kryhen duke përdorur forma të ndryshme të transportit të cilat mund të jenë forma të motorizuara si: automjetet, autobusët, trenat - tramvajet etj, ose të pa motorizuara me biçikletë ose këmbë. Transporti shumë rrallë kryhet me një formë të transportit, të cilat janë të njohura si transport një modal. Ne aspektin ndërkombëtar kryesisht kemi transport multimodal të mallrave ndërsa tek ne transporti rrugor mbetet forma me e aplikuar për bartjen e mallrave. Territori i Kosovës që nga paslufta ka trashëguar një rrjet të dobët të infrastrukturës së transportit rrugore/hekurudhor dhe me kalimin e viteve dhe rritjen enorme të numrit të automjeteve dhe popullsisë gjendja vetëm sa ka ardhur duke u rënduar. Në territorin e Kosovës kemi afërsisht 2.003,1 km rrugë, ku në kategorinë e rrugëve Autoudhë janë 4% Nacionale 31% ndërsa 65% janë rrugë Regjionale. Kosova ka një rrjet të rrugëve lidhëse me shtetet fqinje e përmes tyre edhe me rajonin si: - Me Maqedoninë rruga: Prishtine – Ferizj –Hani i Elezit; - Me Shqipërinë rruga: Prishtinë –Prizren - Vermicë; - Me Serbinë rrugët: Prishtinë – Podujevë – Merdarë; Prishtinë – Mitrovicë – Leposaviq/Zubin Potok; Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë; - Me Malin e Zi rrugët: Prishtinë – Pejë – Kullë;

- Figura 4.1. Shtrirja e rrjetit rrugor në territorin e Kosovës

Gjatë viteve të fundit përkatësisht ndërtimi i autostradës në drejtimin e Shqipërisë ka ndikua pozitivisht në lehtësimin e transportit të mallrave por se nevojitet ndërtimi i rruge të reja edhe në drejtimet e tjera, me qëllim të kyçjes sa me të shpejtë dhe të sigurt në korridoret evropiane.

Figura 4.2. Rrugët lidhëse të Kosovës me korridoret evropiane

IV.2 Infrastruktura e rrjetit të hekurudhës në territorin e Kosovës Krahas rrugëve tokësore Kosova disponon edhe me rrjetin hekurudhor me një gjatësi 330 km si dhe një rrjet hekurudhor industrial me gjatësi prej 103 km, Vija e parë hekurudhore në Kosovë u ndërtua në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë, për të vazhduar më pas me ndërtimin e linjave të tjera në relacionin Mitrovicë – Leshak në vitin 1931, më 1936 Fushë Kosovë – Pejë, më 1949 Prishtinë – Podujevë dhe më 1963 Klinë – Prizren. Rrjeti hekurudhor është i shpërndarë në qytetet më të mëdha të Kosovës. Linja Hekurudhore ka qasje të drejtpërdejt edhe me shtetet fqinje Serbinë (përmes Leshakut dhe Podujevës në veri dhe lindje) dhe Maqedoninë (përmes Hanit të Elezit në jug), e përmes tyre edhe me shtetet e tjera.

Figura 4.3. Shtrirja e rrjetit të hekurudhës në territorin e Kosovës

Tek transporti i mallrave dallojmë transportin konvencional dhe transportin e kombinuar. Transporti konvencional - përfshin transportin e mallrave me volum apo karakteristika te veçanta, siç janë mallrat e shpërndara (shkapërderdhura), kemikaljet, prodhimet apo gjysmë prodhime e industrisë metalurgjike dhe ndërtimore, mallrat e paletizuara etj. Pra mallrat per te cilat nevojiten kushte të veçanta të transportit, duke përfshirë edhe dërgesat e jashtëzakonshme. Transporti i kombinuar - nënkuptojmë njësit e posaçme transportuese në komunikacion me së paku dy degë qarkulluese, ku në vendtakimet e komunikacioneve me degë të ndryshme nuk manipulohet me mallin. Në vendtakimet e degëve të ndryshme qarkulluese njësit transportuese nga njeri në tjetrin transport kryhet përmes pajisjeve moderne. Sot detyre kryesore tek transporti i mallrave është orientimi i transportit rrugor në atë hekurudhor në mënyrë të lirimit dhe zvogëlimin e mbingarkesës rrugore, zvogëlimin e fatkeqësive, kursimin e derivateve, shfrytëzimin sa më racional të hapësirës, zvogëlimin e ndotjes së ambientit si dhe zvogëlimin e zhurmës.

Përparësi që paraqiten gjatë shfrytëzimit të transportit hekurudhor janë: - pavarësi nga kushtet kohore dhe klimatike; - transport të sasive të mëdha; - lloj komunikacioni më i sigurt; - zënie të hapësirës së vogël gjatë ndërtimit; - mundësi për transport “nga dera në derë” nëpërmjet binarëve industriale; - ekzistimi i llojeve të ndryshme (serive) të vagonëve të cilët janë për bartje të llojeve të ndryshme të mallrave; - mundësia për kooperim me llojet e tjera të komunikacionit, para së gjithash me transportin rrugor dhe ujor; - shpejtësi më e madhe e transportit në raport me atë ujor, ndërsa në raste të caktuara edhe në raport me transportin rrugor (p.sh. transport marshute); - çmim më i ulët i transportit të mallrave në raport me transportin rrugor dhe ajror; - etj.; Procesi i zhvillimit ndër vite të transportit hekurudhor në vendin tonë : • Ndërtimi i linjës së parë hekurudhore në vitin 1874, kur fillon edhe transporti. • Që nga viti 1874, fillon transporti i mallrave me hekurudhë i cili e zëvendëson transportin e deri atëhershëm me kafshë. • Hekurudhat zhvillohen shumë shpejt dhe një kohë të gjatë e mbajnë primatin e transportit të përgjithshëm tokësor. • Me fillimin e zhvillimit të industrisë për prodhimin e automjeteve transportuese rrugore, fillon edhe humbja e primatit të transportit me hekurudhë. Por, prapë se prapë deri në vitin 1968, hekurudha ishte transportuesi kryesor i mineraleve dhe prodhimeve të industrisë së rëndë. • Në integrimin e dhunshëm me Hekurudhat Serbe (Beogradit) në vitin 1990 e deri në vitin 1999, transporti me hekurudhë zvogëlohet në mënyrë drastike (per shkak te bllokadës ekonomike nga vendet e rajonit). • Nga viti 1999 kompania është marrë nën kontroll nga ana e forcave të KFOR-it, të cilat forca kanë menaxhuar me kompaninë deri në vitin 2002. • Në vitin 2002 menaxhimi i kompanisë i është dorëzuar administratës së UNMIK-ut dhe nga kjo kohë kompania ka filluar të jetë e menaxhuar nga stafi civil. Me këtë rast kompania është regjistruar me emrin Hekurudhat e UNMIK-ut dhe ka filluar të transportojë mallra edhe për tregun komercial.

• Pas vitit 2005 kompania ka ndërruar statusin e saj ligjor dhe është formuar si Shoqëri Aksionare, ku edhe ka ndërruar emrin nga Hekurudhat e UNMIK-ut në Hekurudhat e Kosovës Sh. A. • Nga viti 2005, deri në vitin 2011, (muaji shtator) kompania ka operuar nën emrin Hekurudhat e Kosovës, në kohën kur edhe u nda në dy kompani. Në kompaninë INFRAKOS dhe TRAINKOS.

IV.2.1 Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Me Ligjin mbi Hekurudhat në Republikën e Kosovës është paraparë që infrastruktura dhe operimi në Hekurudhat e Kosovës të jenë të ndara. Në bazë të ligjit mbi ndërmarrjet publike, Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS është kompani aksionare dhe të gjitha aksionet janë nën pronësinë e Qeverisë së Kosovës, në administrim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Misioni i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS”SH.A, është që të operoj rrjetin hekurudhor të Kosovës, ti rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim bazuar në standardet e Unionit Evropian. Për të ofruar një rrjet hekurudhor konkurrues, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë, duke i plotësuar kërkesat e sigurisë, të ambientit dhe ato ekonomike. Infrakos ka për qëllim të modernizoj Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovë bazuar në standardet e Unionit Evropian. Ofron linjat hekurudhore dhe shërbimet tjera të infrastrukturës për të gjithë operatorët e transportit hekurudhor brenda dhe jashtë vendit në mënyrë të barabartë, transparente dhe jo diskriminuese. Suksesi i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës do të është të krijojnë dobi për shoqërinë Kosovare. Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës me shërbimet e qëndrueshme duhet të bazohen në angazhimet dhe udhëheqjen e punonjësve kompetent, infrastrukturës efecientë dhe me ofrimin e shërbimeve të pritura nga Kosova.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë e administron tokën si dhe infrastrukturën hekurudhore në tërë territorin e Kosovës në ato vende ku janë stacionet dhe ku shtrihen binarët hekurudhor –vijat hekurudhore.

IV.2.2 Hekurudhat e Kosovës HK-Trainkos Sh. A. Nga muaji shtator 2011 ka filluar punën kompania Hekurudhat e Kosovës-Trainkos Sh.A. si kompani e cila veprimtari kryesore e ka biznesin e transportit. Trainkos Sh.A. ka përmbush obligimet ligjore të parapara në Ligjin Nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës ku më 15.11.2012 nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) është pajisur me Licencë për kryerjen e shërbimeve të Transportit Hekurudhor në Republikën e Kosovës. Trainkos Sh.A. më 24.01.2013 nga Autoriteti Rregullativ është pajisur me Certifikatën e Sigurisë A dhe B, gjithashtu në vazhdën e pajisjes me dokumente ligjore HK-Trainkos është pajisur edhe me Autorizimet për futjen në shërbim të mjeteve lëvizëse si dhe licencimin e makinistëve duk bërë të mundur funksionalizimin e plotë të kompanisë. Misioni i Trainkos Sh. A. Ofrimi i shërbimeve të transportit të mallrave konform standardeve ndërkombëtare, duke ofruar në vazhdimësi çmime konkurruese, siguri të lartë, cilësi dhe korrektësi ndaj klientëve. Objektivat e Trainkos Sh. A. 1. Ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të resurseve njerëzore; 2. Ngritja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me operatorët rajonal dhe atyre nga vendet e BEsë në transportin hekurudhor me qëllim të shkëmbimit të përvojave të suksesshme; 3. Rritja e shërbimeve dhe cilësisë së tyre në transportin hekurudhor, për një zhvillim të vazhdueshëm të ndërmarrjes; 4. Pasurimi i parkut me mjete lëvizëse; 5. Ngritja në Transportin e Mallrave dhe udhëtarëve; 6. Ngritja e nivelit në shërbimin e mirëmbajtjes të mjeteve lëvizëse; Qëllimet e Trainkos Sh. A. • Tarifa konkurruese dhe atraktive në transportin e mallrave;

• Ngritja e efikasitetit në realizimin e projekteve; • Përmirësimi i nivelit të shërbimeve; • Përmirësimi i gjendjes së parkut të mjeteve lëvizëse karshi plotësimit të nevojave operative; • Transportin e mallrave derë më derë; • Ngritja profesionale dhe ripërtëritja e stafit; • Rritja e efektivitetit në dhënien e shërbimeve; • Ndryshimi i kulturës biznesore të punonjësve të kompanisë bazuar në të arriturat e reja teknologjike, etj.;

Shërbimet që ofrohen nga Trainkos Sh. A 1. Transportin konvencional të mallrave; 2. Transportin me kontejnerë; 3. Transportin vendor dhe ndërkombëtar të udhëtarëve; 4. Mirëmbajtjen e vagonve, tornon – gdhendjen e rrotave; 5. Mirëmbajtje dhe Kontroll të Mjeteve Lëvizëse, etj.;

PËRFUNDIM Një nga objektivat kryesore sot në transport është krijimi i multimodalitetit të transportit të mallrave. Ashtu siç është vërejtur në shumë vende të botës, zhvillimi i transportit multimodal, duke kombinuar modelet rrugore dhe hekurudhore, mund të kufizojë rritjen e trafikut rrugor duke u transferuar tek hekurudhat, duke rritur sigurinë, ekonomicitetin, efikasitetin dhe duke zvogëluar zhurmën, ndotjen e ambientit dhe pengesat e komunikacionit rrugor. Përmes analizave dhe statistikave konkrete të transportit të mallit dhe zhvillimin e transportit aktual në Kosovë në këtë punim do nxjerrim konkluzione dhe rekomandime me të cilat do ndikohet në organizim më të mirë të nivel të transportit të mallrave, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të transportit, zgjerimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja, funksionalizimin e rrjetit hekurudhor etj. Mbështetur në analizën e paraqitur në këtë punim vijmë deri tek konkluzionet: 1. Republika e Kosovës krahas rregullave për transportin ndërkombëtarë të BE -së, ka ndërtuar një bazë të mirëfilltë ligjore për organizimin dhe funksionimin e transportit të mallrave 2. Rrjeti rrugor në Kosovë është në procesin e zhvillimit, aktualisht Kosova është lidhur me autorrugë me Shqipërinë dhe ka në proces zgjerimin edhe te rrugëve të tjera ekzistuese brenda Kosovës dhe lidhjes me shtetet fqinje Serbinë dhe Maqedoninë; 3. Kosova disponon sistem hekurudhor përmes të cilit ndërlidhet me shtetin fqinjë Maqedoninë, por mungon funksionalizimi i plotë i infrastruktura hekurudhore brenda Kosovës si dhe funksionalizimi i linjës se jashtme me Serbinë. 4. Transporti i mallrave në Kosovë bëhet kryesisht me anë të transportit rrugorë 95%, sistemi hekurudhor bartë vetëm 5% të mallrave të përgjithshme që transportohen në Kosovë; 5. Mungon një terminal hekurudhor modern, me pajisje profesionale përkatëse për manipulimin e mallrave, ngarkimin, shkarkimin, deponimin e përkohshëm, manipulimin e mallrave me kontejner etj.

BIBLIOGRAFIA [BUÇ03]

Dr.sc Qemal Buçinca, Metodat dhe organizimi i punës shkencore dhe

hulumtuese, 2003 Prishtinë. [MTT09]

Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Strategjia multimodale e

transportit dhe Plani i Veprimit, 2009 Prishtinë; [RR10]

Mr. Cvetanka Ristiq, Miodrag Ristiq, Teknologjia e transportit rrugor

(Технологија на патен транспорт), 2010 Shkup. [TUT10]

Mr. Azra Tutiq, Teknologjia e transportit hekurudhor (Tehnologija na zeleznicki

transport) 2010 Shkup; [SD10]

Mr. Gordan Stojiq, Kire Dimanoski, Transporti i kombinuar (Kombiniran

transport), 2010 Shkup; [KRK13]

Kuvendi i Republikes së Kosovës, Ligji për hekurudhat e Kosovës, nr.04/L-063,

dhjetor 2013. [BAJ12]

Dr.sc Musli Bajraktari, Mjetet e transportuese në komunikacion, Prishtinë 2012.

[KRK13]

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji për transport rrugor nr.04/L-179,

Prishtinë qershor 2013 [MI13]

Ministria e infrastrukturës, Strategjia e Ministrisë të Infrastrukturës (2014- 2025)

dhe Plan i veprimit (2014-2018), Prishtinë, mars 2013; [INF15]

INFRAKOS, Ekspozeu i rrjetit hekurudhor 2015;

[ASK15]

Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e transportit dhe telekomunikacionit,

shkurt 2015; [DK15]

Dogana e Kosovës, Raporti Vjetor 2014, statistikat e qarkullimit të mallrave,

Prishtinë 2015; [AWK15] 2015;

Asycuda World Kosova, moduli i evidentimit dhe zhdoganimit të mallit, Prishtinë

[COG15]

IBM Cognos, sistemi i përpunimit të të dhënave mbi evidentimin, transportimin

dhe zhdoganimin e mallrave, Dogana e Kosovës 2015;

52. Qendrim Haziri - Bach. 03.03.2017 - Ok - u kry.pdf

e rrjetit hekurudhor etj. Page 3 of 63. 52. Qendrim Haziri - Bach. 03.03.2017 - Ok - u kry.pdf. 52. Qendrim Haziri - Bach. 03.03.2017 - Ok - u kry.pdf. Open. Extract.

2MB Sizes 79 Downloads 734 Views

Recommend Documents

41. Artan Hajdari - Bach. 20.12.2016 - Ok - u kry.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. 41.

43. Shpejtim Ibrahimi - Bach. 29.12.2016 - Ok -u kry.pdf
Page 3 of 32. 43. Shpejtim Ibrahimi - Bach. 29.12.2016 - Ok -u kry.pdf. 43. Shpejtim Ibrahimi - Bach. 29.12.2016 - Ok -u kry.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In.

13. Roland Hilaj - Bach. 21.09.2016 - Ok - u kry.pdf
Pse verës vozitemi me goma të verës kurse dimrit me goma dimrit.......................26. Ndikimi i gomave gjatë lëvizjes se automjetit..........................................................

34. Sedat Amidi - Bach. 14.12.2016 - Ok - u kry.pdf
Page 3 of 47. Punim diplome-Bachelor. 3. Sedat Amidi. 1.0 HYRJE. Zhvillimi teknologjik i sotëm është i pa paramendueshëm pa përdorimin e materialeve, ...

25. Arbnor Kuqi - MSc. 08.05.2017 - Ok - u kry.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. 25. Arbnor Kuqi ...

31. Valdrin Kasumaj - MSc. 08.06.2017 - Ok - u kry.pdf
Whoops! There was a problem loading this page. 31. Valdrin Kasumaj - MSc. 08.06.2017 - Ok - u kry.pdf. 31. Valdrin Kasumaj - MSc. 08.06.2017 - Ok - u kry.pdf.

42. Qendresa Bresa - MSc. 12.07.2017 - Ok - u kry.pdf
... Krasniqi BSc. Qëndresa Bresa. Prishtina, 2017. Page 2 of 32. Page 3 of 32. Page 3 of 32. 42. Qendresa Bresa - MSc. 12.07.2017 - Ok - u kry.pdf. 42. Qendresa Bresa - MSc. 12.07.2017 - Ok - u kry.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu.

42. Qendresa Bresa - MSc. 12.07.2017 - Ok - u kry.pdf
Whoops! There was a problem loading more pages. Whoops! There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. 42. Qendresa Bresa - MSc. 12.07.2017 - Ok - u kry.pd

31. Valdrin Kasumaj - MSc. 08.06.2017 - Ok - u kry.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. 31. Valdrin ...

12. Xhelal Musa - MSc. 11.01.2017 - Ok - u kry.pdf
Whoops! There was a problem loading more pages. 12. Xhelal Musa - MSc. 11.01.2017 - Ok - u kry.pdf. 12. Xhelal Musa - MSc. 11.01.2017 - Ok - u kry.pdf. Open.

u u u u u u u u.
Programme Development and Technical. Contributions. Pat Daily. John Tobin. Ger DiConnor, Shane Flanagan. Noel Delaney, Lester Ryan. Joey Carton. Pat D*5hea. Terence Mc'I-i'iliiiiams. Paudie BU'IIEF, Jimmy D'Arcy. Peter Horgan, Tony Watene. Niamh Spra

U | U 1
Applications: 5,388,413 A ... air inside an enclosed area communicating With the device. 415561180 A 12 ... and Development Division, FAA William J. Hughes Tech ..... mobile fuel tanks, sea tankers and cargo ships, underground fuel tanks at ...

PROYECTO FLIPPED CR ok ok ok.pdf
PROYECTO FLIPPED CR ok ok ok.pdf. PROYECTO FLIPPED CR ok ok ok.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying PROYECTO FLIPPED ...

U-DISE
Sep 30, 2014 - The U-DISE support is available online for assistance to all. ..... Committee (SMDC) require to maintain a separate Bank Account to manage the ...

U \ 11
Apr 25, 2008 - ible vis-a-vis changes of position. The object of the present .... use of the mandrel as a tool for forming the closure head. In another aspect, the ...

The OK Book.pdf
Page 1 of 3. Name_________________________________. Today we read The OK Book by Amy Krouse Rosenthal and Thomas Lichtenheld. I am ok at ...

U \ 11
Apr 25, 2008 - asymmetrical punched hole is formed, With Which the fas tening element, even if of rotationally symmetrical con?gu ration as such, Will make ...

Bach et bottine
GuiltyGear Xrd -SIGN.Atable ofresults four the. questionnaireis given at theend ofthis ... iceand fire.pdf.Bach et bottine.The highly sensitive.Mmfwith a dog.

Bach Chamber Choir - Urban Milwaukee
under the direction of Brian McLinden presents. Peace and Rebirth. Songs for Spring. Refreshing music to calm the soul and rejuvenate the spirit. Selections by. William Byrd. John Rutter. William Billings. Joan Szymko. Dan Forrest. Mack Wilberg and m

PENGUMUMAN_PPG_2018_(ok).pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. PENGUMUMAN_PPG_2018_(ok).pdf. PENGUMUMAN_PPG_2018_(ok).pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu.

bach street prelude violin.pdf
Page 2 of 2. bach street prelude violin.pdf. bach street prelude violin.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying bach street prelude violin.pdf.

52/cs50! - CS50 CDN
SSH. • Secure Shell. • Allows you to access another computer through command-‐line interface. • We use SSH to connect to the CS50 Cloud!