Cambridge International School

FESTIVALI 3-të I GRUPEVE TË KËRCIMIT

VOTA IME Pjesë e Ceremonisë Festive të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës XVII Kombëtare 24 qershor 2017

Festivali i Grupeve të Kërcimit “Vota ime” lindi si nevojë e argëtimit të nxënësve fitues të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve që është ngjarja festive më e madhe kombëtare për moshat 6-15 vjeç. Cilat janë pikat e forta të këtij festivali që e bëjnë atë unik dhe të pakonkurrueshëm me ndonjë festival të ngjashëm?

AUDIENCA

Audienca e kulturuar dhe e garantuar. Mbi 400 vetë marrin pjesë në këtë veprimtari dhe ata janë nxënës dhe prindër të olimpiadës kombëtare nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nxënës, mësues dhe prindër të shkollës “Udha e shkronjave”, të ftuar të tjerë dhe vetë prindërit e grupeve të kërcimit. Grupet e kërcimit janë zakonisht të moshës shkollore pra me fëmijë të moshave 6-15 vjeç dhe përputhja me audiencën është kaq e madhe.

JURIA E FESTIVALIT

Është cilësore dhe krejt e veçantë dhe e paditur edhe për vetë organizatorët. Juria formohet automatikisht me çdo fitues të Olimpiadës Kombëtare organizuar nga shkolla “Udha e shkronjave”. Fitues parashikohen çdo vit 81. Sivjet, në 20 vjetorin e shkollës “Udha e shkronjave” numri i fituesve parashikohet të jetë rreth 100.

PROCEDURA E VOTIMIT

Pasi grupet kanë realizuar numrin e tyre të kërcimit, në fund të ceremonisë festive të olimpiadës, të gjithë nxënësit që përbëjnë jurinë votojnë për secilin grup.

GRUPET E KËRCIMIT PJESËMARRËSE NË DY FESTIVALET

VOTA IME

XHULI GRUP

Nga Xhuljeta Manastirliu

SILHOUETTE DANCE

Nga Arlin Zhguri

BALET SPRINT

Nga Rezarta Sulejmani

QENDRA KOMBËTARE KULTURORE E FËMIJËVE

Nga Fatjon Sulstarova

DANCE STUDIO KIDS

Nga: Ajkana Topalli Heda Musagalliu

SHAKE DANCE

Nga Fioralba Kyçyku

TRIO DANCE

Nga Sueda Hoxha

GIRLS DANCE

Nga Orian Lika

INDIAN SPIRIT KIDS

Nga: Adelajda Gorica

YJET E KËRCIMIT

Nga Fatjola Lami

DANCE 4 LIFE

Nga Sonja Boshnjaku

TIME TO DANCE

Nga Ermal Lusha



GERTI DANCE

VOTA IME 1 - FITUESIT Vendi 1 BALET SPRINT Nga Rezarta Sulejmani Vendi 2 SILHOUETTE DANCE

Nga Arlin Zhguri

Vendi 3 QENDRA KOMBËTARE





KULTURORE E FËMIJËVE Nga Fatjon Sulstarova

VOTA IME 2 - FITUESIT Vendi 1 DANCE STUDIO KIDS Nga: Ajkana Topalli Heda Musagalliu Vendi 2

SILHOUETTE DANCE Nga Arlin Zhguri

Vendi 3 XHULI GRUP Nga Xhuljeta Manastirliu

OLIMPIADA XVII KOMBËTARE 1-9 qershor 2017

• Gjuhë shqipe • Matematikë • Shkencë • Kompetencë Globale Ne jemi shumë të kënaqur që grupet e kërcimit marrin pjesë në festivalin e kërcimit “Vota ime” si pjesë e ceremonisë së çmimeve të Olimpiadës Kombëtare, organizuar nga “Udha e shkronjave” Cambridge International School, çdo vit, më 1-9 qershor, për faktin se motivimi i fëmijëve të grupeve të kërcimit do të jetë shumë i madh në udhën e artit ku janë futur. Ata festojnë shkëlqimin e tyre në kërcim pikërisht në ceremoninë e medaljeve të moshave 6-15 vjeç. Duke marrë edhe ata medaljet në fushën e tyre do të jenë shumë të motivuar të mos e lënë këtë udhë. Jo pak herë fëmijët kërcimtare përballen me paralajmërimin “nëse bie nga mësimet, do të heqim nga baleti”, kur në fakt baleti është një lëndë për t’u mësuar dhe për të shkëlqyer dhe një fushë e rëndësishme e artit,

DHURATË PËR KËRCIMTARËT E FESTIVALIT “VOTA IME 3”

KURS VEROR ONLINE FALAS “Udha e shkronjave” është edhe organizatorja më e madhe e kurseve online në mbështetje të shkëlqimit të moshave 5-15 vjeç. Fëmijët pjesëmarrës në festivalin e kërcimit “Vota ime 3” (qershor 2017) do të kenë pa pagesë një kurs matematike online.

Kursi përmbledh

Bazat nga Oxford University Press Problemat nga Udha e shkronjave

Cambridge International School Organizatore e Olimpiadës Kombëtare “Udha e shkronjave” është krijuar në vitin 1997. Ajo është themeluar dhe drejtohet nga Artur Shkurti. Në vitin 2000, nisi udha e organizimit të olimpiadave kombëtare. Fillimisht ishte olimpiadë vetëm e matematikës dhe vitin e parë ka qenë vetëm për klasën e pestë. Vit pas viti ajo u zgjerua edhe në klasa edhe në garat: nga vetëm matematikë, kaloi në matematikë dhe formim i përgjithshëm. Më vonë formimi i përgjithshëm u nda në dy gara me identitet më vete: gjuhë shqipe dhe shkencë dhe olimpada u bë tregarëshe. Prej 2016, ne kemi 4 gara: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë dhe kompetencë globale. Korrigjimi i shpejtë, brenda ditës ka qenë një nga pikat e forta të olimpiadës. Olimpiadat Kombëtare kanë ardhur duke u pasuruar në organizimin e tyre me shumë elementë argëtues dhe formues. Prej disa vitesh fëmijët pjesëmarrës vijnë me uniformë kuq e zi. Fotografitë e përbashkëta dhe të veçanta, këngët përshëndetëse për prindërit në fund të olimpiadës, ditët e trashëgimisë kulturore shqiptare, pushimet argëtuese ndërmjet garave ia shtojnë bukurinë olimpiadës. Vitet e fundit ne i kemi drejtuar nxënësit e klasës së nëntë drejt certifikimit ndërkombëtar të Kembrixhit për marrjen e certifikatës ndërkombëtare në matematikë Cambridge IGCSE. Marrja e vlerësimit A* në këtë provim të Kembrixhit që zhvillohet në maj është vendosur kusht që një nxënës të marrë medalje në këtë garë të olimpiadës.

Cambridge International School Programet tona janë ndërkombëtare Prej vitit 2012 shkolla “Udha e shkronjave” ka marrë statusin Cambridge International School nga Cambridge International Examinations që është departament i Universitetit të Kembrixhit dhe lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve mësimore për moshat 5-19 vjeç. Më poshtë janë paketat e programeve ose ciklet mësimore të Kembrixhit që zhvillohen në shkollën “Udha e shkronjave” Mosha 5-11 vjeç, klasat 0-5. Lëndët janë anglisht, matematikë, shkencë, informatikë dhe global perspectives. Kontroll i Kembrixhit çdo vit dhe në fund të ciklit, në klasë të pestë.

Mosha 11-14 vjeç, klasat 6,7,8. Lëndët janë anglisht, matematikë, shkencë, informatikë dhe global perspectives. Kontroll i Kembrixhit çdo vit dhe në fund të ciklit, në klasë të tetë. Mosha 14-16 vjeç, klasat 9 dhe 10. Këtu fillojnë Certifikimet Cambridge IGCSE për çdo lëndë. Ne kemi patur rezultate A*,A, B, C në këto lëndë: Anglisht, Matematikë, Fizikë, Kimi, TIK, Shkencë Kompjuteri, kontabilitet. Mosha 16-19 vjeç, një përgatitje e shkëlqyer për të kapur universitetet më të mira në botë, por edhe një përgatitje për jetën dhe botën e punës. “Udha e shkronjave” ka filluar me matematikën A Level.

Cambridge International School Shkollë Pilot e Kembrixhit Në vitin 2016, “Udha e shkronjave” mori statusin e Shkollës Pilot të Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives për ciklet Primary, Secondary 1 (moshat 5-14 vjeç). Ne jemi në nga 5 shkollat pilot në Europë. Programi Cambridge Global Perspectives eddukon aftësitë e shekullit 21: kërkimin, analizën, vlerësimin, reflektimin, komunikimin dhe bashkëpunimin. Ky program pilot vijon dy vjet: 2016-2018 dhe në 2018 Kembrixhi do ta hedhë atë për të gjithë botën. Të qënit e një shkolle shqiptare si “Udha e shkronjave” në grupin më të ngushtë të shkollave pilot në botë për një nga projektet më të rëndësishme arsimore të shekullit 21 është arritja më e madhe që një shkollë shqiptare mund të ketë patur në të gjitha kohët.

Provimet e para për Global Perspectives Nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” të klasave 5-8 realizuan projektet në grup dhe studimet për pyetjet e tyre kërkimore si pjesë e provimeve Cambridge Primary/Secondary 1 Checkpoint për lëndën Cambridge Global Perspectives. E veçantë për ne ishte se ne të gjitha projektet i drejtuam në shkollën e nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, në Tiranë, që ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të dy shkollat.

Cambridge International School Qendër e përgatitjes profesionale Në 2015, shkolla “Udha e shkronjave” mori statusin Qendër e Kembrixhit për Zhvillim Profesional të Mësuesve, me programin Cambridge International Certificate in Teaching and Learning. Përgatitja e shkëlqyer e mësuesve është kusht kryesor i cilësisë së mësimdhënies.

Botues tekstesh mësimore

“Çdo përvojë përfundon me një libër”, thotë një fjalë e urtë. Përvoja e shkollës “Udha e shkronjave” ka përfunduar me mbi 60 libra. E filluam me abetaren në vitin 2001 dhe vijuam me librat “Eja në test”, librat periodikë të olimpiadave, tekste mësimore bazë, matematikë, gjuhë, dituri, logjikë, librin “Besa” dhe “Gjuha shqipe” pjesë e kolanës së Rilindjes Kombëtare. Disa nga tekstet tona kanë qenë fituese të konkurseve, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Cambridge International School Regjistrimet tek ne Për t’u regjistruar në shkollën “Udha e shkronjave” nxënësi mund të vijë në çdo klasë. Ne kemi një kurs përshtatje me shkollën që konsiston në rreth 100 orë individuale mësues-nxënës i ri që në një masë të madhe rregullon problemet dhe vendos një shpejtësi të re në të mësuar. Në çdo rast, ne kemi një test paraprak që zhvillohet në lëndët gjuhë matematikë për 5-vjeçarët dhe në anglisht, matematikë, gjuhë shqipe dhe shkencë për klasat e tjera.

Regjistrimet në parashkollor Parashkollori tek ne kryen nivelin 1 të Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK dhe Global Perspectives). Regjistrimet në parashkollor kryhen pas një bisede njohëse me prindin. Parashkollori ka edhe ushqim të përfshirë. Orari 8:00 - 14.30

Regjistrimet në klasën e parë Klasa jonë e parë ndjek nivelet 1,2 të Cambridge Primary. Mësimi jepet me mësues të veçantë: çdo lëndë ka mësuesin e vet. Orari 8:00 - 14.30 Lëndet me programe të Kembrixhit: anglisht, matematikë, shkencë, TIK, Global Perspectives. Programi shtetëror tejkalohet në lëndët më sipër dhe gjithashtu ne zhvillojmë edhe gjuhën shqipe dhe lëndët e tjera të programit shtetëror.

Cambridge International School Regjistrimet në klasat 2-5 Për t’u regjistruar në këto klasa nxënësi i nënshtrohet një testimi paraprak dhe pastaj një kursi përshtatje me shkollën, nëse është e nevojshme. Jo në çdo rast shihet i nevojshëm kursi i përshtatjes.

Testimet e Kembrixhit për filloren Klasat 2-5 çdo vit zhvillojnë në fund të vitit provimet zyrtare të Kembrixhit që masin njohuritë e një viti në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, që quhen Cambridge Progression Test. Këto teste hartohen nga Kembrixhi, korrigjohen nga “Udha e shkronjave” ngarkohen në faqen e Kembrixhit dhe prej andej dalin dhe raportet e imta për nxënësin, prindin, mësuesin dhe shkollën. Në fund të klasës së pestë zhvillohen testimet e ciklit Cambridge Primary Checkpoint që korrigjohen në Angli (Kembrixh) në lëndët anglisht, matematikë, shkencë, Global Perspectives.

Regjistrimet në klasat 6,7,8 Për t’u regjistruar në këto klasa nxënësi i nënshtrohet një testimi paraprak dhe pastaj një kursi përshtatje me shkollën, nëse është e nevojshme. Jo në çdo rast shihet i nevojshëm kursi i përshtatjes.

Testimet e Kembrixhit cikli ilartë Testimet ndjekin të njëjtën linjë si me filloren: provime vjetore në çdo lëndë në fund të çdo klasa (6,7,8) dhe në fund të ciklit Cambridge Secondary 1 (klasa 8) Cambridge Checkpoint që korrigjohen në Angli.

Cambridge International School Regjistrimet në klasë të nëntë Ne e veçojmë klasën e nëntë sepse pak njerëz e dinë që ndryshimi në programet ndërkombëtare fillon pas mbarimit të klasës së tetë dhe jo pas mbarimit të klasës së nëntë. Në klasën e nëntë fillon cikli i rëndësishëm Cambridge IGCSE. Ky është një cikël dyvjeçar programesh dhe çdo vit përfundon me 4-5 provime lëndësh për marrjen e certifikatës Cambridge IGCSE.

Regjistrimet në shkollën e mesme E mesmja e shkollës “Udha e shkronjave” ka programet Cambridge IGCSE në vitin e parë dhe Cambridge A Level në dy vitet e tjera. Prioritet për ne janë lëndët: anglisht, matematikë, fizikë, shkencë kompjuteri dhe kontabilitet. Por investimi ynë i vazhdueshëm do të jetë edhe në lëndët kimi, biologji, Global Perspectives.

NA KONTAKTONI Adresa: rr. Qemal Stafa, nr.124, Tiranë cel. 0692076068 [email protected] [email protected]

www.udhaeshkronjave.edu.al

Cambridge International School Zhvillimi i identitetit kombëtar Zhvillimi i identitetit kombëtar është një nga prioritetet e shkollës “Udha e shkronjave”. Ashtu si në shkollat shtetërore kjo realizohet kryesisht përmes cilësisë në lëndë gjuhë dhe letërsi shqipe, histori, gjeografi dhe lëndët e arteve. Ne e theksojmë këtë natyrë të shkollës sonë për t’iu kundërvënë fenomenit të konvertimit të nxënësve përmes shkollave të huaja. Megjithëse fjala konvertim duket pak e tepruar, është fakt që shkollat që bazë kanë 100% gjuhën angleze dobësojnë jashtëzakonisht bazat e gjuhës shqipe.

Organizimi i festave kombëtare

Edhe “Udha e shkronjave” i bashkohet traditës më të mirë të shkollave shqipe që investojnë që nxënësi të të njohë, të analizojë, të ndjejë dhe të dojë historinë e Shqipërisë. Ne organizojmë çdo vit festat kombëtare.

25 maji - Përkujtimi i Frashëllinjve

Për shkollën “Udha e shkronjave”, prej vitit 2009 është kthyer në traditë nderimi i veprës së Vëllezërve Frashëri dhe në mënyrë të veçantë të poetit kombëtar Naim Frashëri.

Organizimi i Olimpiadës Kombëtare

Olimpiada Kombëtare nuk është vetëm një veprimtari mësimore. Ajo ndikon shumë formimi kombëtar tek nxënësit pjesëmarrës, për shkak se ata njihen me bashkëkombasit e tyre që ndodhen kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

PËR REGJISTRIM TË GRUPEVE TË KËRCIMIT

Na kontaktoni në: 0692076068 [email protected] [email protected]

KRITER PËRZGJEDHJEJE:

Dëshmi me tekst, foto, video të punës së grupit dhe një përshkrim i kërcimit të propozuar për festivalin “VOTA IME”

Cambridge International School

FESTIVALI 3-të I GRUPEVE TË KËRCIMIT

VOTA IME Pjesë e Ceremonisë Festive të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës XVII Kombëtare 24 qershor 2017

FESTIVALI VOTA IME 3.pdf

Audienca e kulturuar dhe e garan- tuar. Mbi 400 vetë marrin pjesë në. këtë veprimtari dhe ata janë nxënës. dhe prindër të olimpiadës kombëtare. nga qytete të ...

23MB Sizes 3 Downloads 58 Views

Recommend Documents

vota a spv.pdf
José Enrique García Aguilocho. 10.- Carlos Jesús Orozco Galindo. 11.-Francisco Sánchez Ibáñez. 12.- Rocío Barrera Lora. 13.- José Manuel Valverde Muñoz.

u cije ime se krstimo.pdf
Zagreb, 2014. Page 1 of 1. u cije ime se krstimo.pdf. u cije ime se krstimo.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying u cije ime se krstimo.pdf.

2015-2016-IME Becas PCC Scholarship Application Form.pdf ...
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. 2015-2016-IME ...

MANAGETIET{T PROGRT{}IME Term-End Examination ... - Eduvark
foreman and the other workers. Lately, though, John had been seen by several supervisors breaking different safety regulations. Most of lhe violations would have been of no more consequence than a god talking to, so the supervisors let them slide. Fi

Introdução a Banco de Dados - IME - USP.pdf
... Fevereiro - 2005. Page 1 of 124. Page 2 of 124. Introdução a Banco de Dados O.K. Takai; I.C.Italiano; J.E. Ferreira. 2. Índice. 1 INTRODUÇÃO .