PROGRAM ORJENTUES PËR PROVIMIN E DIPLOMËS PËR STUDENTËT E CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL“ MENAXHIM MJEDISI” PRANË DEPARTAMENTIT TË AGROMJEDISIT DHE EKOLOGJISË 1. Alterimi i shkëmbinjëve, faktorët dhe proceset e formimit të tokës. Morfologjia e tokës. Interpretimi i karakteristikave fizike dhe kimike të tokës. 2. Klasifikimi i tokave. Shpërndarja dhe natyra e tokave të botës. 3. Natyra dhe cilësitë e tokave të Shqiperisë. Hartat e tokës. 4. Procedura standarde e studimit fushor të tokës. 5. Makro dhe mikronutrientët e domosdoshëm për bimët. Koncepti i optimumit agronomik, ekonomik dhe ekologjik të të ushqyerit të bimëve. 6. Përbërja dhe ndërtimi i kompleksit thithës të tokës. Faza e ngurtë dhe e lëngët e tokës. Lidhja e tyre me menaxhimin e elementëve ushqyes për bimën. 7. Rëndësia agronomike dhe agrokimike e transformimeve të azotit në tokë. Bilanci i tij në nivelin e tokës. Reaksioni fiziologjik i plehrave azotike, menaxhimi i përdorimit të tyre. Impakti në mjedis. 8. Rëndësia agronomike dhe agrokimike e transformimeve të fosforit në tokë. Bilanci i tij në nivelin e tokës. Reaksioni fiziologjik i plehrave fosfatike. Impakti i tyre në mjedis. 9. Rëndësia agronomike dhe agrokimike e transformimeve të potasit. Bilanci i tij në nivelin e tokës Reaksioni fiziologjik i plehrave potasike. Impakti i tyre në mjedis. 10. Menaxhimi i përdorimit të plehrave organike, minerale, organo-minerale dhe produkteve organike. Përdorimi i plehrave me inhibitore të nitrifikimit. Ndikimi në prodhim, në ekosistemet bujqësore dhe ekosistemet natyrale. 11. Filozofia e të ushqyerit të bimëve në bujqësinë organike, bazuar në parimet e ruajtjes dhe rritjes së pjellorisë së tokës bujqësore. Bilanci ushqimor dhe cilësia e prodhimit. 12. Metodat kërkimore shkencore për menaxhimin e përdorimit të plehrave dhe ndikimi në cilësinë e prodhimit, ndotjen mjedisore dhe ruajtjen e ekuilibrave në ekosistem. 13. Klasifikimi i agroekosistemeve, problemet ekologjike të agroekosistemeve konvencionale. 14. Organizimi hapsinor dhe kohor i sistemeve agroekologjike. Sistemet polikulturalë dhe qarkullimi bujqësor. 15. Sistemet agroekologjike dhe cilësitë e tyre (sistemi kultural, i fermës dhe territorial). Rëndësia ekologjike e njohjes së tyre. 16. Rëndësia ekologjike e biodiversitetit në agroekosisteme (agrobiodiversiteti). 17. Infrastrukturat ekologjike dhe rrjetet ekologjike si instrumenta të rritjes së qëndrueshmërisë në agroekosisteme. 18. Bimët dhe mjedisi, koncepti i rritjes, i zhvillimit, prodhimtarisë në agroekosisteme. 19. Fenologjia e bimëve bujqësore dhe rëndësia ekologjike e njohjes. 20. Rëndësia ekologjike e dritës dhe temperaturës mbi bimë, efekti i fotoperiodizmit dhe termoperiodizmit dhe aspekte praktike të tyre. 21. Si kryhet projektimi i agroekosistemeve të qëndrueshëm, elementët e qëndrueshmërisë. 22. Rëndesinë e analizës peizazhere për ndërhyrjet e duhura në peizazh. Përshkruaj metodologjinë e analizës peizazhere, të gjitha hapat e saj; përshkrimit të peizazhit, skicës,

leximit, kuptimit, zbulimit të diagnozes peizazhere deri tek marrja e një vendimi peizazher. Jep shembuj të aplikimit saj në peizazhet me probleme mjedisore. 23. Ç’farë studion ekologjia e peizazhit, elementët që ndihmojnë në përshkrimin e peizazhit; vegjetacioni, struktura hapsinore e peizazhit, kategorizo hapsirën në funksion të vegjetacionit në element të tillë si: matricë, korridor, njolla. Jep shembuj të fenomeneve ekologjike në peizazh. 24. Cilat janë rregullimet peizazhere në vendet urbane ose rurale, rregullimet pyjore, rregullimet e vendit ose hapsirës, përse ndërmerren ato? Përshkruaj rolin që luajnë rregullimet peizazhere në dobi të njerëzve. 25. Shembujt skenave ose/apo karaktereve që mund të përdoren në rregullimet peizazhere, frymëzuar nga punët e peizazhistit francez Edouard André. Cilat janë strukturat e ndryshme vegjetale që përdoren për rregullimet urbane, përshkruaj rolin e tyre në peizazh. 26. Si menaxhohen peizazhet rurale, urbane dhe pyjore. Përshkruaj rregullimet e hapsirave të gjelberta për banimin kolektiv, kopshet e parqet publike, nevojat që duhet të plotësojnë lidhur me përdoruesit, detyrimet. 27. Trajto karakteristikat e peizazheve pyjore, shtrirja në zonat klimatike, tipet e vegjetacionit pyjor, biodiversiteti pyjor. Ç’farë përfaqësojnë zonat e mbrojtura, roli i tyre, kategorizimi sipas specifikave dhe vlerave të tyre, kriteret kryesore të zgjedhjes së një zone me vlera natyrore, arkeologjike apo historike si ZM, objektivat që realizojnë zonat e mbrojtura dhe politikat për një zhvillm të qëndrueshëm të tyre. 28. Cilat janë funksionet e Parqeve Kombëtare si një kategori e ZM. Përshkruaj Parqet kombëtare të Shqipërisë, vlerat natyrore, specifikat dhe problemet e secilit prej tyre duke synuar jo vetëm njohjen por dhe kontributin për një zhvillim të qëndrueshem të tyre. 29. Ekotoksikologjia dhe efektet toksike mbi ekosisteme. 30. Toksiciteti dhe tregueset e vlerësimit të tij. 31. Grupet kryesore të ndotësve organike, burimet e emetimit në mjedis dhe ekotoksikologjia e tyre. 32. Ndotësit Organik të Qëndrueshëm (NOQs), ndikimi në mjedis dhe shëndetin e njeriut. 33. Dinamika e ndotësve organike në mjedis dhe faktorët që ndikojnë. 34. Proceset e lëvizjes dhe degradimit biotik dhe abiotik të ndotësve organike në mjedis 35. Pasojat mjedisore nga emetimi i toksikanteve në mjedis 36. Biotreguesit dhe biogjurmuesit që përdoren në ekotoksikolgji. 37. Historiku i legjislacionit mjedisor. Masat e para në fushën e mbrojtjes së mjedisit 38. Ligji i parë për pyjet në nivel botëror dhe në nivel kombëtar. Parashikimet e tekstit të parë për të drejtën mjedisore ndërkombëtare 39. Koncepte të përgjithshme mjedisore sipas parashikimev të ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”: Mjedis, Ndotje, Dëmtim i mjedisit, Cilësi e mjedisit. 40. Parashikimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit në komponentët përbërës si: Kushtetuta, Kodi Penal, Aktet e pushtetit legjislativ, Aktet e pushtetit ekzekutiv dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën mjedisore 41. Aktet juridike ndërkombëtare mjedisore. Statusi i akteve ndërkombëtare mjedisore në legjislacionin e brëndshëm. Konventat ndërkombëtare mjedisore të ratifikuara nga Shqipëria. 2

42. Klasifikimi i Mbetjeve, ekipet e transportit dhe ekipet e ndërmjetme që shërbejnë për transportimin e mbetjeve dhe karakteristikat e tyre. 43. Mbetjet bimore. Procesi i kompostimit dhe faktorët që ndikojnë në procesin e kompostimit. 44. Klasifikimi i Mbetjeve Spitalore. Mënyrat e Trajtimit të Mbetjeve Spitalore. 45. Përshkruani në detaje ndërtimin e Impiantit të djegjes së mbetjeve Spitalore dhe mënyrën e stokimit të mbetjeve të fundme biologjike. 46. Përshkrimi i ndërtimit të Landfilleve. Kontrolli inxhinierik i rrjedhjeve në Landfille. 47. Mbetjet e prodhuara në sasi të vogla (Mbetjet Toksike të Prodhuara në Sasi të Vogla). Menaxhimi i tyre. 48. Tipet e Plastikës, mënyrat e ndarjes dhe tipet e riciklimit të plastikës. 49. Riciklimi i letrës dhe i qelqit. Proceset nëpër të cilat kalon riciklimi i letrës dhe qelqit. 50. Kriteret e ndërtimit të një impianti riciklimi dhe kriteret që duhet të plotësojë një sipërfaqe me qëllim përdorimin e saj si fushë kompostimi. 51. Konferenca e Rio-s për “Mjedisin dhe Zhvillimin” dhe parimet e saj. Koncepte që lidhen me manaxhimin e mjedisit. Lindja dhe evolimi i konceptit «zhvillim i qëndrueshëm». 52. Vlerësimi Strategjik Mjedisor dhe Vlerësimi i Ndikimeve mbi Mjedisin (VSM dhe VNM); të përbashkëtat dhe dallimet. Metodologjia e VNM dhe VSM. Baza ligjore në Shqipëri, Protokollet dhe Konventat ndërkombëtare (Protokolli i Kievit, Konventa e Aahrusit, Konventa Espoo). 53. Publiku dhe palët e përfshira në procesin e vendimarrjes mjedisore. Roli i publikut, të drejtat, qëllimi dhe objektivat; parimet e përfshirjes së publikut; format e pjesmarrjes së publikut; plani dhe teknikat për përfshirjen e publikut; përfshirja e publikut në procesin e VSM-së dhe VNM-së 54. Vlerësimi Strategjik Mjedisor, instrument në funksion të Zhvillimit të Qendrueshëm; VSM dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm; procesi i zhvillimit të VSM-së, eksperienca në Shqipëri dhe vënde të tjera. 55. Historiku i VNM-së, evolimi i procesit, baza institucionale dhe ligjore. Përcaktimi i Përmbajtjes dhe Termave të Referencës. Kritere të përgjithëshme për përzgjedhjen e projekteve. Vlerësimi i Mjedisit të zonës ku do të zbatohet projekti ose gjendja e mjedisit para projektit. 56. Efektet potenciale të projektit. Besushmëria në parashikimin dhe manaxhimin e efekteve. Përzgjedhja e projekteve sipas kritereve në Shqipëri. Struktura e studimit mjedisor. Identifikimi i problemeve mjedisore para zhvillimit të projektit. Përshkrimi i risqeve të shkaktuara nga projekti. 57. Identifikimi i efekteve. Karakteristikat e efekteve mjedisore. Natyra e efekteve. Manjituda dhe ndjeshmëria e mjedisit. Koncepti i sinjifikancës. Metoda të tjera për karakterizimin e efekteve. Gjykimi profesional, modelet eksperimentale, metoda e krahasimit me raste studimi të ngjashme. Pasiguria në vlerësimin e efekteve. Identifikimi dhe analiza e efekteve. 58. Vlerësimi i efekteve sociale, efektet mbi shëndetin. Identifikimi i alternativave dhe masave përmirësuese. Koncepti i përmirësimit të efekteve. Zhvillimi i alternativave më të mira. Kompensimi i efekteve. Plani i manaxhimit të mjedisit. 3

59. Elementët kryesorë të raportit të VNM-së. Përmbledhja ekzekutive. Justifikimi dhe objektivat e projektit. Kuadri ligjor. Përshkrimi i mjedisit të ndikuar. Vlerësimi i efekteve mjedisore. Vlerësimi i alternativave dhe identifikimi i opsionit më të mirë. 60. Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe të rrezikshme dhe efekteve mbi mjedisin. Etapat e procesit të eleminimit të mbetjeve. Efektet mbi mjedisin dhe masat mbrojtëse. Trajtimi i mbetjeve dhe shpërbërja e tyre. Menaxhimi i mbetjeve të rrezikëshme dhe efekteve mbi mjedisin. Klasifikimi i mbetjeve të rrëzikshme sipas metodës së eleminimit. Rreziqet e lidhura me trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. 61. Standartet për vlerësimin e efekteve të aktivitetit human mbi mjedisin. Struktura e standarteve të mjedisit. Standartet për ujin e përdorur, emetimin e ujit dhe lëngjeve të nxehta nga industria dhe TEC-et. 62. Standartet për shkarkimet e gazrave dhe pluhrave nga aktivitetet në fusha të ndryshme, për mbetjet e ngurta, agrokimkatet dhe ndryshimet e përdorimit të tokës (land-use). 63. Standartet për zhvendosjen e shtresës së sipërme të sipërfaqes së tokës, projektet dhe veprimtaritë që ndikojnë mbi ekuilibrin hidrik, veprimtaritë që ndikojnë peisazhin për monitorimin e emetimit të zhurmës. 64. Standartet për vlerësimin e cilësisë së mjedisit në funksion të përdoruesëve ose receptorëve. Standartet për vlerësimin e cilësisë së ajërit, situatës klimatike, situatës së zhurmës, gjendjes së ujit disponibël. Standartet për vlerësimin e cilësisë së ujit, cilësisë së ushqimeve, cilësisë së tokës jo-bujqësore, tokës bujqësore, për zonat e mbrojtura etj. 65. Burimet natyrore (toka, uji, ajëri dhe biodiversiteti). Problematika e tokës në Shqipëri, ndikimet mbi tokën gjatë periudhës së tranzicionit. Degradimi i tokës dhe masat për zbutjen e fenomenit. Kontaminimi dhe ndotja, masat për reduktimin e rriskut. 66. Politikat për mbrojtjen e tokës në rang kombëar dhe Europian. Ruajtja e funksionit të përdorimit të tokës dhe çertifikata e cilësisë. Planifikimi i territorit, kriteret dhe kufizimet për ndryshimin e formës së përdorimit të tokës. 67. Auditimi i mjedisit si politikë mjedisore në zhvillim. Monitorimi i kushteve të lejës mjedisore dhe transparenca me publikun. Objektivat dhe fushat e auditimit. Format dhe metodologjia e auditimit. Hartimi i listës së kontrollit. Gjetjet, konkluzionet dhe raportimi i rezultateve. Rekomandimet për përmirësimin e performancës mjedisore 68. Analiza e situatës mjedisore dhe Planet e Veprimit për Mjedisin (PVM). Analiza e situatës mjedisore për një rast konkret ose në një organizatë aktiviteti i së cilës ndikon mjedisin. Metoda e analizës “SWOT”. Përcaktimi i pemës së problemeve dhe objektivave. Hartimi i politikave dhe programeve mjedisore me synim përmirësimin e situatës, rritjen e performancës mjedisore dhe ruajtjen e burimeve natyrore. 69. Energjia dhe burimet e energjisë, burimet primare dhe sekondare. Problemet e energjisë. 70. Energjia në bujqësi dhe sistemet e integruar të energjisë. 71. Energjitë e rinovueshme dhe të parinovueshme, energjia sostenibël dhe energjitë alternative. 72. Djegësit fosilë dhe impaktet mjedisore, ndikimi në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike. 73. Format e energjive të rinovueshme, përparësitë dhe perspektivat e tyre.

4

Programi pr provimin MP MMJEDISI.pdf

kombëtare të Shqipërisë, vlerat natyrore, specifikat dhe problemet e secilit prej tyre duke. synuar jo vetëm njohjen por dhe kontributin për një zhvillim të qëndrueshem të tyre. 29. Ekotoksikologjia dhe efektet toksike mbi ekosisteme. 30. Toksiciteti dhe tregueset e vlerësimit të tij. 31. Grupet kryesore të ndotësve organike, ...

28KB Sizes 21 Downloads 452 Views

Recommend Documents

4. Programi per Provimin e Formimit_Bachelor Akuakulture.pdf ...
Programi per Provimin e Formimit_Bachelor Akuakulture.pdf. 4. Programi per Provimin e Formimit_Bachelor Akuakulture.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In.

PROGRAMI DIZAJN GRAFIK.pdf
Drejtimi: DEGA E ARTIT FIGURATIV. PROGRAMI DIZAJN GRAFIK. Afati: Afati i parë. Viti akademik: 2014/2015. Statusi: I rregullt. Page 1 of 2. Page 2 of 2. PROGRAMI DIZAJN GRAFIK.pdf. PROGRAMI DIZAJN GRAFIK.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main m

Programi orjentues Bachelor.pdf
Programi orjentues Bachelor.pdf. Programi orjentues Bachelor.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying Programi orjentues Bachelor.pdf.

programi i modulit
The effect of rate of return to the Net Present Value. - Practical methodology of Net Present Value Method. 1. EXERCISES. - Evaluation of an investment with Net Present Value Method. - Evaluation of two investment with Net Present Value Method. MIDTE

programi i modulit - PDFKUL.COM
Page 1. AGRICULTURAL UNIVERSITY OF TIRANA. FACULTY OF FORESTRY SCIENCES. DEPARTMENT OF FORESTRY. Approved. Dean. Prof. Asoc. Dr. Leonidha PERI. Course Syllabus. “Forest business economics and Forest Valuation”. “Forest business economics and Fo

PROGRAMI AKTRIM.pdf
0 20.5. Page 2 of 2. PROGRAMI AKTRIM.pdf. PROGRAMI AKTRIM.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying PROGRAMI AKTRIM.pdf.

PROGRAMI DIZAJN GRAFIK.pdf
5 250379 Hana Mehmedali Arapi 5 5 5 0 30.25 24 69.25. 6 249520 Emir Kasum Hajdari 5 5 5 0 26.25 27 68.25. 7 251762 Erris Sherif Veliu 4 4 3 0 32.25 25 ...

FMU, Centar, ZUOV AKREDITOVANI PROGRAMI ZA 2012-13.sk. god ...
FMU, Centar, ZUOV AKREDITOVANI PROGRAMI ZA 2012-13.sk. god.pdf. FMU, Centar, ZUOV AKREDITOVANI PROGRAMI ZA 2012-13.sk. god.pdf. Open.

Pr Guigonis.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. Pr Guigonis.pdf.

pr-msritep.pdf
ltnvflla n qvd'oltfrnrvrruuhirioun'jrioaav uo TprurirllrirrYlornri'd16'nvuuu:rilalana1flllrnh.Jrar#ounr: uYd,u, ojnt'rrovttluhjmuriroYunvltuufiaortfi'frfifiruanr:il:yrfiunrui.

pr-msritep.pdf
ltnvflla n qvd'oltfrnrvrruuhirioun'jrioaav uo TprurirllrirrYlornri'd16'nvuuu:rilalana1flllrnh.Jrar#ounr: uYd,u ... pr-msritep.pdf. pr-msritep.pdf. Open. Extract. Open with.

PR Intern.pdf
Proficiency with AP Style for news releases. ○ Proficiency with graphic design software such as Microsoft. Publisher, Adobe Photoshop and/or Adobe InDesign. ○ Familiarity with social media platforms. ○ Personal computer proficiency with Office

PR&Branding_Scale.pdf
vs. Page 4 of 51. PR&Branding_Scale.pdf. PR&Branding_Scale.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In. Main menu. Displaying PR&Branding_Scale.pdf.

MP-1080B.pdf
142 x 92 x 23 mm [5.2 x 4.02 x 1.18 inch]. 130 g [0.33 lbs]. - Various video codecs and card formats supported. - Multi-language support. - MP3 playback capability. Overview. Features and Options. The MP-1080B video playback system offers digital sig

Chimie - MP MP, PT PT - Nathan.pdf
Page 2 of 327. | Classe | prépa. MP MP*. PT PT*. Alain Demolliens. Professeur de chaire supérieure. en classes préparatoires. au lycée Carnot à Dijon. Corinne Gauthier. Professeur agrégé hors classe. en classes préparatoires. au lycée Carnot

MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf
... free from bitterness, despair or whatever you. may be dealing with. Page 3 of 16. MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf. MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf.

MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf
Page 1. Whoops! There was a problem loading more pages. Retrying... MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf. MP-15_Day_Faith_Builder_REV.pdf. Open. Extract.

MP-1080N.pdf
There was a problem previewing this document. Retrying... Download. Connect more apps... Try one of the apps below to open or edit this item. MP-1080N.pdf.

Mp Job.pdf
... rd uhps n'kkZ;s vuqlkj vkosnu i= vkeaf=r fd;s tkrs gS %&. 30. ;ksx %&. 5 7 15 5 3. Page 1 C:\Users\admin\Desktop\Savida Adveritsment\Advertisment (Final).

MP-1080P.pdf
Compression MPEG 1 MPEG 2 MPEG 4. Video Bitrate 5Mbps 5Mbps 5Mbps. Page 1 of 1. MP-1080P.pdf. MP-1080P.pdf. Open. Extract. Open with. Sign In.

MP-1080P.pdf
Stereo phone jack. USB Flash Drive reader. Data Rates. Format VCD AVI/Divx AVI/Divx. Resolution 1920x1080 1920x1080 1920x1080. NTSC/PAL 1920x1080 ...

*AMENDED-PR-R405ChallengerDeep.pdf
May 2, 2012 - The resolution's adoption shows strong bi-partisan support of its intent. "You can't explore ... approval of Resolution 405 is a smart business decision for Guam and the region. The ... *AMENDED-PR-R405ChallengerDeep.pdf.

PR ADVANCE grant.pdf
Sep 7, 2015 - to host websites for the networks in each of the various research areas. A social science component of the. grant will study the efficacy of this ...

Holiday Buyer's Guide PR - Libsyn
limiting their “Best of the Best” awards to only the top five sex products tested in 2008. Download .... without anywhere near the same degree of desensitization.